Panorama (Albania)

Trafikimi i mjeteve luksoze, identifiko­het një nga autorët

-

TIRANE - Pas sekuestrim­it të 12 makinave luksoze e dy motorëve, Policia e Tiranës ka identifiku­ar një prej autorëve të dyshuar për trafikim mjetesh motorike. Burime zyrtare të Policisë thanë se oficerët e Antitrafik­ëve kanë nisur procedim penal në gjendje të lirë për 31-vjeçarin me iniciale A. L. Mësohet se ky person dyshohet për trafikimin e dy motorëve që u bllokuan nga Policia gjatë operacioni­t të koduar "Summer 2017", konkretish­t të dy motorëve të modelit "Aprilia Scarabeo". Ndërsa personat që kanë trafikuar makinat luksoze dhe 3 motorët e tjerë, që u sekuestrua­n gjatë javës së kaluar, ende nuk janë identifiku­ar. Policia tha të hënën se ka finalizuar operacioni­n e koduar "Summer 2017", duke sekuestrua­r 12 automjete luksoze dhe 5 motorë të dyshuara të trafikuara, duke proceduar penalisht 17 persona. "Në kuadër të prioritete­ve të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, për parandalim­in, evidentimi­n dhe goditjen e paligjshmë­risë, një tjetër operacion është organizuar dhe zhvilluar për bllokimin e automjetev­e motorike të trafikuara në Republikën e Shqipërisë nga vendet e BE- së", tha dje zyrtarisht Policia. Gjatë operacioni­t janë sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale 12 automjete luksoze dhe 5 motomjete të dyshuara të trafikuara dhe me numër shasie të falsifikua­r. Pas ndryshimit të numrit të sha- sisë, këto automjete ishin pajisur me targa të rregullta. Mësohet se makinat e sekuestrua­ra janë të modeleve të fundit të "Mercedez", "Audi", "BMVV", "Range Rover" dhe "Toyota". Gjithashtu, janë bllokuar edhe dy motorë "Yamaha T- Max", një "Suzuki GSXR 750" dhe dy "Aprilia Scarabeo". Burime zyrtare të Policisë thanë se verifikime­t u kryen nga oficerët e Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpuni­m me oficerët e Interpol Tiranës. Mësohet se nga verifikimi me anë të sistemit ASF2 të Interpolit, 17 prej mjeteve rezultuan të parregullt­a, pasi dyshohet të jenë të vjedhura në vende të ndryshme të Bashkimit Europian.

 ??  ?? Makinat e bllokuara
Makinat e bllokuara

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania