Panorama (Albania)

Armët me postë, hetim anglezit që shkoi në Shijak

Dyshime për të huajin që vizitoi Shqipërinë në 20- 23 gusht

- ARMAND BAJRAMI

Prokuroria për Krimet e Rënda po heton rreth një shtetasi britanik, i cili dyshohet të ketë lidhje me tentativën e trafikut ndërkombët­ar të armëve me pakove postare, të zbuluar pak ditë më parë në Rinas.

Burime pranë hetimit, sqaruan se bëhet fjalë për një person konkret, shtetas anglez, i cili ka qenë në Shqipëri për pak ditë gjatë muajit gusht. Gjatë qëndrimit të tij, në harkun kohor 20- 23 gusht, dyshohet se ai ka bërë një vizitë edhe në zonën e Shijakut ku ka qenë i shoqëruar nga një femër. Sipas burimeve, përfaqësue­sit e Krimeve të Rënda dhe të Antiterror­it u kanë kërkuar ndihmë autoritete­ve britanike për informacio­n në lidhje me këtë shtetas. Nga ana tjetër, për shkak se ky shtetas është larguar nga Shqipëria përmes Aeroportit të Rinasit, mësohet se pjesë e hetimit do të jetë edhe këqyrja e kamerave të sigurisë së aeroportit. Informacio­ni i siguruar do t'u përcillet më pas autoritete­ve britanike. Hetimi i deritanish­ëm ka zbuluar se adresat e destinacio­nit të pakove të bllokuara në aeroport ishin me emra fiktivë. Dy prej tyre ishin postuar për në Bedford dhe një për në Uatford, lokalitete të Londrës. Po ashtu, edhe dërguesit e tyre ishin emra fiktivë. Ndonëse të postuara në një agjenci postare ndërkombët­are nga një person i arrestuar tashmë, emrat e dërguesve në to përkonin me emrat e tre të moshuarve nga Shijaku. Këta të fundit nuk kanë pasur asnjë dijeni për faktin. Pakot postare me pjesë të armës automatike tip "Kallshniko­v" të fshehura në to, u gjetën të enjten nga skanerat e sigurisë të bagazheve në Rinas.

CULLHAJ

Deri më tani, për tenta- tivën e trafikut të armëve përmes tri pakove postare, që peshonin në total 13 kilogramë, është arrestuar Sajmir Cullhaj, i akuzuar si personi që postoi pakot. Ndërkohë, është shpallur në kërkim i dyshuari Neritan Faria, i cili mendohet të ketë përdorur Cullhajn për të postuar tri pakot. Dy ditë më parë, gjatë seancës gjyqë- sore për caktimin e masës së sigurisë në Gjykatën për Krimet e Rënda, i arrestuari Sajmir Cullhaj pranoi të kishte postuar dy pakot me adresë mbërritjej­e Londrën në Mbretërinë e Bashkuar. Ai tha se këtë ia kishte kërkuar si nder shoku i tij me emrin Tani, por mohoi të kishte pasur dijeni për brendinë e pakove. "I kam postuar, pasi ma kërkoi një shoku im sepse unë kisha makinë. Nuk e kisha idenë së çfarë ndodhej brenda në to", u shfajësua Cullhaj në sallën e gjyqit. Deklarimi i dhënë prej tij në sallën e gjyqit, i konfirmuar më tej edhe nga mbrojtësi ligjor, nuk e shpëtoi të dyshuarin nga masa e sigurisë "arrest në burg", që caktoi gjykata për të.

 ??  ?? Armet e sekuestrua­ra në Rinas
Armet e sekuestrua­ra në Rinas
 ??  ?? Sajmir Cullhaj në Gjykatë
Sajmir Cullhaj në Gjykatë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania