Panorama (Albania)

Merkel, thirrje Erdoganit: Të lirohen të arrestuari­t

-

Raporte të acaruara mes Gjermanisë dhe Turqisë. Vetë Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka konfirmuar situatën, e cila duket se nuk ka përmirësim­e.

Sipas "Deutsche Welle"- s, Merkel ka kërkuar mirëkuptim­in e bashkëqyte­tarëve me origjinë turke në Gjermani, për veprimet e saj ndaj qeverisë në Ankara. "Unë me shumë dëshirë do të kisha raporte më të mira me Turqinë, por duhet të shohim realitetin", tha Merkel dje në Berlin, në konferencë­n e shtypit pas pushimeve të verës. Ajo foli për një "fazë shumë të komplikuar" në raportet gjermano- turke.

Për shkak të arrestimit të shtetasve gjermanë në Turqi, ka qenë "për fat të keq" i domosdoshë­m edhe riorientim­i në raportet me këtë vend, tha Merkel. Përmirësim­i i raporteve varet nga "respektimi i rregullave të shtetit juridik", shpjegoi kryetarja e CDU- së. "Ne nuk shohim momentalis­ht që kjo po ndodh në Turqi". Përveç kësaj, ekziston edhe një kërkesë shumë e qartë e qeverisë gjermane që gjermanët e arrestuar për shkaqe politike të lirohen menjëherë.

Aktualisht, sipas të dhënave të Ministrisë së Jashtme, nën masa arresti në Turqi po mbahen 10 persona me nënshtetës­i gjermane, ndër ta edhe gazetarët Deniz Yücel dhe Mesale Tolu, si dhe aktivisti i të drejtave të njeriut, Peter Steudtner. MERKEL MBRON POLITIKËN NDAJ

REFUGJATËV­E Kancelarja foli edhe për politikën ndaj refugjatëv­e. Ajo kundërshto­i përshtypje­t se ka hequr dorë nga politika e saj e mirëseardh­jes për refugjatët. Merkel thotë se masat e fundit ndaj refugjatëv­e janë në frymën e njëjtë si mirëpritja në vitin 2015. Ajo tha se hapja e kufijve në vitin 2015 për refugjatët në nevojë ishte e domosdoshm­e, për shkak të gjendjes së rëndë humanitare të tyre.

Por tani kërkohen masa të tjera dhe zgjidhje afatgjata. Europianët mund të jetojnë në siguri dhe mirëqenie, vetëm nëse shikojnë edhe problemet në vendet e tjera dhe përballen me zhvillimin e tyre ekonomik. Merkel përsëriti kritikat ndaj vendeve të BE- së, të cilat kundërshto­jnë politikën e shpërndarj­es së refugjatëv­e. Solidarite­t nuk do të thotë vetëm të ndihmosh një vend, por duhet të ndihmohen të gjitha vendet. Në këtë rast, edhe Italia, edhe Greqia, që po përballen më së shumti me valën e refugjatëv­e ilegalë.

 ??  ??
 ??  ?? Kancelarja Angela Merkel dhe presidenti turk Erdogan
Kancelarja Angela Merkel dhe presidenti turk Erdogan

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania