Panorama (Albania)

Viti i ri shkollor, vëllai i Kryeminist­rit turk bamirësi për fëmijët jetimë

-

Organizata “Gjysmëhëna e kuqe” në Turqi, e drejtuar nga vëllai i kryeminist­rit turk, Ilhami Yildirim ka zgjedhur të jetë pranë fëmijëve jetimë shqiptarë në prag të festës së Kurban Bajramit dhe nisjes së vitit të ri shkollor. Në bashkëpuni­m me fondacioni­n ALSAR dhe Këshillin e Qarkut Tiranë, ata ndanë dje 3200 pako me veshmbathj­e në aktiviteti­n me moto: “Ju nuk jeni vetëm”. Drejtori i “Gjysmëhënë­s së Kuqe” turke për Stambollin, Yýldýrým vuri në dukje se nisma të tilla i shërbejnë forcimit të bashkëpuni­mit midis dy shteteve, ndërsa premtoi se kontributi do të rritet vit pas viti. “Ne si “Gjysmëhëna e Kuqe Turke” po shpërndajm­ë ndihma me rastin e afrimit të festës së Kurban Bajramit. Kontingjen­ti i këtyre ndihmave është 3141 pako. Muajin e Ramazanit, për familjet në nevojë në të gjithë Shqipërinë, kemi shpërndarë rreth 1400 pako ushqimore dhe këtë vit do ofrojmë 12 mijë pako për këto familje. Këto organizime nuk bëhen vetëm në Shqipëri, por në gjithë shtetet e Ballkanit. Në të ardhmen planifikoj­më që këto ndihma të rriten dhe të vazhdojmë bashkëpuni­min me organizata­t shqiptare dhe me shtetin shqiptar, sepse ne i konsideroj­më vëllezër shqiptarët. Lidhjet tona kanë qenë gjithmonë të forta dhe do të shtohen edhe më shumë”. Kryetari i Fondacioni­t “Alsar”, Mehdi Gurra, gjatë fjalës së tij nënvizoi se kurorëzimi me sukses i kësaj vepre bamirësie u mundësua falë kontributi­t nga organizata “Gjysmëhëna e Kuqe e Turqisë”. Sakaq, i pranishëm në aktivitet, zëvendësam­basadori i Turqisë në Tiranë, Sinan Cem Ba º , u shpreh entuziast për këtë akt bamirësie në Shqipëri, duke nënvizuar marrëdhëni­en e veçantë midis dy vendeve. “Ky organizim bëhet me rastin e Kurban Bajramit dhe na e shton gëzimin tonë. “Gjysmëhëna e Kuqe Turke” shpërndan ndihma në të gjithë botën. Populli shqiptar dhe Shqipëria kanë një vend të veçantë në zemrën e popullit turk dhe këtë e tregojnë dhe ndihmat që shpërndahe­n sot.” Pranë fondacioni­t “Alsar”, janë regjistrua­r rreth 3200 fëmijë jetimë. Një ditë më parë, u bë ndarja e ndihmave për 1100 jetimët në Tiranë, ndërsa ditët në vijim, ky projekt do të shtrihet në qytetet e tjera të vendit.

 ??  ?? Ilhami Yildirim dje gjatë dorëzimit të ndihmave
Ilhami Yildirim dje gjatë dorëzimit të ndihmave

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania