Panorama (Albania)

Armët drejt Anglisë, Cullhaj: Nuk dija se çfarë kishte në pako

-

TIRANE - Sajmir Cullhaj, 32- vjeçari i dyshuar si personi që postoi drejt Britanisë tri pako me pjesë automatiku kallashnik­ov në to, mbajti qëndrim mohues në sallën e gjyqit. Pakot u gjetën të enjten nga skanerët e sigurisë të bagazheve në Aeroportin e Rinasit. Në përballjen e tij me Gjykatën për Krimet e Rënda, gjatë seancës së caktimit të masës së sigurisë, i riu tha se nuk kishte lidhje me trafikun e armëve përmes postës. Para se gjyqtari i gatshëm, Bib Ndreca, të caktonte masën e sigurisë "arrest në burg" për të, i dyshuari pranoi të kishte postuar pakot, por pa ditur përmbajtje­n e tyre. "I kam postuar sepse ma kërkoi një shoku im, pasi unë kisha makinë. Nuk e kisha idenë së çfarë ndodhej brenda në to", mësohet të jetë shfajësuar në sallën e gjyqit i dyshuari, Cullhaj. Në të njëjtin qëndrim ka këmbëngulu­r edhe mbrojtësi i tij ligjor. Me gjithë pretendime­t e paraqitura, gjyqtari vlerësoi më të fortë dyshimin e ngritur nga përfaqësue­si i Prokuroris­ë në sallën e gjyqit. Në përfundim të seancës, gjyqtari Ndreca vendosi të deklarojë të paligjshëm arrestimin në kushtet e flagrancës për Cullhajn, por hetimin e tij në masën ekstreme të sigurisë "arrest në burg". Jashtë sallës së gjyqit, avokati mbrojtës i Cullhajt, mbrojtësi Armir Veizi, tha për mediat se do ta ankimojë vendimin në Apelin për Krimet e Rënda. Hetimi paraprak i Krimeve të Rënda ka identifiku­ar si bashkëpunë­tor të Cullhajt, një person me precedentë të mëparshëm penalë, shtetasin Neritan Faria, i cili është shpallur në kërkim. Sipas Prokuroris­ë, pakot, me peshë 13 kilogramë në total, janë postuar në një agjenci postare ndërkombët­are në Durrës dhe kanë pasur si marrës tre shtetas britanikë. Dy prej tyre, me adresë në Bedford dhe tjetri në Watford. Organi i Prokuroris­ë ka dyshime se marrësit nuk janë persona realë, por emra fiktivë, pasi për ta është lënë i njëjti numër kontakti. Nga ana tjetër, për të humbur gjurmën, Cullhaj nuk ka përdorur identiteti­n e tij për dërgimin e tyre, por emrat e dy të moshuarve nga Shijaku.

 ??  ?? Sajmir Cullhaj në Gjykatë
Sajmir Cullhaj në Gjykatë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania