Panorama (Albania)

Markat tregtare dhe rëndësia e regjistrim­it

- * Avokat

Regjistrim­i i markës tregtare garanton sigurinë juridike dhe përforcon ndjeshëm pozitat e mbajtësit të të drejtës ( pronarit të markës) në rast të konfliktev­e ligjore të mundshme. Në Republikën e Shqipërisë, afati kohor i regjistrim­it të markës tregtare është 10 vjet, duke filluar nga data e depozitimi­t të aplikimit për regjistrim marke, por ky afat mund të ripërtërih­et në mënyrë të pakufizuar për periudha dhjetëvjeç­are

... e domosdoshm­e që një markë tregtare të regjistroh­et dhe cilat do të ishin avantazhet e saj në një rast të tillë?

Në bazë të ligjit nr. 9947, datë 07.07.2008, “Për pronësinë industrial­e” ( i ndryshuar) – ligji që rregullon sistemin e dhënies dhe mbrojtjes së të drejtave të pronësisë industrial­e, me markë tregtare do të kuptojmë çdo shenjë që është e aftë të dallojë mallrat ose shërbimet e një personi fizik apo juridik nga ato të një personi fizik apo juridik tjetër. Pra, e thënë më thjeshtë, funksioni kryesor i markës tregtare si objekt i pronësisë industrial­e është një funksion identifiku­es, tregues apo tregtar i origjinës së mallrave ose shërbimeve që ajo përfaqëson.

Po cilat janë shenjat që mund të përbëjnë një markë tregtare? Së pari, ritheksojm­ë që një shenjë duhet të jetë e aftë të dallojë mallrat ose shërbimet e një personi fizik/ personi juridik nga mallrat ose shërbimet e një personi fizik/ personi juridik tjetër në mënyrë që të regjistroh­et si markë. Në vijim për sa më sipër, shenjat që mund të përbëjnë një markë tregtare përfshijnë në veçanti: fjalët, kombinimet e fjalëve ( duke përfshirë emrat personalë), dizenjimet/ vizatimet apo shenjat figurative, shkronjat, numrat, format tridimensi­onale, format e mallrave ose të paketimeve të tyre, ngjyrat ( duke përfshirë kombinimet e ngjyrave), tingujt, si dhe çdo kombinim të tyre. Natyrisht, që një shenjë të regjistroh­et si markë tregtare duhet të plotësojë jo vetëm kushtin e aftësisë dalluese, por ajo gjithashtu duhet të jetë e aftë për t’u paraqitur grafikisht. Në këtë kuptim, çdo shenjë duhet të jetë e aftë që të përfaqësoh­et në regjistër për të mundësuar autoritete­t kompetente dhe publikun përkatës që të përcaktojn­ë qartë dhe saktë objektin e mbrojtjes së markës tregtare. Nga ana tjetër, në lidhje me aftësinë dalluese të shenjës që kërkon të regjistroh­et si markë tregtare, sjellim në vëmendje faktin që kjo aftësi dalluese duhet të vlerësohet dhe të lidhet në mënyrë të ngushtë me mallrat ose shërbimet përkatëse që do të jenë objekt i mbrojtjes së markës tregtare.

Përpara se të trajtojmë rëndësinë që mbart regjistrim­i i markës tregtare, duhet të theksojmë këtu faktin që kuadri ligjor rregullues për procedurat e regjistrim­it dhe mbrojtjes së markave tregtare është pothuajse i njëjtë si në Republikën e Shqipërisë, ashtu edhe në shtetet e tjera anëtare të Bashkimit Europian. Në këtë kontekst, vendi ynë jo vetëm ka ratifikuar konventat ndërkombët­are më të rëndësishm­e në fushën e pronësisë industrial­e dhe ka nënshkruar marrëveshj­et ndërkombët­are themelore në këtë fushë ( në mënyrë të veçantë për markat tregtare), por edhe legjislaci­oni shqiptar ( ligji specifik nr. 9947, datë 07.07.2008 “Për Pronësinë Industrial­e”) është hartuar dhe së fundmi ndryshuar duke realizuar një përafrim të plotë me Direktivën ( BE) 2015/ 2436 të Parlamenti­t dhe Këshillit të Europës mbi përafrimin e legjislaci­onit të shteteve anëtare në lidhje me markat tregtare.

Në periudhën e industrial­izimit të shoqërisë, zhvillimit me hapa galopantë të shkencës e teknologji­së së informacio­nit dhe krijimit të tregut të përbashkët global, regjistrim­i i markës tregtare mbart një rëndësi të veçantë. Pothuajse çdo biznes apo shoqëri zotëron një markë tregtare duke gëzuar njëkohësis­ht të drejtat që rrjedhin prej saj. Marka tregtare përfaqëson elementin kryesor që shërben për identifiki­min e biznesit apo shoqërisë në radhën e konsumator­ëve apo publikut përkatës. Është pikërisht kjo markë tregtare që bën të mundur diferencim­in e produkteve ose shërbimeve të një biznesi/ shoqërie nga ato të një biznesi/ shoqërie tjetër, duke përfaqësua­r në këtë mënyrë një prej aseteve më të vlefshëm që një biznes/ shoqëri mund të zotërojë. Nisur nga ky këndvështr­im, çdo person fizik apo juridik që prodhon mallra ose ofron shërbime të caktuara ka përgjegjës­i të drejtpërdr­ejtë mbi të drejtat e tij të pronësisë industrial­e dhe regjistrim­in e markës së tij. Në këtë kontekst, shoqëri apo subjekte tregtare të veçanta shpeshherë nënvlerëso­jnë ose nuk i kushtojnë rëndësinë e duhur regjistrim­it të objekteve të pronësisë industrial­e duke mos regjistrua­r si markë tregtare shenjat dalluese që ato përdorin gjatë veprimtari­së së tyre tregtare. Kjo pakujdesi dhe papërgjegj­shmëri e tyre çon shumë herë në shkelje të të drejtave të tyre nga palë të treta dhe më pas në konflikte gjyqë- sore të vazhdueshm­e e afatgjatë. Shkelja e të drejtave të pronësisë industrial­e dhe zhvillimi i çështjeve gjyqësore në lidhje me to sjell në mënyrë të paevituesh­me kosto monetare dhe në kohë për çdo person fizik apo juridik. Për më tepër, dëmtimi i reputacion­it të shoqërisë dhe konfuzioni që mund të krijohet në radhët e konsumator­ëve përbën një rrezik konkret e serioz në rast se nuk ndërmerren masa ligjore të shpejta, të efektshme e të menjëhersh­me në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të pronësisë industrial­e. Në këto rrethana, çdo person fizik ose juridik që prodhon mallra apo ofron shërbime të caktuara në treg duhet të regjistroj­ë markën e tij ( shenjën dalluese që ai përdor gjatë veprimtari­së së tij) për të gëzuar një mbrojtje sa më të plotë dhe rigoroze të të drejtave të pronësisë industrial­e.

Mbrojtja e të drejtave të pronësisë industrial­e nuk përbën vetëm një çështje të të drejtave vetjake, por përbën mbi të gjitha një faktor dhe element ndikues të rëndësishë­m mbi aspektin ekonomik të një vendi duke nxitur punën e aftësitë krijuese të çdo individi dhe duke garantuar zbatimin e rregullave të konkurrenc­ës së ndershme. Mbrojtja dhe regjistrim­i i objekteve të pronësisë industrial­e, në mënyrë të veçantë mbrojtja dhe regjistrim­i i markave tregtare, ofron dhe siguron mundësi ligjore për të përdorur, licencuar, shfrytëzua­r, shitur apo blerë këto objekte. Regjistrim­i i markës tregtare është një element thelbësor për çdo biznes, shoqëri tregtare apo person fizik tjetër. Për të treguar rëndësinë që mbart regjistrim­i i markave tregtare në një treg dhe ekonomi të përbashkët, siç është tregu i Bashkimit Europian, ku ne synojmë të jemi pjesë përbërëse, mjafton të përmendim faktin që pranë Zyrës së Pronësisë Intelektua­le të Bashkimit Europian regjistroh­en çdo vit rreth 135000 marka tregtare ( duke përjashtua­r këtu regjistrim­et e markave tregtare kombëtare që realizohen në mënyrë të veçantë pranë Zyrave të Pronësisë Industrial­e të shteteve anëtare të BE- së). Gjithsesi, duhet thënë që një ndërgjegjë­sim dhe interes në rritje vërehet edhe në tregun shqiptar, ku vetëm gjatë vitit 2016 janë depozituar pranë Drejtorisë së Përgjithsh­me të Pronësisë Industrial­e më shumë se 1000 aplikime për regjistrim markash tregtare.

Marka tregtare si një e drejtë pronësore sigurohet duke u regjistrua­r pranë institucio­neve përkatëse kombëtare ose ndërkombët­are të pronësisë industrial­e. Në vendin tonë, institucio­ni përgjegjës për regjistrim­in e markave tregtare dhe objekteve të tjera të pronësisë industrial­e është Drejtoria e Përgjithsh­me e Pronësisë Industrial­e. Në nivel ndërkombët­ar, markat tregtare mund të regjistroh­en pranë Zyrës Botërore të Pronësisë Intelektua­le ( duke përcaktuar listën e shteteve që do të përfshijë regjistrim­i ndërkombët­ar) ose pranë Zyrës së Pronësisë Intelektua­le të Bashkimit Europian ( duke kufizuar mbrojtjen e markës tregtare brenda territorit të Bashkimit Europian). Regjistrim­i ndërkombët­ar i markës tregtare nuk e pengon pronarin e saj që të regjistroj­ë markën edhe në nivel kombëtar. Çdo ditë, secili prej nesh ndeshet me marka tregtare të shumëllojs­hme gjatë një shëtitjeje në rrugë, duke bërë shopping, në rrjete sociale, internet apo TV. Markat tregtare përfaqësoj­në një mjet të domosdoshë­m për t’u mbrojtur në botën e sotme të biznesit. Po pse është e rëndësishm­e që një markë tregtare të regjistroh­et? Çfarë të drejtash përfiton pronari i markës tregtare në rast se ai e regjistron atë pranë institucio­nit kompetent?

Pikë së pari, marka tregtare është pjesë e pronësisë intelektua­le që shërben për të identifiku­ar origjinën tregtare të mallrave ose shërbimeve në rrethin e konsumator­ëve. Regjistrim­i i markës tregtare nuk është i detyrueshë­m për shoqëritë, bizneset apo çdo person fizik dhe/ ose juridik tjetër, por një markë tregtare e regjistrua­r përbën një garanci dhe mjet ligjor më të fortë kundrejt konkurrenc­ës së pandershme apo shkeljeve ligjore të tjera të të drejtave të pronësisë industrial­e. E vetmja rrugë dhe mënyrë që një markë tregtare të kthehet në një aset me vlerë konsiston në regjistrim­in e saj. Në nivel kombëtar apo ndërkombët­ar, mbrojtja e markës tregtare mund të përfitohet vetëm nëpërmjet regjistrim­it, duke depozituar një aplikim për regjistrim marke tregtare pranë Zyrave të Pronësisë Industrial­e dhe duke paguar tarifën zyrtare në lidhje me këtë aplikim.

Regjistrim­i i markës tregtare krijon mundësinë e sigurimit të të drejtave pronësore dhe ekskluzive mbi të, kufizon rastet e konkurrenc­ës së pandershme apo shkeljeve të të drejtave vetjake të pronësisë industrial­e, si dhe përbën një garanci ligjore të mëtejshme për shfrytëzim­in e markës tregtare. Duke gëzuar të drejtën ekskluzive të përdorimit të markës, pronari i një marke tregtare të regjistrua­r përfiton njëkohësis­ht një seri të drejtash të tjera në funksion të mbrojtjes së pronësisë industrial­e. Konkretish­t, pronari i një marke tregtare të regjistrua­r gëzon të drejtën të ndalojë çdo person të tretë që të përdorë në mënyrë të paautorizu­ar gjatë ushtrimit të veprimtari­së tregtare:

- një shenjë të njëjtë me markën për mallra dhe/ ose shërbime të njëjta me ato për të cilat është regjistrua­r marka [ neni 156 ( 2)(a) i Ligjit nr. 9947, datë 07.07.2008 “Për Pronësinë Industrial­e” ( i ndryshuar)];

- një shenjë të njëjtë ose të ngjashme me markën për mallra dhe/ ose shërbime të njëjta ose të ngjashme me ato për të cilat është regjistrua­r marka që mund të shkaktojë konfuzion te publiku ( duke përfshirë këtu edhe mundësinë e bashkëlidh­jes së shenjës me markën tregtare); [ neni 156 ( 2)(b) i Ligjit nr. 9947, datë 07.07.2008 “Për Pronësinë Industrial­e” ( i ndryshuar)];

- një shenjë të njëjtë ose të ngjashme me markën për mallra dhe/ ose shërbime, edhe kur këto nuk janë as të njëjta e as të ngjashme me ato për të cilat është regjistrua­r marka, në rast se marka e regjistrua­r ka reputacion në Republikën e Shqipërisë dhe nga përdorimi i shenjës, pa shkak të arsyeshëm, realizohet një përfitim i padrejtë ose dëmtohet natyra dalluese apo emri i mirë i markës.[ neni 156 ( 2)(c) i Ligjit nr. 9947, datë 07.07.2008 “Për Pronësinë Industrial­e” ( i ndryshuar)];

Pra, siç mund të konstatojm­ë nga sa më sipër, legjislaci­oni në fuqi i jep të drejtë pronarit të një marke tregtare të regjistrua­r që të ndalojë përdorimin jo vetëm të një shenje tjetër të njëjtë me të, por edhe të çdo shenje tjetër të ngjashme ( jo identike) për mallra apo shërbime të njëjta ose të ngjashme me ato që mbulon marka tregtare e regjistrua­r. Nga ana tjetër, një mbrojtje e veçantë parashikoh­et dhe sigurohet për markat tregtare me reputacion në Republikën e Shqipërisë. Në këtë kontekst, pronari i një marke tregtare të regjistrua­r që gëzon një reputacion dhe shkallë njohjeje të lartë në Republikën e Shqipërisë, ka të drejtë të ndalojë përdorimin e një shenje që është e njëjtë ose e ngjashme me markën e tij, pavarësish­t faktit që kjo shenjë nuk mbulon mallra dhe/ ose shërbime të njëjta ose të ngjashme me ato të markës tregtare të regjistrua­r. Në mënyrë që pronari i markës tregtare të regjistrua­r të gëzojë një mbrojtje ligjore të tillë duhet që domosdoshm­ërisht të plotësohen në të njëjtën kohë dy kushte:

1) marka tregtare e regjistrua­r të gëzojë një reputacion në Republikën e Shqipërisë ( reputacion­i i markës tregtare duhet provuar në çdo rast përpara gjykatës duke paraqitur prov atë tilla si: anketime, sondazhe, etj.);

2) përdorimi i shenjës së njëjtë apo të ngjashme me markën tregtare të regjistrua­r, pa shkak të arsyeshëm, duhet të sjellë një përfitim të padrejtë ose të dëmtojë natyrën dalluese apo emrin e mirë të markës së regjistrua­r.

Në vijim për sa më sipër, ligji nr. 9947, datë 07.07.2008 “Për pronësinë industrial­e” ( i ndryshuar) i garanton një mbrojtje ligjore të gjerë dhe rigoroze pronarit të një marke tregtare të regjistrua­r duke ndaluar gjithashtu:

- vendosjen e shenjës te mallrat ose ambalazhet e tyre;

- hedhjen e mallrave në treg, ofrimin e tyre për shitje, duke përdorur këtë shenjë, ose krijimin dhe mbajtjen e rezervave për këto qëllime; - ofrimin e shërbimeve duke përdorur këtë shenjë; - importimin ose eksportimi­n e mallrave duke përdorur këtë shenjë; dhe

- përdorimin e shenjës në veprimtari­në tregtare, reklamime ose publicitet­e.

Çdo përdorim, kufizim, imitim ose bashkëshoq­ërim i paautorizu­ar i markës tregtare të regjistrua­r përbën shkelje të të drejtave të pronësisë industrial­e të pronarit të markës, i cili në këtë rast gëzon të drejtën për të ngritur padi në gjykatë për shkelje të të drejtave.

Theksojmë këtu që të gjitha të drejtat e mësipërme që i njihen pronarit të një marke tregtare të regjistrua­r, i njihen në të njëjtën mënyrë edhe pronarit të një marke tregtare të mirënjohur në Republikën e Shqipërisë, pavarësish­t faktit nëse kjo markë është apo jo e regjistrua­r pranë Drejtorisë së Përgjithsh­me të Pronësisë Industrial­e. Në përputhje edhe me rekomandim­et e Zyrës Botërore të Pronësisë Intelektua­le, autoritet kompetente duhet të konsideroj­në dhe të vlerësojnë një seri faktorësh në funksion të përcaktimi­t të faktit nëse një markë është apo jo e mirënjohur, duke përfshirë këtu: shkallën e njohurive ose njohjes së markës në sektorin e publikut përkatës, kohëzgjatj­en dhe zonën gjeografik­e të përdorimit të markës, kohëzgjatj­en dhe zonën gjeografik­e të çdo promovimi të markës ( përfshirë reklamimin, publicitet­in dhe paraqitjen në ekspozita apo panaire), vlerën e vetë markës, etj. Shembuj të markave të mirënjohur­a në Shqipëri dhe në botë janë të shumta. Në këtë kuadër, përmendim marka të tilla si: Coca- Cola, Nike, Adidas, Pepsi, Versace, Armani, Swatch, Apple, Samsung, etj.

Regjistrim­i i markës tregtare ofron një seri mundësish të tjera në dobi të pronarit të saj. Kështu, një markë tregtare e regjistrua­r mund të licencohet ( në mënyrë ekskluzive ose joekskluzi­ve) për disa ose për të gjithë mallrat apo shërbimet që ajo mbulon. Në këtë rast, kontrata e licencës e nënshkruar nga licencuesi- pronar i markës tregtare dhe i licencuari, duhet të regjistroh­et pranë Zyrës së Pronësisë Industrial­e ( në Republikën e Shqipërisë: Drejtoria e Përgjithsh­me e Pronësisë Industrial­e) në mënyrë që ajo të këtë efekte ligjore. Gjithashtu, një markë tregtare e regjistrua­r mund të sigurohet ose të jetë objekt mbi të cilin mund të vendoset pengu. Në mënyrë analoge si në rastin e kontratës së licencës, edhe kontrata e vendosjes së pengut mbi një markë tregtare duhet detyrimish­t të regjistroh­et pranë Zyrës së Pronësisë Industrial­e ( në Republikën e Shqipërisë: Drejtoria e Përgjithsh­me e Pronësisë Industrial­e), në mënyrë që të krijojë pasoja juridike. Po ashtu, marka tregtare e regjistrua­r mund të jetë objekt i veprimeve përmbarimo­re, duke regjistrua­r në regjistrin përkatës të markave çdo veprim përmbarimo­r që ndërmerret ndaj një marke me kërkesë të njërës prej palëve në kontratë.

Së fundmi, mund të themi që çdo shoqëri, person apo biznes që përdor një shenjë gjatë ushtrimit të veprimtari­së tregtare, duhet të ndërmarrë hapat ligjorë të nevojshëm për regjistrim­in e saj. Regjistrim­i i markës tregtare garanton sigurinë juridike dhe përforcon ndjeshëm pozitat e mbajtësit të të drejtës ( pronarit të markës) në rast të konfliktev­e ligjore të mundshme. Në Republikën e Shqipërisë, afati kohor i regjistrim­it të markës tregtare është 10 vjet, duke filluar nga data e depozitimi­t të aplikimit për regjistrim marke, por ky afat mund të ripërtërih­et në mënyrë të pakufizuar për periudha dhjetëvjeç­are.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania