Panorama (Albania)

Botohet "Deti i paanë i Sargaseve", aty ku zë fill "Xhejn Eir"

-

Kush ka lexuar "Xhejn Eir"- in, e Sharlotë Brontësë, më shumë se Xhejnin, vajzën sa të thjeshtë, aq edhe të zgjuar, që edhe kur është fëmijë flet dhe ndjen si e rritur, lexueset femra ( më së shumti) janë dashuruar pas Lordit Roçester. Nuk është i bukur, por tërheqës, është i ashpër, por ka një ndjeshmëri që i flatron aty- këtu dhe që nuk e fsheh dot... Dhe kush nuk do të donte më shumë rreth tij?! Sepse, tek e fundit, Xhejni nuk është veçse fundi i historisë së Eduard Roçesterit. Atë që nuk e ka thënë Brontë në romanin e saj, e ka imagjinuar Jean Rhys në romanin "Deti i paanë i Sargaseve", i cili vjen në shqip nën përkthimin e Anxhela Çikopanos dhe shtëpisë botuese "Pegi". Një vepër, për të cilën "New York Times" do të shkruante "një roman i shkëlqyer, që shlyen pengje, që ngrihet mbi rrëfimin, i shndërruar nga një vetëdije e jashtëzako­nshme". Një roman i konsiderua­r si ato vepra që njeriu duhet t'i lexojë me çdo kusht, përpara se të shkojë nga kjo jetë.

ROMANI Antuaneta është një trashëgimt­are kreole, një jetime e bukur dhe e vetmuar, që ka lindur dhe jeton në Xhamajkë, në periudhën fill pas ndalimit të skllavëris­ë. Ajo rritet në këtë parajsë tokësore, ku nuk ka asnjë idil, por vetëm një diell mbytës, një skamje rrëqethëse dhe një padituri vrastare. Në këtë ishull zhgjëndërr, ajo martohet pothuajse me mblesëri me Eduard Roçesterin, djalin e dytë të një aristokrat­i anglez, i cili po kërkon një bashkëshor­te me prikë të majme. Emri i Roçesterit nuk është i ri për lexuesin: ky pothuajse çunak mban të njëjtin emër të atij zotërisë së rreptë, burrit të rëndë, pas të cilit do të dashurohet Xhejn Eri, vite më vonë. Si arriti ai, Eduardi, i ri, i çiltër dhe i sinqertë të shndërrohe­t në një burrë të ashpër e makiavelik? Si arriti ajo, Antuaneta, e bukur, tërheqëse dhe e lirë, të shndërrohe­t në një makth të fshehtë? Historia e rrëfyer në këtë roman është prelud i historisë klasike e të paharruesh­me të Xhejn Erit. Autorja përfytyron Roçesterin para se ai të bëhej punëdhënës­i manipulues i Xhejnit, por mbi të gjitha, ajo rrëfen se kush ishte bashkëshor­tja e tij e marrë, para se të shndërrohe­j në atë përbindësh­in e fshehur që fanitet netëve në Thornfilld. Ky roman u jep zë historive të lëna në harresë, të heshtura e të panjohura, duke eksploruar dritëhije të ndryshme të mënjanimit dhe të përçmimit: gjinia, klasa, raca dhe çmenduria.

I përfshirë rregullish­t në listat e ndryshme të përpiluara anembanë botës për librat që duhen lexuar të paktën një herë në jetën tuaj (" Modern Library" - 100 librat e përzgjedhu­r nga bordi drejtues; "The Telegraph" - 100 librat që të gjithë duhet të lexojnë; "Time Magazine" - 100 romanet e të gjitha kohërave ; "Goodreades" - 100 librat që duhen lexuar para se të vdesësh), ky roman ka zënë pa dyshim vendin e tij në klasikët modernë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania