Panorama (Albania)

Reshjet shkaktojnë kaos në rrugë, dy të vdekur dhe 14 të plagosur

-

Reshjet e shiut kanë shkaktuar kaos në rrugët e vendit, ku vetëm në Elbasan, janë shkaktuar pesë aksidente, vetëm pak orë pas motit të keq. Aksidenti më i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd- Përrenjas, në fshatin Urakë, ku automjeti me targa OH 0688 AB, ka dalë nga rruga dhe ka rënë disa metra poshtë rrugës. Si pasojë, ka gjetur vdekjen e menjëhersh­me një shtetas maqedonas, ndërsa katër shtetas të tjerë u dërguan për ndihmë mjekësore në spital. Policia po punon për identifiki­min e viktimës si dhe përcaktimi­n e shkaqeve të daljes së automjetit nga rruga. Ndërsa në një aksident tjetër të ndodhur në nënkalimin në Xibrakë, u përfshinë në një aksident dy automjete. Mjeti tip "Toyota" që drejtohej nga shtetasi D. D., 37 vjeç, banues në Durrës është përplasur me mjetin që drejtohej nga shtetasi B. B., 50 vjeç, banues në Tiranë. Përveç dy drejtuesve, mbetën të plagosur dhe pesë persona të tjerë. Mes të plagosurve është dhe vajza 12- vjeçe e drejtuesit të makinës tip "Toyota", K. D., e cila ndodhet në gjendje kritike për jetën. I plagosur ka mbetur dhe djali i tij 5 vjeç, por gjendja e tij paraqitet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit, ndërsa nga hetimet paraprake, dyshohet se përplasja ka ardhur nga lagështia në rrugë si dhe tejkalimi i shpejtësis­ë. Në një tjetër aksident të ndodhur në aksin rrugor Librazhd- Përrenjas, mbetën të plagosur katër persona. Dy furgonë me pasagjerë janë përplasur mes tyre në vendin e quajtur "Kthesa e Pishkashit". Edhe në këtë rast shkak është bërë lagështia në rrugë dhe shpejtësia me të cilën po lëviznin automjetet. Ndërkohë, gjatë mesditës së hënë, një aksident me pasojë vdekjen e një 25- vjeçari ka ndodhur në rre- thrrotulli­min e Rrogozhinë­s. Policia bëri të ditur se një mjet me rimorkio, me drejtuesin shtetasin G. S, 35 vjeç, ka përplasur mjetin tip "Fiat Punto", me drejtues shtetasin M. Zh., 25 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë 25- vjeçari, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Kurse gjatë paradites, në një aksident të ndodhur në dalje të qytetit të Shkodrës, një këmbësor u godit nga një automjet. Policia shoqëroi drejtuesit e automjetit, ndërsa mësohet se këmbësori, S. B. 93 vjeç, ndodhet në gjendje kritike.

 ??  ?? Aksidenti i ndodhur në Xibrakë
Aksidenti i ndodhur në Xibrakë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania