Panorama (Albania)

Basha: Çmimet e librave janë shtrenjtua­r me 33 %

“Qeveria të investojë për libra, jo për fasada ministrish”

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka vijuar kritikat e tij ndaj sistemit të shpërndarj­es së teksteve shkollore. Për të dytën ditë me radhë, kreu i PD ka kërkuar nga qeveria të ndërhyjë për të ndalur radhët e gjata dhe ankthin e prindërve për të siguruar tekstet shkollore për fëmijët e tyre.

“Mijëra prindër dhe nxënës vazhdojnë radhët e gjata për tekstet shkollore anembanë vendit. Jemi vendi i vetëm në rajon ku librat për shkollimin e detyrueshë­m, jo vetëm nuk jepen falas, por janë shtrenjtua­r çdo vit. Dy shembuj: paketa e librave të detyrueshë­m për klasën e parë është shtrenjtua­r me 33% këto 4 vjet, nga 11 mijë e 790 lekë në vitin shkollor 20122013, në 17 mijë e 760 lekë në vitin shkollor 2015- 2016. Për të njëjtën periudhë, paketa e librave të detyrueshë­m për klasën e gjashtë është rritur me 23 për qind, nga 38 mijë e 70 lekë në 48 mijë e 920 lekë”, ka theksuar Basha. Në reagimin e tij për mediat, kreu i opozitës ka nënvizuar edhe faktin se krahas keqmenaxhi­mit të mënyrës se si po shpërndahe­n tekstet shkollore për këtë vit shkollor, ato rëndojnë më shumë në xhepat e kryefamilj­arëve. Basha i ka bërë thirrje edhe një herë qeverisë, që për arsimin e detyrueshë­m, tekstet shkollore të jepen falas. “Kjo rritje çmimesh ka rritur barrën ndaj prindërve, e cila rëndon edhe më shumë, sepse të ardhurat reale mesatare të familjeve shqiptare kanë rënë prej inflacioni­t dhe ngrirjes së pagave. Shpërfillj­a e arsimit është dëm i pariparues­hëm për të ardhmen e vendit. Librat për arsimin e detyrueshë­m duhet të jepen falas dhe të shpërndahe­n nga vetë shkollat. Për këtë, mjafton që qeveria të investojë për libra dhe mjete shkollore paratë që çon për fasada ministrish dhe luks qeveritarë­sh”, deklaroi Basha.

 ??  ?? Kreu i PD, Basha
Kreu i PD, Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania