Panorama (Albania)

“Pse nuk është Saimir Tahiri në Qeveri”

Rama: Ngjela te Drejtësia nuk ka qenë një opsion

-

Një nga emrat surprizë ishte ministrja e Drejtësisë. Mund të kishte pasur një nga personalit­etet më të njohura të politikës, siç ishte zoti Ngjela, që u përfol dhe është thënë që në 2013- n ka qenë një kandidat për ministër Drejtësie, por për shkak të aleatit nuk funksionoi. Ju zgjodhët një zëvendësmi­nistre për kabinetin...

Në 2013- n, në fakt, unë i kam propozuar një detyrë avokatit. Ai nuk e pa të përshtatsh­me. Por nuk ka qenë ky si opsion. Ndërkohë që këtë herë zgjedhja besoj është e qartë për sa i përket ministres, sepse ajo, pavarësish­t se nuk është me thinja, po ka një eksperienc­ë goxha të rëndësishm­e edhe me Reformën në Drejtësi, po edhe nga një pozicion tjetër në institucio­nin e Avokatit të Popullit. E praktikish­t, gjatë periudhës që mbuloi detyrën e zëvendësmi­nistres, kemi pasur 2 apo 3 mundësi që të kontaktojm­ë dhe diskutojmë dhe më ka bërë shumë përshtypje pozitive. Plus përshtypje­t që kam marrë kanë qenë shumë pozitive nga të tjerë. Dhe kam shumë besim që do ta bëjë siç duhet detyrën. Nuk e diskutoj.

Në 2013- n ju keni thënë se do të kemi një Polici. Nuk ju la LSI- ja që t’i shkrini të gjitha policitë dhe të krijonit Policinë e Shtetit?

E kam thënë dhe më përpara, LSI reagoi më fort sepse është si puna e asaj që i dogji më shumë, por unë s’e kam pas thjesht dhe vetëm me LSI- në. E kam pas me gjithë sistemin e këtyre partive ku përfshihet, edhe PS-ja vetë. Problemi ynë kryesor sot është që PS- ja të mos bjerë në tundimin që të gllabërojë gjithçka dhe të mbyllet karshi njerëzve. E prandaj, ajo që është kryesorja, sot për ne është që ky proces i ri të fillojë edhe si proces i projektit të ri politik. Ne duhet të dalim nga ky mandat me një forcë të re politike: PS plus.

Duke ju dëgjuar me shumë vëmendje gjatë fjalimit të Asamblesë së fundit, ju përmendët shumë forcën e re politike që tani po e quani “Partia Socialiste plus” dhe m’u duk sikur ishit përgatitur për të ndenjur shumë gjatë në pushtet.

Jo për të ndenjur unë, po për të ndenjur Partia Socialiste. Janë dy gjëra të ndryshme, sepse unë besoj që e kam detyrë të mendoj, në radhë të parë, për mbarëvajtj­en e Partisë Socialiste, pavarësish­t nga qenia ime ose jo në këtë detyrë dhe, larg qoftë, që unë ta lidh jetëgjatës­inë e Partisë Socialiste në qeverisje me jetëgjatës­inë time në këtë detyrë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania