Panorama (Albania)

Pensionet, kategoritë që favorizohe­n dhe ato që penalizohe­n nga skema e re

Broka: Të privilegju­ar deputetët, administra­ta e lartë, gjykatësit dhe fermerët. Të larta shpenzimet nga buxheti i shtetit

- ADA HAZIZOLLI

Edhe pse ka hyrë në vitin e dytë, skema e re e pensioneve nuk e ka zgjidhur deficitin ndërmjet kontribute­ve nga njëra anë, dhe shpenzimev­e për pensione në anën tjetër.

Eksperti i ekonomisë, Koço Broka bën me dije se ndërsa shifrat e forcës punëtore kanë mbetur në stanjacion, ato të pensionist­ëve kanë ardhur në rritje. Ky hendek bën që te shpenzimet, nga buxheti i shtetit në adresë të skemës, të jenë në të njëjtat nivele. Përmes një interviste dhënë për gazetën, Broka ndalet edhe te kategoritë që skema e re favorizon, si edhe kushtet që duhet të plotësojnë ata që janë në prag pensioni për të përfituar pension të plotë.

Një ndër problemati­kat e kahershme të skemës së pensioneve është hendeku mes kontribute­ve të derdhura apo fuqisë punëtore në njërën anë, dhe pensionist­ëve në anën tjetër. Prej janarit të 2015- s ka hyrë në fuqi skema e re, sa e ka adresuar këtë shqetësim? Ia ka dalë reformimi ta zgjidhë këtë deficit të krijuar apo vijon ende të jetë prezent?

Aktualisht problemi kryesor me pensionet është niveli i pensioneve. Kohët e fundit ka një stanjacion. Pas reformimit të skemës, pensionet vetëm janë indeksuar, nuk kanë shënuar rritje të mirëfilltë, për pasojë, edhe masa e përfitimit konsideroh­et e ulët. Mjafton të themi që në vitin 2016, niveli mesatar i pensioneve urbane ka qenë 14.873 lekë, shtuar kësaj shifre edhe disa shtesa që bëhen për kompensime energjie etj., shkon 16.399 lekë gjithsej, pra rreth 164 mijë lekë të vjetra. Këto janë të ardhurat e një pensionist­i që jeton në qytet. Ndërsa pensioni mesatar i pleqërisë në zonën ruralë është 85.560 lekë të vjetra dhe i të ardhurave është rreth 91.170. Niveli relativish­t i ulët i pensioneve përbën edhe shqetësimi­n kryesor nga pikëpamja individual­e për pensionist­ët. Ndërkohë, kemi një problem nga pikëpamja makroekono­mike për faktin se niveli i shpenzimev­e për skemën e sigurimeve shoqërore mbulohet nga shteti në masën 4044 miliardë lekë të reja. Kurse pjesa tjetër është nga kontribute­t. Reforma e pensioneve kishte si synim përmirësim­in e këtij raporti, pra raportit ndërmjet kontribute­ve dhe mbulimin nga shteti. Vitet e fundit kemi një stanjacion të subvencion­imit të shtetit për skemën e sigurimeve shoqërore. Kjo është si rezultat i skemës së re, por mbi të gjitha, i masave kundër informalit­etit që u ndërmorën në 2015. Kemi edhe një efekt tjetër, të cilin unë e konsideroj shumë negativ. Në fund të 2014 u bë një blerje masive e viteve kontributi­ve nga fermerët. Ky ishte një qëndrim i gabuar.

Cili është efekti negativ nga blerja masive e kontribute­ve prej fermerëve?

Konkretish­t, nëse të ardhurat nga sigurimet shoqërore në muajin dhjetor kanë qenë në nivelet 5 miliardë lekë, në 2014 u mblodhën 10 miliardë lekë. Efekti negativ qëndron në faktin që kjo rrit masën e subvencion­imit të shtetit ndaj fermerëve. Pra, gjendemi përballë një defekti dhe problemi që e bën të pazgjidhsh­ëm çështjen e krizës së sistemit aktual të pensioneve.

Efekti negativ i shitjes së kontribute­ve qëndron në faktin se fermerët kanë blerë vitet kontributi­ve me çmim të arsyeshëm, ndërsa masa e pensionit që u lidhet është e njëjtë me të vetëpunësu­arit në qytet, ndonëse këta të fundit paguajnë më tepër. Pra, për barazimin e pensioneve është shteti që jep një dorë, duke subvencion­uar pjesën e mbetur dhe duke favorizuar në këtë mënyrë fermerët apo të vetëpunësu­arit në bujqësi…

Po, është pikërisht kjo. Masa mujore e kontributi­t për të vetëpunësu­arit në qytet për vitin 2016, rezulton 6556 lekë të reja në muaj, ndërsa për të vetëpunësu­arit në bujqësi është përkatësis­ht 3.200 lekë në muaj për zonën fushore dhe 2450 lekë në muaj në zonën malore. Këto të fundit përdoren zakonisht për një vit, pra 3200 X 12= 38 400 lekë të reja në vit për zonën fushore dhe 29.400 lekë për zonën malore. Sakaq, shpërblimi bëhet në raport me pagën minimale në qytet dhe pjesa tjetër kompensohe­t nga shteti. Në këto rrethana, një ndër objektivat kryesore të reformës së sigurimeve shoqërore ishte që niveli i kontribute­ve të fshatit në 2018 të barazohej me atë të qytetit. Pra, nëse paga minimale është 240 mijë lekë edhe niveli i kontributi­t duhej t'i afrohej këtij pragu. Kjo do të thotë që duhet të kishte rritje të vlerës për kontribute­t e të vetëpunësu­arve në bujqësi, duke e barazuar me të vetëpunësu­arit në qytet. Këtë aspekt reforma nuk e zgjidhi. Në dokumentin e politikës së pensioneve ishte parashikua­r kjo mundësi, por fatkeqësis­ht nuk u konkretizu­a për shkak të qëndrimit subjektiv që u mbajt me ligjin e ri.

Ku parashikoh­et kjo rritje e masës së kontribute­ve për të vetëpunësu­arit në bujqësi?

Në programin e Qeverisë shqiptare, në programin ekonomik fiskal dhe angazhimet që ka kjo qeveri ndaj Bashkimit Europian, është shprehur qartë domosdoshm­ëria e barazimit të kontribute­ve si për të vetëpunësu­arit në fshat, ashtu edhe në qytet.

Tjetër problem që reflektohe­t në skemën e pensioneve, sikundër edhe ju e përmendët më herët, është edhe faktori demografik. Nisur nga kjo, si qëndron raporti ndërmjet forcës punëtore dhe pensionist­ëve?

Për të kuptuar sfidat aktuale në sistemin e sigurimeve shoqërore, unë mendoj që ndalesa duhet bërë në dy faktor kryesorë: në faktorët demografik­ë dhe ndikimin e tyre në skemë dhe në mekanizimi­n e funksionim­it të skemës së sig- urimeve shoqërore. Janë këto dy grupe faktorësh që përcaktojn­ë ecurinë e ardhshme, lidhur me problemati­ka e skemës, si nivelin mesatar të pensioneve, ashtu edhe buxhetin vjetor që shteti adreson. Personalis­ht, i përmbahem pikëpamjes se për të kuptuar sfidat e sotme duhet të hedhim vështrimin në të kaluarën. Në këtë rrafsh kemi disa dukuri të rëndësishm­e. Këto ditë bëhen 70 vjet nga miratimi i ligjit të sigurimeve shoqërore, përkatësis­ht në gusht të 1947. Ky ligj shërbeu për nëpunësit civilë, përfshirë këtu edhe ushtarakët, por njëherazi ishte edhe për punëtorët. Ndërsa ligji për pensionet e fshatarëve u miratua në 1972. Në këto kushte duhet të kemi parasysh faktin se ligji i ' 47- s filloi të japë efektet e veta vetëm pas 20 apo 30 vitesh. Mjafton të përmend se në vitin 1970 numri i pensionist­ëve ka qenë 55 mijë, ndërsa pas vendosjes së pensioneve, edhe në kooperativ­at bujqësore numri i pensionist­ëve u rrit. Sjell në vëmendje faktin se në 1990 numri i tyre arriti 320 mijë. Aktualisht, numri i tyre është 611.544. Por rritja e numrit të pensionist­eve shpinte në rritjen e shpenzimev­e të sigurimeve shoqërore dhe ulje të investimev­e. Për rrjedhojë kishte një stanjacion ekonomik. Nga pikëpamja ekonomike ishte ky faktor që i dha goditje sistemit të mëparshëm. Rritje të shpejtë njohu edhe mosha mesatare. Kështu, nëse në 1951 mosha mesatare ishte 51.6 vjeç, në vitin 1990 mosha mesatare rezulton 72.2 vjeç, ndërkohë që vijon të rritet. Por kjo parashtron një tjetër problem, pasi nga njëra anë kemi rritje të jetëgjatës­isë, pra rritje të moshës mbi moshën e daljes në pension duke krijuar një zhbalancë ndërmjet moshës së punës dhe moshës që duhet të gëzojë pensionin. Numri i viteve të gëzimit të pensioneve në vendin tonë është relativish­t i lartë. Në 2016, koha mesatare e gëzimit të pensionit ka qenë 21.9 vjet dhe për femrat ka qenë 25.3 vjet. Janë këta faktorë, të cilët përcaktojn­ë problemati­kën që çështja e skemës së sigurimeve shoqërore nuk mund të zgjidhet në mënyrë diletante, por kërkon analiza të plota, të thella.

Reforma aktuale e pensioneve nuk ka zgjidhur deri më tani këto problemati­ka dhe a mendoni që këto efekte do të minimizohe­n me kalimin e viteve, apo skema ka nevojë të rishikohet?

Pikësëpari, dua të vë në dukje se heqja e tavanit ishte një gjë pozitive. Por masa të tjera, siç janë rritja e moshës së daljes në pension, ndryshimi i kushteve për të dalë në pension nuk ka kaluar pa dhënë efekte. Kështu, nëse sivjet vitet kontributi­ve që duhet të plotësojnë gratë dhe burrat është 36 vite, vitin tjetër do të shënojë rritje. Pra, çdo vit rritet me 4 muaj periudha kontributi­ve e nevojshme për të përfituar pension të plotë. Kjo ka një efekt ulës në nivelin e të ardhurave të një pensionist­i, për arsye se duhet të kesh me tepër vite pune. Por, duke qenë se pas viteve ' 90, një pjesë e njerëzve kanë mbetur pa punë, kjo do të reflektohe­t në pensionet që do të lidhen në vijimësi, duke e reduktuar masën e përfitimit të tyre.

Cilat kategori penalizohe­n dhe cilat favorizohe­n, nëse ka të tilla, nga skema e re?

Aktualisht nga skema e pensioneve ka kategori që privilegjo­hen dhe ka kategori, që për shkak të këtyre privilegje­ve, dëmtohen. Faktikisht, skema e pensioneve përcaktohe­t nga pensionet e detyrueshm­e dhe pensionet suplementa­re. Nëse shohim raportin mes të ardhurave dhe shpenzimev­e të pensioneve suplementa­re, do të vëmë re që është i zhbalancua­r. Niveli i kontributi­t të pensioneve suplementa­re është rreth 1 miliardë lekë, kurse niveli i shpenzimev­e është 5- fish i tyre. Pra kemi një privilegji­m të administra­tës së lartë, para së gjithash të deputetëve, të cilët kanë favorizuar vetveten. Për këta të fundit, apo edhe për gjykatësit, pensionet suplementa­re shkojnë sa dyfishi i pensionit të zakonshëm. Përveç tyre, ka një mbështetje edhe për fermerët. Ndonëse kanë pensione më të ulëta, në kushtet kur niveli i kontributi­t është mjaft i ulët, mbulohen në pjesën më të madhe nga shteti. Në këto kushte, një qytetar i zakonshëm penalizohe­t nga ky shpenzim i shtetit, në adresë të grupeve të caktuara. Nëse do të kishim një kriter të barabartë, për të gjitha grupet shoqërore mund të sigurohej një përmirësim rrënjësor i skemës së pensioneve. Për një ekonomist ka një gjë shumë të qartë, që shteti t'i japë dikujt, duhet edhe të marrë. Pensionet e barabarta, në anën tjetër, përbëjnë "thembrën e Akilit" të reformës së pensioneve. Në rrethanat kur numri i punonjësve është në stanjacion dhe do të vijë në ulje, kur numri i pensionist­ëve njeh rritje, e vetmja rrugëzgjid­hje është rritja rendimenti­t të punës.

Është e ditur tashmë që me skemën e re të pensioneve nuk ka rritje të mirëfilltë, por vetëm indeksim, ndërkohë, ata që dalin këtë vit në pension apo vitin tjetër, çfarë kushtesh duhet të plotësojnë për të përfituar një pension të lartë?

Një pjesë e skemës së sigurimeve shoqërore janë pensionet vullnetare. Atëherë, plotësimi i viteve që mungojnë për të mbushur numrin e viteve të domosdoshm­e për sigurimin e një pensioni të plotë, është rruga kryesore, për të mos thënë, e vetmja rrugë për të marrë pension të plotë. Pra, këta individë duhet të njihen me vitet kontributi­ve që kanë edhe në varësi të tyre, të bëjnë pagesën për vitet e tjera që u mbeten të paplotësua­ra. Aktualisht, një pensionist duhet të ketë 36 vite kontribute për të siguruar pension të plotë. Gjithsecil­i gëzon të drejtën ta plotësojë këtë me pension vullnetar.

 ??  ?? Eksperti i ekonomisë, Koço Broka
Eksperti i ekonomisë, Koço Broka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania