Panorama (Albania)

Qeveria e re, Rama: Jo federatë ministrish, shkurtime në administra­të

“Ne kemi numrin më të ulët të punonjësve që paguhen nga buxheti në rajon. Numrin e drejtorëve e kemi më të lartë”

-

Kreu i qeverisë, Edi Rama, zhvilloi takimin e dytë me qeverinë e sapokrijua­r në Llogora për të përcaktuar objektivat kryesorë të maxhorancë­s për muajt e ardhshëm. Në një bashkëbise­dim me gazetarin e “Panoramës”, Aristir Lumezi, gazetaren e “TCH” Elona Meço dhe gazetaren e “Klan”- it, Elja Zotka, kreu i qeverisë foli për projektin e tij të ardhëm politik, “PS plus”. Sipas kreut të qeverisë, në përfundim të këtij mandati qeverisës, shumica duhet të dalë si “PS+”. Rama foli edhe për mospërfshi­rjen në kabinetin e ri qeveritar të ish- ministrit të tij, Saimir Tahiri. Sipas kreut të qeverisë, Partisë Socialiste nuk i duhet vetëm një qeveri e fortë, por edhe një skuadër e fortë brenda forcës së saj politike, por sidomos në Kuvend dhe komisionet parlamenta­re. Kryeminist­ri theksoi se do të ketë një shkurtim të administra­tës, por jo në një masë të konsiderue­shme, pasi pjesa më e madhe do t’i bashkëngji­tet ekipit të ri të ministrive. Pjesa më e rëndësishm­e aktualisht, sipas Ramës, është përzgjedhj­a e zv. ministrave. Sipas kreut të qeverisë, është e rëndësishm­e që çdo ministri të ketë ekipe të plota politike, ku edhe zv. ministrat të jenë në kapacitete­t që do të kërkonte një ministër. Kryeminist­ri u ka kujtuar anëtarëve të rinj të kabinetit qeverisës se detyrat i kanë marrë nga ai, por karrigen gjithsecil­i duhet ta mbajë vetë dhe duhet ta justifikoj­ë me punën që duhet të bëjë në dikasterin që drejton.

BASHKËBISE­DIMI ME GAZETARËT Pse 11 dhe jo 7 apo 9, a patët një kriter për numrin e ministrive dhe bashkimin? Nga u nisët, që dolët te këto 11 ministri?

Ne i pamë me shumë kujdes. Kjo periudha e tranzicion­it të gjatë është absurde nga njëra anë por, nga ana tjetër, na dha mundësinë që të bëjmë shumë studime të hollësishm­e, me modele. I pamë me kujdes dhe besoj se është njëlloj optimumi. Pastaj nuk është se ka një rregull fiks, nuk është si një ekuacion, o e bëre mirë, o gabim. Kjo besoj unë është një produkt edhe i eksperienc­ës se ku kanë qenë ato vështirësi­të nga pikëpamja e koordinimi­t dhe shpejtësis­ë dhe ku ngecin e ku burokracia bëhet më shumë problem, ku janë kundërvend­osjet, ku janë momentet ku ndodhin mbivendosj­et. Besoj që është optimale.

Me njerëz të politikës që kam folur unë këto 2- 3 ditë, kam idenë që bashkimi është jashtë logjikës së decentrali­zimit të demokracis­ë. Sa më shumë të detajuara shërbimet dhe ministritë, aq më mirë për të funksionua­r sistemi. Ndërkohë që ju keni ndjekur këtë tjetrën, i keni bashkuar...

Këtu, faktikisht, konsolidoh­et drejtimi politik. Sfida është që të forcohet gjithë pjesa e mekanizmav­e që nuk është thjesht ministria, por janë agjencitë. Ju e patë atë prezantimi­n që bëri Niko. Ne kemi nga numri i punonjësve, më të ulëtin në rajon, punonjës shteti që paguhen nga buxheti. Nga numri i drejtorëve kemi numrin më të lartë se janë krijuar thjesht për të bërë qoka.

Pse u la jashtë Saimir Tahiri? Ju vetë e keni vlerësuar si një ministër të suksesshëm, edhe fakti që si koordinato­r i qarkut të Tiranës ai pati një rezultat goxha të mirë. A kishte një arsye?

Kjo nuk është si puna e skuadrës kombëtare të futbollit. Nuk është qeveria seleksioni i atyre që do të hyjnë në fushë e të tjerët janë në stol, sepse ne kemi nevojë shumë të madhe që t’i kemi të fortë të tre komponentë­t, edhe partinë, edhe grupin, edhe qeverinë. Nëse komponenti i grupit do të na dobësohej e një pjesë e kapacitete­ve tona, që fare mirë mund të ishin ministra nuk do të investohes­hin për grupin, ne do të kishim problem shumë të madh. Jo thjesht për përmasën e grupit, por dhe për vetë qeverinë. Sepse ka shumë nevojë qeveria që të ketë një grup, jo thjesht të fortë që ta mbrojë në Parlament, por dhe që ta mbajë nën presion në kuptimin e gjërave që duhen bërë. Pjesa tjetër pastaj, që unë e thashë dhe në Asamble, është pjesa e partisë. Edhe aty duhet të kemi disa kapacitete shumë të mira që të mund të vazhdojmë punën me ndërtimin e këtij koalicioni që them unë dhe të hapjes e të ripërtërit­jes së partisë.

Ju e shkritë Ministrinë e Integrimit sepse ne nuk do të hapim negociatat? Ju e shkritë sepse nga Ministria e Jashtme mund të bëhet mirë çështja, apo ndoshta se kur të hapen negociatat, do të kemi një kryenegoci­ator e ministria është e panevojshm­e?

Jo. Unë besoj shumë që është si puna e një trupi, me më shumë peshë dhe mbipeshë, e nuk është se bëhet më shumë lëvizje e më shumë aktivitet. Ne i kemi të gjitha mundësitë të bëjmë më shumë a më pak. Në këtë rast, ne thjesht do ta spostojmë të gjithë pjesën e problemati­kave të integrimit që kanë të bëjnë me koordinimi­n e të gjithë dikasterev­e dhe me përgatitje­n e negociatav­e, tek Ministria e Jashtme dhe është një praktikë që e kanë pasur disa vende. Në momentin që hapen negociatat, vendoset një kryenegoci­ator, ndërtohet një ekip dhe kryenegoci­atori faktikisht në të gjitha vendet është në rang anëtari qeverie, pavarësish­t se nuk është pjesë e formacioni­t të qeverisë, por nga pikëpamja e peshës që ka, dhe nuk është e nevojshme që të kesh një burokraci më vete aq të madhe. Jo se nuk ka qenë e nevojshme deri tani, por tani nuk besoj se është e domosdoshm­e, kështu që është thjesht një kalim apo përqendrim te Ministria e Jashtme. Ka një gjë që po e diskutonim dhe dje, që tani është shumë e rëndësishm­e, që të kemi një ekip shumë të mirë në nivelin e dytë, në nivelin e zëvendësmi­nistrave. Në Shqipëri është bërë traditë që të jenë indulgjenc­a, jo thjesht politikë, por edhe si të thuash njëlloj pozicioni për të shprehur respekt, mirënjohje për njërin apo tjetrin, edhe atëherë kur kanë qenë si të thuash të vendosur aty për një punë të caktuar, përgjithës­isht kanë qenë si njëlloj trupe e lënë jashtë, pa peshë, ose me gjëra të vogla. Tani është shumë e rëndësishm­e që të bëjmë një përzgjedhj­e shumë të kujdesshme të zëvendësmi­nistrave dhe të kemi ekipe që të funksionoj­në realisht si ekipe politike dhe çdo sektor të ketë një zëvendësmi­nistër që të ketë kapacitet, siç do të ishte për të qenë ministër i atij sektori dhe në kuptimin e përgjegjës­isë. Edhe aty do të ketë një zëvendësmi­nistër që do të merret ekskluzivi­sht me integrimin dhe që do të ketë përgjegjës­i të plotë për ta ndjekur atë proces. Ndërkohë që ministrat do të kenë një përgjegjës­i shumë më të madhe udhëheqëse dhe koordinues­e të ekipeve të tyre politike. Sfida tani është që të bëjmë një zgjedhje sa më të mirë të zëvendësmi­nistrave e t’i kemi sa më të përshtatsh­ëm për punët me sektorët. Nëse tani kemi ministri të bashkuara, Financat dhe Ekonominë, pjesën e punës që ka të bëjë me sipërmarrj­en, patjetër që aty do të ketë një ekip zëvendësmi­nistrash që do të kenë peshën të drejtojnë sektorin nga pikëpamja e ekzekutimi­t të përditshëm të gjithë orientimit dhe vendimmarr­jes së përditshme politike të ministrit.

Përveç shkrirjes dhe bashkimit të disa agjencive, inspektora­teve, do të kemi edhe administra­të më të vogël?

Unë besoj që do të jetë më e vogël. Jo shumë më e vogël, sepse e thashë, ne kemi një numër punonjësis­h, më të voglin në rajon. Vetëm Gjeorgjia, në të gjithë Europën, e ka më të vogël numrin e punonjësve që paguan, se ne. Bëmë goxha shkurtime në 2013- n, por përsëri do të bëjmë shkurtime sepse bashkimi i Ministrisë së Financave me Ministrinë e Ekonomisë dhe komponenti­t të Punës te mirëqenia nuk do të thotë që do të bashkohen mekanikish­t të gjitha bashkë e të jenë si federatë ministrish. Do të jetë një ministri, kështu që do të funk-

Sfida tani është që të bëjmë një zgjedhje sa më të mirë të zëvendësmi­nistrave e t’i kemi sa më të përshtatsh­ëm për punët me sektorët. Nëse tani kemi ministri të bashkuara, Financat dhe Ekonominë, pjesën e punës që ka të bëjë me sipërmarrj­en, patjetër që aty do të ketë një ekip zëvendësmi­nistrash që do të kenë peshën të drejtojnë sektorin nga pikëpamja e ekzekutimi­t të përditshëm të gjithë orientimit dhe vendimmarr­jes së përditshme politike të ministrit

sionojë si një ministri dhe faktikisht numri do të shkurtohet në mënyrë drastike.

Duket sikur ju keni shkrirë ministritë që i drejtonte LSIja më përpara. E ndoshta kjo është një mënyrë për të hequr dhe ata që LSI mund të ketë futur në punë.

Jo, sepse ne kemi drejtuar Financat, Ekonominë dhe Mirëqenien dhe Punën, e nuk ka lidhje kjo. Ose për shembull, një ministri që nga pikëpamja e, si të thuash bunkerizim­it politik, ishte më problemati­kja, Ministria e Bujqësisë është po ajo. Me ndryshime të brendshme të vogla. Nuk është se e kemi pasur gjëkundi këtë tendencë.

 ??  ?? Dje gjatë mbledhjes informale të Qeverisë në Llogora
Dje gjatë mbledhjes informale të Qeverisë në Llogora
 ??  ?? Rama dhe me gazetarët e “Panorama”, “Top Channel” dhe “Klan”
Rama dhe me gazetarët e “Panorama”, “Top Channel” dhe “Klan”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania