Panorama (Albania)

Prokuroria e Vlorës: Jorgaqi s'ishte prokuror

"Ka ndjekur hetime për vjedhje kapakësh pusetash"

-

Pas shkrimit të botuar në gazetën gjermane "Tageszeitu­ng", në lidhje me kërcënimin e një prokurori shqiptar, ka reaguar dje Prokuroria e Vlorës, duke theksuar se Arben Jorgaqi ka qenë oficer i Policisë Gjyqësore dhe jo prokuror. Madje, në reagim aludohet se Jorgaqi mund të ketë si synim azilin në vendet e Bashkimit Europian. Pas sqarimit të funksionit që ai ka mbajtur në organin e akuzës, Prokuroria e Vlorës thekson se Jorgaqi nuk ka qenë asnjëherë pjesë e hetimit për falsifikim­in e pronave. Ndërsa sqaron edhe motivacion­in e largimit të tij nga detyra, që sipas burimeve zyrtare ka qenë nevoja për riorganizi­m. "Arben Jorgaqi ka qenë në funksionin e oficerit të Policisë Gjyqësore ( pra, nuk ka qenë prokuror) dhe nuk ka qenë asnjëherë pjesë e hetimit për falsifikim­in e pronave", theksohet në reagimin e organit të akuzës së Vlorës. Më tej, sqarohet se Arben Jorgaqi, në funksionin e oficerit të Policisë Gjyqësore, ka ndjekur hetime që kanë të bëjnë kryesisht me vjedhjen e energjisë elektrike, apo krime kundër pronës, kryesisht vjedhje të kapakëve të pusetave, apo të pareteve mbrojtëse të rrugëve. "Ai ka ndjekur kryesisht hetime për vjedhje të energjisë elektrike apo dëmtime të pronës publike ( vjedhje kapakë pusetash, dëmtime të pareteve mbajtëse të rrugëve e të tilla vepra penale)", thuhet në reagim. Por, sipas burimeve zyrtare të Prokuroris­ë së Vlorës, këto argumente që parashtroh­en në mediat gjermane, Arben Jorgaqi mund t'i përdorë për të kërkuar azil në Gjermani apo në ndonjë vend tjetër të Bashkimit Europian. Për këtë arsye, Prokuroria thotë se, duke qenë aktualisht në proces gjyqësor për largimin nga detyra, duhet të përdorë argumente ligjore për të mbrojtur veten. Duke theksuar se largimi i tij nga detyra ka ardhur si pasojë e nevojës për një riorganizi­m të brendshëm. "Është larguar nga detyra, në kuadër të nevojës për riorganizi­m të brendshëm. Aktualisht është në proces gjyqësor për largimin nga detyra dhe çështjen e tij administra­tive mund ta mbrojë para Gjykatës shqiptare me argumente ligjore dhe jo nëpërmjet kërkesave të mundshme për azil në Gjermani apo në ndonjë vend tjetër të BE- së", thuhet në reagimin zyrtar të Prokuroris­ë së Vlorës.

 ??  ?? Prokurori Ramadan Troci
Prokurori Ramadan Troci

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania