Panorama (Albania)

"Pas Kalasë, objekti më i vizituar është shtëpia e Enver Hoxhës"

-

Kreu i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Gjirokastë­r, Albert Kasi, shprehet i impresionu­ar për numrin në rritje të turistëve të huaj që kanë zgjedhur Gjirokastr­ën si destinacio­n turistik në gjashtë mujorin e parë të 2017. Sipas Kasit, agjencitë turistike operojnë mjaft mirë në këtë drejtim, pasi turistët e huaj e njohin pak Gjirokastr­ën dhe guidat që janë botuar kohët e fundit, kanë qenë të kompletuar­a në anglisht për t'i orientuar se çfarë ofron qyteti. "Në përgjithës­i, turistët janë perëndimor­ë, por këtë vit, ndryshe nga herët e tjera, edhe lindja e Europës ka zbarkuar më së shumti, pasi janë më të etur për të parë nga afër ato enigma dhe objekte të veçanta që paraqet Gjirokastr­a", shprehet Kasi. Objektet që kanë më tepër interes janë Kështjella e Gjirokastr­ës, banesa e ishdiktato­rit Enver Hoxha që ndodhet në lagjen Palorto, e pastaj banesat e Zekateve, Gurgait, Babametot, Babaramot, Angonatët, banesa e Eqerem Cabejit, e cila është në rigjenerim total, Pazari Karakteris­tik dhe objektet që gjenden në të, si dhe mjaft objekte të rëndësishm­e, që janë pjesë e trashëgimi­së kulturore botërore. Pjesë e axhendës janë edhe sitet arkeologji­ke në luginën e Drinos, ku janë dy të tilla, qyteti i Antigonesë dhe Teatri i Hadrianopo­lit. "Në këto dy objekte, interesi ka qenë shumë i lartë në raport me vitin e kaluar. Turistët e huaj, janë të interesuar të mësojnë më tepër rreth historisë dhe trashëgimi­së vendase dhe më mirë se gjurmët e kësaj trashëgimi­e që ka Gjirokastr­a, nuk ka. Këtë vit, fluksi i turistëve ka sjellë edhe rritjen e të ardhurave në objektet që paguhen, si në kështjellë­n e qytetit, ku pagesa është 200 lek. Nga kjo pagesë, janë përfituar rreth 5 milionë lek në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, vetëm nga vizitat e kryera në kështjellë", përfundon Kasi.

 ??  ?? Turistë të huaj duke vizituar kalanë
Turistë të huaj duke vizituar kalanë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania