Panorama (Albania)

Pritë me armë për t'u marrë makinën, plumb 18- vjeçarit

Autorët me motoçiklet­ë ishin të armatosur me kallashnik­ov

- LUSHNJE/

Pritë ndaj tre të rinjve në Lushnjë, plagoset rëndë njëri prej tyre.

Tre të rinj janë dhunuar në rrugë, pasi u ndalën në pritë nga dy persona të panjohur. Ngjarja ka ndodhur pak para mesnate, një ditë më parë në Lushnjë, në vendin e quajtur "Shkalla e Garunjasit" në rrugën rurale Lushnjë- Ballagat. Sipas Policisë, tre djem të rinj që udhëtonin në një mjet tip "Volkswagen Turan" janë ndaluar me dhunë nga dy persona dhe janë qëlluar me mjete të forta, ndërkohë që njëri prej tyre ka marrë edhe një plagë plumbi në bark. Tre të lënduarit janë Amarildo Shabani, 18 vjeç, Daniel Salliu, 18 vjeç dhe Florenc Pushka, 20 vjeç nga fshati Gjocaj i Peqinit. Tre të rinjtë janë ndjekur nga dy persona me motoçiklet­ë, të cilët i kanë sulmuar me armë dhe mjete të forta, me qëllim grabitjen e automjetit me forcë. Por gjithçka ka dalë jashtë planit të tyre, pasi nga plumbat e qëlluar për t'i trembur, njëri prej tre të rinjve ka marrë një plumb rikoshetë. Për këtë arsye, pasi një prej autorëve është larguar disa metra, e ka braktisur atë si pasojë e çoroditjes. Sipas informacio­neve zyrtare nga Policia, Am- arildo Shabani është prekur nga një plumb rikoshetë, qëlluar nga një armë e tipit kallashnik­ov, ndërsa dy të tjerët janë goditur me mjete te forta, të cilat dyshohet se kanë qenë hunj druri dhe leva hekuri. Mjekët kanë sqaruar se i plagosuri Amarildo Shabani, edhe pse në gjendje të rëndë shëndetëso­re, është jashtë rrezikut për jetën. Pasi i është dhënë ndihma e parë, ai është dërguar për një mjekim më të specializu­ar në spitalin e Traumës në kryeqytet. Ndërkohë, edhe shokët e tij, megjithëse kanë goditje dhe hematoma të shumta të trup, janë jashtë rrezikut për jetën. Siç kanë treguar vetë të pla- gosurit, ata janë shprehur se dy grabitësit i kanë ndjekur me motoçiklet­e për rreth 2 kilometra. Policia dyshon se grabitësit kanë pasur si qëllim të marrin mjetin e tre të rinjve, të cilin sapo e kanë marrë, e kanë lënë të braktisur në një vend fare pranë vendit të atentatit. "Në rrugën LushnjeBal­lagat, në afërsi të fshatit Garrunjas, dy persona të paidentifi­kuar, të armatosur, i kanë dalë para dhe kanë hapur zjarr ndaj mjetit tip "Volkswagen" me targë AA 580 IH. Mjeti me targa AA 580 IH drejtohej nga shtetasi D. S, 18 vjeç, banues në Peqin, me të cilin udhëtonin si pasagjerë edhe shtetasit A. Sh, 18 vjeç dhe F. P, 20 vjeç, banues në Peqin", ka thënë Policia në një deklaratë zyrtare për mediat. Policia sqaron se ka krehur zonën në kërkim të gjurmëve që do t'i çojnë tek autorët e ngjarjes dhe po pyeten, përveç tre të rinjve të sulmuar, edhe banorë të zonës për të mësuar diçka më shumë mbi këtë ngjarje. Ndërkohë, janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe vazhdon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar. "Grupi hetimor po punon për identifiki­min dhe kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", vijon më tej Policia e Lushnjës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania