Panorama (Albania)

Prefekti i Fierit, Bregu: Ndihmojini qytetarët, mos u shembni ndërtesat

-

Prefekti i qarkut Fier në një mbledhje të Shtabit të Emergjenca­ve për shkak të numrit të madh të zjarreve të rëna gjatë kësaj vere, ka folur edhe për problemin e ndërtimeve pa leje. Prefekti gjithashtu në fjalën e tij u ka tërhequr vëmendje strukturav­e të policisë për ndërtimet pa leje, duke kërkuar bashkëpuni­m mes strukturav­e të policisë dhe njësive vendore për të zbatuar ligjin. "Nuk duhet të jetë qëllimi prishja e objekteve pa leje. Qytetarët duhet të orientohen dhe ndihmohen si të marrin leje. Prandaj duhet të bashkëpuno­jnë institucio­net që të mos ketë burokraci duke dëmtuar qytetarët", është shprehur Vasil Bregu. Ndërkohë, sa u takon zjarreve, situatën e ka cilësuar alarmante, pasi gjatë kësaj periudhe në të gjithë qarkun numërohen 356 zjarre të rëna. Duke marrë parasysh këtë situatë, prefekti ka kërkuar bashkëpuni­m të strukturav­e të policisë deri edhe prokuroris­ë dhe Shërbimit Informativ Shtetëror për të parandalua­r, ndëshkuar dhe vënë para përgjegjës­isë zjarrvënës­it. Sipas prefektit të qarkut Fier, Vasil Bregu, nuk ka zjarre të rastësishm­e, prandaj të zbulohen dhe të ndëshkohen autorët. "Nuk ka asnjëherë zjarre të rastësishm­e dhe aksidental­e, prandaj të gjithë ju që jeni këtu duhet të bashkëpuno­ni për të gjetur autorët dhe t'i vini para përgjegjës­isë", ka thënë Bregu ndër të tjera. Prefekti ka kërkuar gjithashtu nga njësite vendore të përmirësoj­në infrastruk­turën dhe teknikën në mjete për të mundësuar në kohë shuarjen e zjarreve, ndërsa ka vënë theksin te subjektet private të vendosin masat e mbrojtjes nga zjarri.

 ??  ?? Mbledhja e Shtabit të Emergjenca­ve në Fier
Mbledhja e Shtabit të Emergjenca­ve në Fier

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania