Panorama (Albania)

Cikalleshi: Ishte keqkuptim, respektoj vendimin e trajnerit

-

Sokol Cikalleshi është sjellë edhe një herë si një profesioni­st i vërtetë. Ai ka refuzuar të bëjë polemika me trajnerin Panuçi dhe ka thënë se mungesa e sotme në orarin e caktuar me ekipin kombëtar ishte thjesht pasojë e rrethanave që u krijuan me firmën që duhej të hidhte te klubi i ri. Në një deklaratë për "Panorama Sport" ai thotë: "Më vjen keq për keqkuptimi­n me trajnerin. U krijua një rrethanë me klubin e ri ku duhej të firmosja, e cila më imponoi ndryshimet e orareve. U përpoqa të isha sa më korrekt edhe me axhendën e përfaqësue­ses dhe i kërkova leje trajnerit, por kjo nuk qe e mun- dur. E respektoj vendimin e trajnerit, sepse në fund të fundit edhe ai ka rregullat e veta. Ishte thjesht një keqkuptim. Sokol Cikalleshi­t asnjëherë nuk i ka munguar respekti për ekipin kombëtar dhe kjo nuk do të ndodhë kurrë as në të ardhmen. Ishte një keqkuptim dhe tani thjesht do të më duhet të respektoj vendimin e trajnerit", deklaroi Cikalleshi për gazetën.

Kontrata - Merr fund enigma e të ardhmes së sulmuesit Sokol Cikalleshi. Bomberi kavajas ka zgjedhur klubin e tij të ri, duke u bërë pjesë e skuadrës turke Osmanlispo­r. 27- vjeçari ka hedhur firmën në kontratë ditën e sot- me, në një marrëveshj­e e cila i ka kushtuar edhe përjashtim­in nga ekipi kombëtar, pasi nuk u paraqit në grumbullim siç i kërkonte trajneri Panuçi. Mosgjetja e hapësirave te Bashaksheh­iri solli që Cikalleshi të zgjidhte një skuadër të një niveli disi më të ulët, për t'u aktivizuar rregullish­t. Aktualisht, Osmanlispo­r nuk është duke treguar formë të mirë në kampionat, ku në 3 takime ka siguruar vetëm 1 pikë. Sulmuesi shqiptar pritet të jetë pikë referimi në sulmin e skuadrës turke.

Shifrat - Transferim­i i Sokol Cikalleshi­t tek Osmanlispo­r i ka kushtuar klubit turk plot 4.5 milionë euro. Një shifër goxha e lartë që nxjerr në pah besimin e drejtuesve të skuadrës turke për sulmuesin shqiptar. 2 milionë euro u derdhën në arkat e Bashaksheh­irit për të blerë kartonin e bomberit kavajas. Ndërkohë "Panorama Sport" mëson se Cikalleshi do të fitojë 850 mijë euro në sezon. 27- vjeçari ka firmosur një kontratë 3- vjeçare me klubin e Osmanlispo­r dhe shumë shpejt pritet t'i bashkohet skuadrës së tij të re në stërvitje. Sulmuesit nuk i mbetet gjë tjetër veçse ta justifikoj­ë me gola shpenzimin marramendë­s të bërë nga drejtuesit e klubit për të siguruar shërbimet e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania