Panorama (Albania)

Kalaja e Gjirokastr­ës, magnet për turistët e huaj, 22 mijë në 6 muaj

Destinacio­ni më i preferuar është Kalaja dhe banesa e ishdiktato­rit Enver Hoxha. Turistët: Bëni më shumë promovime

- GJIROKASTE­R/

Qyteti i Gjirokastr­ës është një nga destinacio­net më të pëlqyera të turistëve të huaj që vizitojnë vendin tonë.

Vetëm gjatë gjysmës së parë të këtij viti, objekti kryesor turistik i qyteti, Kalaja, është vizituar nga mbi 22 mijë turistë të huaj. Krahasuar me një vit më parë, kjo shifër është 3500 më tepër, sipas specialist­ëve të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare.

Këtu bëhet fjalë vetëm për vizitorët e huaj, duke përjashtua­r ata vendas që janë më të shumtë në numër. Turistët e huaj janë kryesisht nga vendet perëndimor­e, por këtë vit ndryshe nga herët e tjera, interes kanë shfaqur edhe turistët nga Europa Lindore si Polonia, Rusia, Hungaria, Ukraina apo dhe vende baltike, si dhe nga Amerika Jugore dhe ajo Qendrore si Meksika, Hondurasi etj. Interesi i tyre më tepër është drejt zonës muzeale dhe sigurisht, pjesë e axhendës së pandarë është kështjella e qytetit. Destinacio­ni më i preferuar është Kalaja dhe kjo vërtetohet edhe nga numri i biletave të shitura gjatë kësaj periudhe, rreth 22 mijë të tilla. Por, pas nuk ngelet as banesa ku ka lindur ish- diktatori Enver Hoxha apo dhe banesa të tjera karakteris­tike apo të figurave historike, të cilat u janë nënshtruar kohëve të fundit rehabiliti­mit. Efekti ka qenë produktiv edhe për të ardhurat nga këto vizita në kalanë e qytetit. Plot 5 milionë lek të rinj përllogari­tet efekti fitimprurë­s nga ardhja e turistëve në kështjellë­n e qytetit, pa llogaritur këtu edhe përfitimet që ka pasur biznesi në zonën muzeale. Një turist danez i quajtur Marcus Col, i cili po vizitonte shtëpinë e ish- diktatorit Enver Hoxha, shprehet se Gjirokastr­a është një vend i rrallë në të gjithë hapësirën shqiptare që ka vizituar muajin e fundit. Si- pas tij, rrallë gjen një vend të tillë, ku besimet fetare janë të pranishme dhe në harmoni të plotë. Veç kësaj, periudha e mëparshme e komunizmit, ka influencua­r për të parë nga afër gjurmët e atij sistemi si burgu në kalanë e qytetit, banesa e ish- diktatorit Hoxha, si dhe objekte të tjera. Turisti danez, nuk lë pa përmendur edhe të gjithë kompleksin e objekteve muzeale në zonën historike të qytetit. Sipas tij, këto objekte të rralla, nuk e kanë parë reklamimin në vendin ku ai vjen, pasi nëse do të kishte një promocion të tillë, numri i vizitorëve do të ishte akoma më i madh. Ky qytet ka një shtrirje të veçantë edhe përsa u përket banesave, pasi ato gjenden në pjesë të thepisura. "Ballkani është i çuditshëm dhe mjaft i pasur si me kulturë orientale, apo dhe me pasuri autoktone. Më shtyn që të rikthehem sërish, ndoshta në vjeshtë apo në pranverë, ku i dihet", shprehet turisti danez. Një vizitor anglez, i quajtur Andrew Davis, thotë se ka ngelur i mahnitur nga kalldrëmet, që sipas tij, përbëjnë pasuri të vyer e të paçmuar. "Nuk kam parë kombinim kaq të bukur mes gurëve të zinj dhe atyre të bardhë dhe me një simetri të jashtëzako­nshme vendosjeje. Më ka bërë mjaft përshtypje kjo gjë, ndaj dhe impresioni im i parë është kjo rrugë apo këto rrugë të gurta" shprehet Davis. Veç kësaj, jam habitur me madhësinë e kështjellë­s së qytetit. Një qytet kaq i vogël, me një histori kaq të lashtë, si zor gjen në ndonjë vend tjetër të botës. Më ka bërë mjaft përshtypje kështjella, gjatësia e saj dhe anekset që ka ajo. Në perëndim rrallë gjen kështjella të tilla kaq krenare dhe të vendosura në një pozicion të tillë të lartësuar. Të paktën unë nuk kam parë, sepse kam qenë në shumë vende të Europës dhe nuk më ka rastisur diçka e tillë" shton Davis. Turisti anglez, nuk lë pa vlerësuar edhe kulinarinë vendase, e cila sipas tij, është e orientuar nga lindja dhe me stil tërësisht mesdhetar. "Rrallë gjen produkte organike aty ku ne jetojmë, këtu janë të gjitha të krijuara nga natyra dhe jo të stimuluara, ndaj më pëlqen çdo gjë këtu te ju" përfundon Davis.

 ??  ?? Kreu i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Gjirokastë­r, Albert Kasi
Kreu i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Gjirokastë­r, Albert Kasi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania