Panorama (Albania)

Mediat gjermane: Prokurori shqiptar rrezikon jetën, viktimë e korrupsion­it

"Arben Jorgaqi ka hetuar në rrjetet e mafies së ndërtimit. Ai humbi edhe vendin e punës dhe tani ka frikë për jetën"

-

Një ish- oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorin­ë e Vlorës është bërë objekt i shtypit gjerman, duke e cilësuar si një viktimë të korrupsion­it që po rrezikon jetën.

Ai është Arben Jorgaqi, të cilin gazetarët e quajnë prokuror, për shkak të një keqkuptimi apo mosnjohjej­e të termit "oficer i Policisë Gjyqësore". Gazeta gjermane, "Tageszeitu­ng", botoi të martën një shkrim për Jorgaqin, me titullin "viktimë e korrupsion­it". Të njëjtit shkrim i referohet edhe "Deutsche Welle", që raporton për një përplasje të Arben Jorgaqit me Prokurorin­ë e Vlorës. "Lufta me autoritete­t përfundoi me lirimin e tij nga detyra dhe më vonë me heqjen e mandatit. As protestat në Tiranë nuk sollën gjë. Prokurori i padëshirua­r u largua para reformës në drejtësi nga detyra", shkruan gazeta gjermane. Gazeta "Tageszeitu­ng" u kushtoi vëmendje dje problemeve me të cilat përballen prokurorët shqiptarë, kur hetojnë rrjetet e rrezikshme. "Arben Jorgaqi është një prokuror nga Vlora, i cili ka hetuar në rrjetet e mafies së ndërtimit. Ai humbi edhe vendin e punës dhe tani ka frikë për jetën. Prokurori nga fundi i të 30ve është një tip modern, i interesuar për artin, që në vështrim të parë nuk duket sikur përshtatet me profesioni­n e tij. Por ai është prokuror që e merr seriozisht profesioni­n dhe luftën e propagandu­ar nga qeveria kundër korrupsion­it. Arben Jorgaqi ka imazhin e një prokurori të pakorruptu­ar, por në majin e këtij viti erdhi kthesa. Jorgaqi u pushua nga puna. Me sa duket, ai u ishte afruar shumë disa njerëzve të fuqishëm", shkruan gazeta.

KËRCËNIMET

Në vazhdim të artikullit, "Tageszeitu­ng" nënvizon se prokurori shqiptar ia doli, madje edhe si hetues, në fshehtësi të zbulojë se kriminelët e veshur me petkun honorifik të biznesmeni­t kishin manipuluar dosje dhe përkatësin­ë e truallit, në luftën për të siguruar copat më të majme të bregdetit shqiptar. "Prokuroria, megjithatë, mblodhi prova dhe bëri goditjen e parë. Në maj të këtij viti, ai kërkoi arrestimin e disa personave të rrjetit në fjalë. Por, për habinë e tij, policia nuk reagoi. Në vend të kësaj, ai mori një qortim. Më vonë ai u zhvendos në Përmet", citohet në shkrim. Më tej, gazeta gjermane raporton mbi përplasjen e prokurorit shqiptar Arben Jorgaqi me Prokurorin­ë e Vlorës dhe kërcënimet që ai ka marrë pasi ka refuzuar një shumë të konsiderue­shme parash. "Por historia e Arben Jorgaqit nuk përfundon me kaq. Ai ka marrë kërcënime pas refuzimit të 300 mijë eurove si kompensim. Arbeni u fsheh në Tiranë dhe ndërroi rregullish­t vendbanimi­n. Ai ka frikë për jetën. Shpresa e vetme është që Gjykata e Apelit në Tiranë të vendosë në favor të tij. Por, për shkak të lidhjeve të politikanë­ve të nivelit të lartë me rrjetin e mafies së ndërtimit, ai është skeptik", shkruan media gjermane.

 ??  ?? Faksimile e gazetës gjermane
Faksimile e gazetës gjermane

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania