Panorama (Albania)

Përdhunimi, e mitura: Më tha ‘ hajde në shtëpi të fejohemi’

Djali: Kishim rënë dakord me vajzën për të kryer seks

- BERAT

Përdhunoi të dashurën e mitur në shtëpinë e tij, djali 17vjeçar mohon akuzën duke deklaruar se gjithçka ka ndodhur me kompromis.

Por në bazë të hetimeve të deritanish­me të Policisë, 13vjeçarja e përdhunuar dyshohet se ka rënë në kurthin e të dashurit të njohur në "Facebook". Ngjarja që për protagonis­të ka dy të mitur, ka ndodhur tri ditë më parë në fshatin Moravë të njësisë administra­tive Otllak, në Berat. Dy të miturit kishin vendosur të takoheshin pas njohjes dhe komunikimi­t në "Facebook". Vajza me inicialet E. K., banore e qytetit të Lushnjës, pas takimit ka denoncuar 17- vjeçarin K. Avdiu për marrëdhëni­e seksuale me dhunë. Ngjarja për të cilën është denoncuar minoreni nga fshati Moravë, ka ndodhur në banesën e këtij të fundit. Vajza 13- vjeçare kishte udhëtuar nga Lushnja për në Berat, pasi djali i kishte premtuar se do ta njihte me prindërit e tij. Pasi ka mbërritur në banesën e të dashurit të saj, ky i fundit e ka ftuar brenda dhe më pas ka ardhur edhe përdhunimi siç pretendon vajza. Ndërkohë, pas denoncimit të bërë në polici, efektivët ar- restuan në flagrancë në banesën e tij 17-vjeçarin, i cili do të përballet me akuzën "Marrëdhëni­e seksuale me të mitur", ndërkohë që materialet do t'i kalojnë seksionit të të miturve në Prokurorin­ë e Vlorës. Mes vajzës nga Lushnja dhe 17- vjeçarit nga Morava e Beratit ishte krijuar një lidhje pas komunikimi­t në "Facebook". Inspektori i zonës së Moravës deklaroi se dy të miturit kishin muaj që flisnin së bashku dhe ditët e fundit kishin vendosur të takoheshin. Më 26 gusht, 13- vjeçarja mësohet se ka mbërritur në banesën e të dashurit të saj për t'u njohur me prindërit e tij, pasi ashtu siç dhe është shprehur në polici vetë vajza, ata kishin vendosur të fejoheshin. Por në momentin që 13- vjeçarja ka mbërritur në shtëpinë e Avdiut, prindërit e këtij të fundit kanë qenë duke punuar në tokat e tyre dhe gjatë kësaj kohe 17- vjeçari kreu marrëdhëni­e seksuale me vajzën. Ndërkohë, pasi është kthyer në banesën e saj në Lushnjë, vajza u ka treguar për atë që kishte ndodhur prindërve të saj dhe këta të fundit të alarmuar kanë kërkuar arrestimin e të miturit nga Berati. Pas arrestimit dhe marrjes në pyetje, 17- vjeçari i arrestuar ka deklaruar në prani të psikologut se vajza kishte rënë dakord vetë që të kryenin marrëdhëni­e seksuale, duke mos pranuar se ka pasur përdhunim. E mitura më pas është shoqëruar në spitalin gjinekolog­jik të Beratit, ku i është nënshtruar një vizite mjekoligjo­re, gjë e cila do të konfirmojë aktin.

 ??  ?? Komisariat­i i Policisë Berat
Komisariat­i i Policisë Berat

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania