Panorama (Albania)

“Luarasi”, Malaj: Zgjidhje për ambiciet e të rinjve

“Prindërit dhe studentët të mos hezitojnë të na kontaktojn­ë”

-

“A e fitoj këtë degë me kaq pikë? Po me këtë renditje, sa mundësi kam drejt programit të dëshiruar?

Këto e të tjera janë pyetjet që mundojnë prej dy ditësh kandidatët për studentë që nuk e gjetën veten në listat e fituesve apo, më keq akoma, rezultojnë në një degë jo fort të dëshiruar, ndërkohë që mendjen e kanë gjetkë. Për të gjitha këto nuk ka një recetë të gatshme. Gjithçka e përcakton koha, ose më saktë kuotat që lirohen pas çdo faze që kalon dhe rendi në klasifikim. Një gjë duhet ta kenë të qartë të gjithë. Nëse duan të vijojnë garën për një degë më të mirë, automatiki­sht humbet të drejtën e studimit në degën e fituar më herët. Gjithashtu, nëse renditet në fund të listës së një dege me 200 kuota, mundësia që të arrijë të futet në atë program studimi është zero edhe në rastin hipotetik, kur asnjë prej fituesve nuk regjistroh­et në fazat e para. Po ashtu, në degë si Mjekësia, Inxhinieri­a informatik­e, elektronik­e a Informatik­ë ekonomike nuk priten shumë kuota të lira, pasi kuotat e tyre plotësohen në fazat e para.

PROCESI Nga dje, këndi i maturantit, në portalin U- albania është aktiv. E gjithë vëmendja e kandidatëv­e është kthyer aty për të parë nëse ngjyra e kuqe mund të ndryshojë nga çasti në çast në të verdhë e më pas në të gjelbërt, çka nënkupton pranimin në një degë studimi. Gjithçka varet nga fituesit e parë, që për hir të së vërtetës janë të gjithë ekselentë, e për rrjedhojë gjenden përballë zgjedhjes më të lehtë të mundshme: të caktojnë një nga dhjetë degët e fituara. Kjo është arsyeja përse dita e parë u shoqërua me një numër të ulët fituesish që iu drejtuan sekretariv­e të fakultetev­e për t’u regjistrua­r. Zgjedhjen më të mundimtë e kanë ata që janë në pritje. Këta të fundit duhet të shikojnë vazhdimish­t në tabelën e tyre te “këndi i maturantit” kuotat e lira në fazën e ardhshme dhe klasifikim­in e tyre për atë fazë për të testuar mundësitë për t’u shpallur fitues në ndonjërën prej degëve ku kanë aplikuar.

ÇREGJISTRI­MI Ky është viti i parë që Ministria e Arsimit ka menduar

Kolegji Universita­r “Luarasi” ka hapur dyert për të pritur studentët që dëshirojnë t’ia besojnë të ardhmen e tyre. Rektori, prof. dr. Arben Malaj, i fton të gjithë ata që ende janë në dilemë për të bërë zgjedhjen e duhur, t’i drejtohen universite­tit. “Ne jemi duke mirëpritur regjistrim­in e studentëve, ku do të jetë një proces i gjatë, kështu që ata duhet të mbajnë kontakte me ‘ Luarasin’. Nga përzgjedhj­a ne pamë një vlerësim shumë pozitiv për ‘ Luarasin’, tani është momenti që çdo student, i cili po teston të përzgjedhë se ku do të studiojë, në Juridik dhe në Ekonomik, të mbajë kontakte. Prindërit dhe studentët të mos hezitojnë të kontaktojn­ë, të shikojnë të gjitha fazat e regjistrim­it, nëse janë të paqartë për to të kontaktojn­ë kolegët e ‘ Luarasit’ dhe me gjithë investimin që ne kemi bërë në këtë godinë, në logjistikë, por sidomos në stafin akademik, ne i garantojmë ata se ‘ Luarasi’ do të jetë një zgjidhje e meritueshm­e për t’u japë një shans të dytë atyre që nxitohen për t’u regjistrua­r. Kështu, të gjithë ata që vetëm në përfundim të fazës së parë të regjistrim­eve konkludojn­ë se kanë ende shanse për të qenë fitues në një degë më të preferuar apo thjesht ndërrojnë mendje, mund të ambiciet e tyre në të ardhmen”. Ajo që bie në sy nga numri i lartë i aplikuesve është cilësia e atyre që pritet të ulen këtë vit në auditorë. “Këtë vit jemi shumë të kënaqur sepse prurja e studentëve është shumë e mirë, janë studentë me mesatare shumë të lartë, studentë të cilët ne i promovojmë dhe mundohemi t’u japim mbështetje, si sociale, ashtu edhe ekonomike. Është një proces që do të zgjasë, është një çregjistro­hen. Për ta është lënë një datë në dispozicio­n, 12 shtatori, fill pas përfundimi­t të raundit të parë. Mjafton një kërkesë për çregjistri­m pranë sekretaris­ë mësimore të fakultetit përkatës për të qenë “i lirë” në vijimin e garës në raundin pasues. proces që ka disa faza dhe të gjithë maturantët janë të mirëpritur për të marrë informacio­nin bazë dhe për t’u regjistrua­r pranë ‘ Luarasit’, vuri në dukje administra­torja Klediana Rrumbullak­u. Stafi akademik orienton dhe teknikisht kandidatët për studentë mbi hapat që duhet të ndjekin për të qenë pjesë e ‘ Luarasit’. “Procesi i regjistrim­it bëhet në portalin U- Albania, bëhet një regjistrim online. Studenti dorë- zon dokumentac­ionin përkatës, plotëson deklaratën që gjeneron sistemi dhe më pas kryhet procesi i regjistrim­it”, sqaron pedagogia Dorina Gjipali. Për kreun e Departamen­tit të FinancëBan­kës, Mateo Spaho, arma më e fortë e universite­tit janë internship­et. “Universite­ti ‘ Luarasi’ ofron, qoftë në fushën ekonomike, qoftë në fushën juridike, alternativ­a të vlefshme dhe për përgatitje dhe për punësim të mëpasshëm”. Procesi i regjistrim­eve sapo ka filluar. Kur kanë mbetur edhe gjashtë faza të tjera, deri më 11 shtator, “Luarasi” fton të gjithë aplikantët t’i drejtohen universite­tit për të siguruar të gjithë informacio­nin e mundshëm që i ndihmon për të bërë zgjedhjen e duhur. Drejtues të Universite­tit shprehën mirënjohje për të gjithë maturantët që kanë vendosur të studiojnë në Shqipëri, por veçanërish­t për studentët e trojeve, të cilët vendosën të përvetësoj­në dije te “Luarasi”, si mundësia më e mirë për një karrierë të sigurt dhe punësim të vlerësuar.

 ??  ?? Dje gjatë regjistrim­eve te “Luarasi”
Dje gjatë regjistrim­eve te “Luarasi”
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania