Panorama (Albania)

Hysaj flet si lider: Të marrim çdo gjë nga trajneri

-

Një nga elementët më të spikatur në Kombëtaren shqiptare të futbollit është pa dyshim Elseid Hysaj. Mbrojtësi i përfaqësue­ses, para fillimit të grumbullim­it me kuqezinjtë, ka folur për "Panorama Sport" rreth ndjesisë së bashkimit përsëri me Kombëtaren ku tashmë drejton Kristian Panuçi, me të cilin deri tani ka kontaktuar vetëm nëpërmjet telefonit apo studiove televizive. Fillimisht, ai foli për grumbullim­in në Kombëtare pas një ndeshjeje pushim me klubin. "Jam më i freskët për këto dy ndeshje, meqë isha i skualifiku­ar me klubin. Të shohim si do të jetë me trajnerin e ri dhe do të jemi në fushë gati për duelin".

Për kontaktet që ka pasur me Panuçin, ai u shpreh: "Duhet ta takoj, ta shoh, të prezantohe­mi ' live', që ta di edhe unë si është si trajner".

SFIDAT E SHTATORIT

Sa u përket dy ndeshjeve me Lihtenshte­jnin dhe Maqedoninë, Hysaj beson se Shqipëria do të marrë maksimumin. "Presim të tregojmë potenciali­n tonë, ashtu siç kemi luajtur ndeshjet që kemi fituar më parë. Kemi grup të fortë, tani të marrim çdo gjë që do të na tregojë ky trajner i ri dhe shpresojmë të ecim mirë", theksoi shkodrani, për të folur më pas për ndeshjet. "Me Lihtenshte­jnin kemi vuajtur pak, por ditëm t'ia dalim. Maqedonia është skuadër pak më e fortë se Lihtenshte­jni, mendoj se do të jetë një ndeshje e bukur, e fortë. Por më përpara të mendojmë për Lihtenshte­jnin, pastaj për Maqedoninë", përfundoi mbrojtësi i Napolit, i cili është kthyer në një lider te Shqipëria.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania