Panorama (Albania)

Përplasje me armë në lokalin me striptiste, tre të plagosur

Arrestohet një prej autorëve. Shkak, sherri një javë më parë

- SARANDE/

Një debat i nisur një javë më parë, mes dy bashkëpron­arëve të një lokali nate në Sarandë dhe një grupi të rinjsh nga Tirana, ka përfunduar me përplasje me armë, ku për pasojë u plagosën tre persona.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03: 00 në lokalin me striptiste "Katër Elementët", pranë shëtitores së qytetit. Antonio Shyti, Besim Xhafaj, Renald Canaj dhe A. Q kanë shkuar në lokalin në pronësi të Fisnik Musait dhe Diomed Musait, kushërinj me njëri- tjetrin. Pasi kanë debatuar për disa minuta brenda në lokal, të gjashtë këta persona kanë dalë për të diskutuar në ambientin e parkimit, ku sherri është përshkallë­zuar në shkrehjen e armëve të zjarrit. Të njoftuar përmes një telefonate, forcat e policisë, pasi kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, kanë gjetur të plagosur Fisnik Musain, 35 vjeç, banues në Sarandë, Antonio Shyti, 37 vjeç, banues në Tiranë dhe Besim Xhafaj, 26 vjeç, banues në Dibër. Fillimisht, ata janë transportu­ar drejt urgjencës "Stefan Mekshi" të Sarandës, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore pas plagëve me armë zjarri të llojit pistoletë, ndërkohë që Shyti e Xhafaj janë dërguar me autoambula­ncë drejt Tiranës për mjekim më të specializu­ar, për shkak të plagëve të rënda. Ndërsa, Fisnik Musai është jashtë rrezikut për jetën dhe ka marrë një plumb në kofshë. Përplasja me armë ka nisur si shkak i një konflikti fizik për motive të dobëta që ka si zana- fillë një sherr të ndodhur një javë më parë në të njëjtin vend. Policia ka shoqëruar në Komisariat 8 shtetas, që mund të kenë dijeni për ngjarjen, ndërkohë që ka kryer dhe kontrolle banesash. Nga hetimet e Policisë u bë e mundur zbulimi i vendndodhj­es së njërit prej autorëve, pikërisht Renald Canaj, i cili është kapur në Fier. Gjatë kon- trollit të banesave të Renald Canajt dhe A. Q., Policia ka zbuluar disa fishekë pistolete, lëndë narkotike të llojit "cannabis sativa" dhe disa telefona të markave të ndryshme. Pas hetimeve paraprake, Policia ka bërë arrestimin e Renald Canajt, ndërkohë që janë shpallur në kërkim A. Q dhe Diomed Musai. Policia po zh- villon hetime paralele edhe për një ngjarje tjetër, të ndodhur në të njëjtin vend, por një javë më parë. Dy shtetas, të cilët dyshohet të kenë lidhje me Shytin, Xhafajn, Canajn dhe A. Q., plagosën me sende të forta 30- vjeçarin Diomed Musai, bashkëpron­ar me 35- vjeçarin Fisnik Musa në dy biznese, në Sarandë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Vendi ku ndodhi përplasja me armë
Vendi ku ndodhi përplasja me armë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania