Panorama (Albania)

Kur rritja nuk mjafton

- PROF. DR. ARBEN MALAJ* MSC. DONALD VULLNETARI*

... indekseve dhe indikatorë­ve ekonomikë dhe socialë për të matur më mirë zhvillimin; debati nëse ekonominë e një vendi mund ta menaxhojnë më mirë ekonomistë­t apo sociologët ( www. nytimes. com/ 2017/ 03/ 17/ upshot/ what-if- sociologis­ts- had- as- muchinflue­nce-as- economists. html), janë sot në qendër të sfidave të mendimit ekonomik.

Ekonomistë­t po diskutojnë gjithnjë e më tepër rreth faktorëve të thellimit të pabarazisë. Ndërkohë që një pjesë e saj vjen për shkak të rritjes së të ardhurave te një grup i vogël miliarderë­sh, një pjesë tjetër vjen edhe për shkak të trashëgimi­t të pasurisë nga brezi në brez, por shqetësimi kryesor mbetet thellimi i pabarazisë për shkak të dështimit të politikave ekonomike e sociale në rritjen e të ardhurave të disponuesh­me te klasat e varfra dhe të mesme.

Shefat e bankave qendrore dhe kolegët e tyre gjithnjë e më shumë po e vënë theksin te sfidat e vështira sociale, ekonomike dhe politike që po kalojnë vendet e zhvilluara dhe vendet në zhvillim. Të vetëdijshë­m se limitet e përdorimit të politikave monetare jokonvenci­onale janë ngushtuar dhe fuqitë e politikave fiskale po shterojnë, debatet janë fokusuar te lloji, struktura dhe indikatorë­t e politikave ekonomike, veçanërish­t te reformat strukturor­e për uljen e papunësisë, varfërisë dhe ndaljes së thellimit të pabarazisë, e cila ka arritur në nivele kritike.

Sipas studiuesve, vetëm rritja ekonomike nuk është e mjaftueshm­e për të vlerësuar zhvillimin e një vendi. Ben Bernake, ish- guvernator i FED- it, i kushtoi vëmendje të veçantë këtij debati në fjalimin e tij në forumin e BQE- së. ( www. brookings. edu/ blog/ ben- bernanke/ 2017/ 06/ 26/ when-growth- isnot- enough). Studimet argumentoj­në se mobiliteti social, kalimi nga klasa e varfër në klasën e mesme dhe nga klasa e mesme në klasën e pasur, është vështirësu­ar. Numri i personave, të cilët nëpërmjet punës dhe suksesit po bëhen të pasur, po vjen duke rënë. Klasa, apo gjendja pasurore e prindërve, po kthehet në faktorin e vetëm përcaktues të klasës dhe të gjendjes pasurore të fëmijëve të tyre. Kjo vret pritshmëri­të pozitive të një pjese të konsiderue­shme të popullsisë së çdo vendi. Aktualisht, konfliktet sociale janë prezente kudo.

Zinxhiri i efekteve negative nga një rritje ekonomike jo e drejtë, përfshin edhe mungesën e besimit tek institucio­net ekonomike dhe politike. Me shqetësim shihet rritja në nivele kritike, edhe në vendet e zhvilluara, e perceptimi­t publik se qeveritë janë në shërbim të të pasurve, dhe të elitave me fuqi politike, në këtë mënyrë duke përfaqësua­r gjithnjë e më pak interesat e klasës së mesme dhe të të varfërve. ( http:// www. peoplepres­s. org/ 2017/ 05/ 03/ public-trust- in- government-remains- near- historic- lows- as- partisan-attitudes- shift/)

Përballë këtyre risqeve potenciale dhe në rritje, kërkohen zgjidhje sa më të mirëstudiu­ara dhe të implementu­eshme. Theksi vihet te reformimi i tregut të punës. Thelbësore është rritja e punësimi, reduktimi i varfërisë dhe ndalja e thellimit të pabarazisë. Ekonomistë­t po debatojnë lidhur me efektet pozitive të sigurimit të një të ardhure të domosdoshm­e për çdo individ dhe familje. Debati përfshin përdorimin e këtij instrument­i në nivel global në luftën kundër varfërisë. ( http:// www. frankvande­nbroucke. uva. nl/ wp-content/ uploads/ 2017/ 08/ 293. pdf) Ekonomistë­t po debatojnë për efektin që mund të kenë politikat rishpërnda­rëse në reduktimin e pabarazisë. Rritja e pagës minimale, tatimi progresiv i transferim­it të pasurisë dhe i të ardhurave nga kapitali, përfshihen në debatet për opsionet e zgjidhjeve. Studimet e mëparshme argumentoj­në se politikat rishpërnda­rëse nuk e kanë zbutur thellimin e pabarazisë. Kjo na çon në përfundimi­n se politikat ekonomike dhe reformat strukturor­e prioritare duhet të synojnë të rritin barazinë e mundësive që të zbutin pabarazinë e të ardhurave.

Politikat në tregun e punës duhet të përqendroh­en te zhvillimi i aftësive të punonjësve, sidomos te përmirësim­i i aftësive në bazë të nevojave të tregut. Reformat strukturor­e, sidomos në lidhje me liberalizi­min e tregut të punës, me qëllim që vendet të fitojnë konkurrues­hmërinë kombëtare në tregtinë e mallrave dhe shërbimeve, vlerësohen si prioritare. Forcimi i shtetit ligjor, reformimi i sistemit arsimor në shërbim të trendeve të tregjeve të reja të punës, reduktimi i pengesave të panevojshm­e, lehtësimi në maksimum i hapjes së bizneseve individual­e, të vogla dhe të mesme, rritja e ndërm- jetësve financiarë që lehtësojnë aksesin dhe koston e financimit të biznesit, rritja e pjesëmarrj­es së grave në aktiviteti­n ekonomik, janë disa reforma strukturor­e që mund të rritin barazinë e mundësive.

Në vendin tonë, rritja ekonomike po tenton t’u kthehet ritmeve të larta, por shkalla e papunësisë dhe shkalla e varfërisë mbeten sfiduese, ndërsa thellimi i pabarazisë pa politika konkrete për ndaljen e tij, mund të bëhet në të ardhmen influencue­s i zhvillimev­e sociale dhe politike. Kjo situatë kërkon reforma strukturor­e, të cilat do të sjellin jo vetëm ritme më të larta të rritjes ekonomike, por gjithashtu edhe një rritje më gjithëpërf­shirëse.

Reformat duhen të shtrihen në nivel kombëtar, por edhe në atë vendor. Qytetet dhe rajonet ekonomike gjithnjë e më shumë do të jenë burime të drejtpërdr­ejta të zhvillimit dhe punësimit. Kërkohet qe reformat strukturor­e të jenë të mirëstudiu­ara, të jenë të harmonizua­ra, të jenë unike në disa elemente të tyre, por edhe specifike për qytete dhe rajone të caktuara. Fokusi i tyre duhet të jetë mirëqenia, e cila mund të arrihet duke ulur varfërinë dhe pabarazinë. Rritja ekonomike që prodhon nivele të larta të varfërisë dhe pabarazisë nuk stimulon zhvillim. Duhet të ndërgjegjë­sohemi sot për kostot e rënda sociale, ekonomike e politike të krizave dhe domosdoshm­ërinë e reformave, që në të ardhmen të mos gjendemi të papërgatit­ur përballë tyre.

Strategjia më e mirë është parandalim­i i tyre, çka nënkupton që goditjet e tyre të jenë sa më të menaxhuesh­me dhe të veprojnë për periudha jo të gjata. Kjo kërkon që në periudhat e fazave pozitive të cikleve ekonomike, të cilat karakteriz­ohen nga norma të larta rritjeje, nivele jo të larta të papunësisë, deficite buxhetore të balancuara dhe borxh publik në ulje, të ndërmerren dhe zbatohen strategji afatmesme dhe afatgjata të bazuara në reformat strukturor­e sa më efikase. Pas ripërsërit­jes së krizave dhe sidomos 10 vite mbas krizës globale të vitit 2007, ka shumë leksione të dobishme për t’u mësuar nga studiuesit dhe politikëbë­rësit. * Rektor i Universite­tit “Luarasi” * Fakulteti i Ekonomisë i UT

Në vendin tonë, rritja ekonomike po tenton t’u kthehet ritmeve të larta, por shkalla e papunësisë dhe shkalla e varfërisë mbeten sfiduese, ndërsa thellimi i pabarazisë pa politika konkrete për ndaljen e tij, mund të bëhet në të ardhmen influencue­s i zhvillimev­e sociale dhe politike. Kjo situatë kërkon reforma strukturor­e, të cilat do të sjellin jo vetëm ritme më të larta të rritjes ekonomike, por gjithashtu edhe një rritje më gjithëpërf­shirëse

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania