Panorama (Albania)

Pakti me Bashën, Rama: Do takohemi çdo dy- tre muaj

“PD parti kryesore e opozitës, LSI opozitë nga halli”

- ARISTIR LUMEZI

Kryeminist­ri Edi Rama nuk i druhet një mosdekreti­mi të Qeverisë së tij nga Presidenti Ilir Meta.

I pyetur lidhur me deklaratat e kreut të shtetit, përpara se të merrte detyrën, se nuk do të dekretonte një qeveri të dalë nga zgjedhje të kontestuar­a dhe jashtë standardev­e, Rama deklaroi se Meta, pasi u zgjodh, u shpreh se i kishte harruar gjërat që kishte thënë para dekretimit. “Presidenti tha në një moment, nëse nuk gabohem, se nuk e kam parë vetë, por kam parë këto raportet, pasi u zgjodh, që ‘ gjithçka kam thënë, deri në orën 18: 00 të datës, nuk e di, nuk e mbaj mend’. Kështu që, as unë nuk e mbaj mend çfarë ka thënë deri në orën 18: 00 të asaj date edhe jam i bindur që nuk do të ketë probleme të tilla, nuk diskutohet. Domethënë, gjithkush gabon, jemi njerëz, nuk jemi robotë. Gjithkush gabon. Natyrisht që ka lloj- lloj nivelesh të gabimeve që mund të kenë, lloj- lloj kostosh, por nga pikëpamja e mënyrës sesi do zhvillohet kjo marrëdhëni­e, unë nuk shikoj shqetësime, sepse të paktën siç e gjykoj, unë nuk shikoj një potencial aq autodestru­ktiv, si ai që u shfaq në fushatë. S’kam asnjë dyshim që është e mundur të ketë një raport normal institucio­nal, dhe të them të drejtën, sot për sot kam shumë pak dyshime që nuk do të ndodhë”, deklaroi Rama. Si- pas kreut të Qeverisë, Kuvendi do të ketë një opozitë dyngjyrësh­e, megjithatë forca kryesore në opozitë është PD. “Opozita është dyngjyrësh­e sot, por sigurisht që PD është partia kryesore dhe partia opozitare në kuptimin e një kufiri të qartë alternativ­ash, nga pikëpamja e programit, nga pikëpamja e qasjeve për shumë gjëra. Ndërsa partia tjetër është opozitë nga halli po themi, në rastin konkret, po natyrisht është opozitë edhe s’diskutohet që nga pikëpamja e përpjekjes për të komunikuar, për të bashkëvepr­uar, për të marrë vendime në të mirë të vendit, ne bëjmë përpjekje me të dyja opozitat. Nga halli në kuptimin që nuk zgjodhi të ishte në opozitë për arsye mospërputh­jesh të natyrës programore apo ideve, por shkoi në opozitë si rezultat i gabimeve trashanike strategjik­e të vetat. Kështu që, është si të thuash në opozitë, por shumë më afër nesh nga pikëpamja e programit, nga pikëpamja e ideve në kuptimin programore edhe sidoqoftë, ne do të jemi shumë të vëmendshëm që të jemi maksimalis­ht të disponuesh­ëm për të dyja palët”. Kreu i Qeverisë beson se bashkëpuni­mi me opozitën do të vazhdojë dhe beson se do të ketë takime periodike me Lulzim Bashën.

“Takim të përjavshëm nuk besoj se do jetë nevoja, po edhe nuk është se është diskutuar për një takim të përjavshëm. Është diskutuar për një takim periodik, që mund të jetë i përdymuajs­hëm, i përtremuaj­shëm, s’ka nevojë për të përjavshëm dhe po ashtu, është diskutuar për të pasur një qasje të re në kuptimin e çështjeve. Besoj se, nëse Lulzim Basha ka bërë një gjë që s’ka lidhje me tradhtinë dhe s’ka lidhje me dëmtimin e asetit të Partisë Demokratik­e, është pikërisht marrëveshj­a”, tha Rama.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania