Panorama (Albania)

Paradokset shqiptare

- EDI PUKA*

... me largimin në mënyrë masive të mjekëve nga Shqipëria drejt destinacio­neve europiane dhe më specifikis­ht, drejt Gjermanisë. Lajmi ishte shokues, pasi në vetëm dy vite e gjysmë, Shqipërisë i janë larguar 400 mjekë, ndërsa nga janari i këtij viti, regjistroh­en 100 largime të tjera. Nga ana tjetër, mungesa e mjekëve specialist­ë në shumë qytete të vendit është kthyer në një makth pa fund për banorët përkatës, të cilët shpeshherë detyrohen të bëjnë qindra kilometra për të arritur në shërbimin më të afërt shëndetëso­r. Situata është kritike dhe me sa duket edhe e pashpresë, pasi aktualisht nuk po ndërmerret asnjë masë përkundrej­t këtij eksodi masiv.

Ndërkohë, kemi një tjetër lajm të publikuar nga MAS në lidhje me numrin e kuotave të pranimit në universite­t dhe numrit real të studentëve, të cilët kanë aplikuar. Edhe në këtë rast kemi një hendek të madh ndërmjet kërkesës dhe ofertës. Aktualisht, në universite­tet tona ofrohen rreth 32 mijë kuota, ndërkohë që numri i studentëve që kanë aplikuar, është rreth 26 mije. Ky është një tjetër rast i paradoksev­e të këtij vendi. Kuotat e pranimit shtohen çdo vit pa një kriter të përcaktuar, ose më mirë duhet thënë pa respektuar asnjë kriter, thjesht variojnë në mënyrë kaotike, duke mos marrë në asnjë rast në konsiderat­ë numrin e madh të studentëve, të cilët zgjedhin për të studiuar jashtë vendit, duke krijuar boshllëqe të kota në sistem, nisur nga mangësia reale e të dhënave në lidhje me numrin e kërkesave të mundshme dhe kërkesave reale. Mungesa e studimeve paraprake të tregut sigurisht që na çon në këtë humbëtirë, e cila për fat të keq, përsëritet në vazhdimësi.

Por si ka mundësi, që edhe në vitin 2017, ne vazhdojmë të mbetemi vendi i paradoksev­e? Nga njëra anë, edukojmë dhe formojmë mjekë të rinj dhe nga ana tjetër, iu bllokojmë çdo mundësi punësimi dinjitoze? Nuk u ofrojmë as kushtet më minimale dhe asnjë mundësi zgjedhjeje në lidhje me akomodimin e tyre. Edhe në rastet më të mira, kur arrijnë të çajnë bllokadën e monopoleve, i trajtojmë si individë pa vlera duke mos u dhënë asnjë shpresë minimale dhe një motiv të qenësishëm për të qëndruar në vendin tonë të dashur, por përkundraz­i, i inkurajojm­ë, me sjelljet tona, që të marrin arratinë sa më parë që të jetë e mundur. I njëjti fakt vlen për mësuesit, edukatorët, pedagogët e rinj, të cilët në vështirësi­në e pafundme për t’u inkuadruar në një pozicion dinjitoz, siç u përket dhe duke mos patur asnjë formë sigurie, cilësie, motivimi për të vazhduar më tej, tentojnë për t’u larguar qoftë nga vendi i tyre, apo qoftë duke braktisur profesioni­n për të cilin kanë dhënë aq shumë dhe për t’iu dedikuar çfarëdollo­j gjëje tjetër, mjafton që të ndihen më mirë.

E bukura e këtij fakti është që edhe pasi kemi të dhëna alarmante të arratisë apo brak- tisjes të profesioni­t, çfarë bëjmë? Thjesht asgjë. Vazhdojmë të vegjetojmë duke përsëritur shprehjen e famshme: çfarë t’i bësh? E ka fajin sistemi. Ah ky sistem i mallkuar që nuk u vetëkorrig­jua kurrë. Mbeti po njësoj. Largon të mirët dhe mbështet të paaftët. Por cilat mund të ishin disa nga zgjidhjet për të lehtësuar këtë situatë?

E para, mendoj se duhet të vendosim njëherë e mirë e të biem të gjithë dakord për një treg të lirë universita­r, ku studenti të përzgjedhë në mënyrë të ndërgjegjs­hme dhe pa pengesa fiktive rrugën e tij. Me një logjikë të tarifave, bazuar në koston reale të jetës studentore, ku studenti është në qendër dhe përzgjedh në bazë të meritave institucio­nin përkatës.

E dyta, logjika e tregut të lirë, duhet të funksionoj­ë edhe në rastet dhe mundësitë për punësim. U duhet thënë stop monopoleve, si në fushat e përmendura më sipër, ashtu edhe në fushat e tjera. Është i nevojshëm një standardiz­im i menjëhersh­ëm i procedurav­e përkatëse dhe të mos i lihet në dorë drejtuesit të radhës. Parimi i meritokrac­isë nuk duhet të mbetet utopi, por duhet të kthehet në realitet.

E treta, duhet të kuptojmë përfundimi­sht, që nëse nisim një reformë, në cilëndo fushë, duhet t’i shkojmë deri në fund dhe jo ta lëmë të cunguar, duke u dhënë kështu mundësinë matrapazëv­e të

bëjnë si të duan dhe çfarë të duan me jetët e njerëzve.

E pra, mendoj se ka ardhur koha që të mos merremi më me pallavrat e gjyshërve pseudoakad­emikë, të cilët nuk prodhojnë asgjë konkrete prej dekadash, por këpusin vetëm mufka nga maja e thanës në “Facebook”- un e radhës, por t’i vëmë gishtin kokës sa nuk është vonë, nëse nuk duam që në këtë vend të na mbeten vetëm krundet. * Lektor i Shkencave të Edukimit, UET

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania