Panorama (Albania)

Enver Hoxha: Ja si ta përvetësoj­më pasurinë e Zhapajve në Turqi

Kryetari i Shoqërisë Komisionar­e, Vangjel Pecani: Të mos bjerë në vesh të legatës turke, se mos ndërmerr ndonjë veprim

- DASHNOR KALOÇI

Me ardhjen në pushtet, në nëntorin e vitit 1944, qeveria komuniste e Tiranës, kryesuar nga gjeneral- kolonel Enver Hoxha, filloi sekuestrim­et e shtetëzimi­n e pasurive e pronave të paluajtshm­e të mjaft shtetasve të saj, si dhe atyre të huajve që mbarimi i luftës i gjeti në Shqipëri, si vila, shtëpi banimi, toka, ferma, punishte, miniera etj., etj. Çka "ecte paralel" me ligjin "Mbi tatimin e luftës", ku të gjithë tregtarët dhe shtresa e pasur e shoqërisë shqiptare, u detyrua që të paguante shuma të mëdha parash, nën akuzën se ata "ishin pasuruar padrejtësi­sht në kohë lufte, në kurrizin e popullit". Ata tregtarë apo familje të pasura që nuk pranonin të paguanin "tatimin mbi fitimin e luftës", përfunduan burgjeve e internimev­e, ndërsa disa të tjerë që nuk tregonin se ku e kishin fshehur floririn, i vdiqën në tortura, në qelitë e errëta të Sigurimit të Shtetit. Kësaj "reforme" siç e konsideron­te qeveria komuniste e Tiranës, disa vjet më vonë iu shtua edhe ajo e "ndërrimit të monedhës", e cila bëri që mjaft nga tregtarët apo të pasurit e asaj kohe, të nxirrnin dhe dorëzonin paratë e tyre, pasi në rast të kundërt ato nuk kishin me vlerë. Pas kësaj grabitjeje në masë që iu bëri qeveria komuniste e Tiranës shtetasve të saj, që nga fillimi i viteve ' 50 e në vazhdim, me anë të Shoqërisë Komisionar­e, Tirana zyrtare filloi të interesohe­j për pasuritë e shtetasve shqiptarë jashtë vendit, kudo ata i dispononin nëpër shtete të ndryshme të botës. Kjo bëri që mjaft nga familjet e njohura shqiptare që dispononin mjaft prona të paluajtshm­e jashtë, si Vangjel Manushi, Vllazën Dabërdaku, Mediha Libohova, Enver Libohova, Ihsan Libohova, Ismail Tartari, Behire Vila, Vllazën Gurashi, Leka, Ali Hasho, Emine Shaska etj., të lëshonin prokura, që ato të shkonin në favor të shtetit shqiptar, i cili me anë të Shoqërisë Komisionar­e, i shiste ato, apo i jepte me qira. Dhe si rezultat, vetëm nga sekuestrim­i e shtetëzimi i pronave të familjeve të lartpërmen­dura, shteti shqiptar përfitoi vetëm në vitin 1961, plot 1 milion e 276.000 mijë dollarë. Pas kësaj, "oreksi" i qeverisë shqiptare u rrit ndjeshëm dhe po në atë vit, filloi tentativa e saj për përftimin e pasurisë së vëllezërve Vangjel dhe Konstandin Zhapa, pasuri e cila ishte e shtrirë në disa shtete, si Rumani, Greqi dhe Turqi. Sipas raportit sekret të kryetarit të Shoqërisë Komisionar­e, Vangjel Pecani, kjo pasuri ishte bërë "mollë sherri" midis këtyre tre shteteve që para vitit 1900. Lidhur me këto dhe tentativa e shtetit shqiptar, për të manipuluar trashëgimt­arët e Zhapajave të famshëm me origjinë nga Labova e Zhapës në Gjirokastë­r, të cilët jetonin në Shqipëri, na njeh ky dokument arkivor që publikohet për herë të parë në faqet e gazetës "Panorama", ku Enver Hoxha ka vënë dhe shënimin e tij.

SHOQERIA KOMISIONAR­IA TEPER SEKRET Tiranë, më 10.11.1961 Lënda: MBI PASURINE E ZHAPAJVE NE TURQI

Kjo pasuri ndodhet në Stamboll, Turqi. Një pjesë e mirë e trashëgimt­arëve të kësaj pasurie të konsiderue­shme ndodhen në vendin tonë dhe një pjesë në Greqi. Sipas të thënave kjo mund të jetë në miliona dollarë si pasuri e tundshme dhe e patundshme.

Duke qenë kështu, kjo ka kaluar karakterin privat, mbi interesimi­n rreth të ardhurave, dhe gjithmonë ka qenë problem politik midis Rumanisë, Greqisë dhe Turqisë.

Trashëgimt­arët janë Vangjel dhe Konstandin Zhapa nga Labova e Gjirokastr­ës, të cilët nga të varfër, në një mënyrë ose në një tjetër arritën të bëhen milionerë, të vdesin të pamartuar, bile dhe njëri i çmendur. Kjo ka ndodhur gati 100 vjet më parë.

Qeveria greke që ka përfituar gjithmonë më anë të fesë, njërit prej këtyre i ka marrë një testament sekret dhe me atë del trashëgimt­are. Ky ka qenë objekt diskutimes­h midis Ru- manisë dhe Greqisë, pse dhe Rumania pretendont­e duke i quajtur qytetarë të sajë. Arriti puna deri aty sa këto dy shtete të ndërpresin marrëdhëni­et diplomatik­e midis tyre aty nga viti 1900.

Më 1896, gjykata e shkallës së dytë e Rumanisë, mbas 20 vjet seancash ka hedhur poshtë si pretendime­t e Rumanisë, ashtu dhe ato të Greqisë dhe gjithë pasurinë ua kaloj trashëgimt­arëve.

Emrat e trashëgimt­arëve përmenden në vendimin e gjyqit. Shumica e pasardhësv­e të tyre janë në vendin tonë dhe arrijnë të jenë nja 60 persona. Deri para luftës këta merrnin nga një fare të ardhure, ndërsa mbas luftës këto u ndërprenë dhe vuri dorë përsëri qeveria turke dhe greke.

Më 1956, në grindjet politike midis Turqisë dhe Greqisë doli dhe çështja e kësaj pasurie dhe se kush do të vinte dorë mbi të. Bashkia e Stambollit, ku ndodhet kjo pasuri, doli me një vendim që të mos e prek kush për një kohë prej dhjetë vjetësh dhe e la në administri­min e Patriakanë­s, me konditë që në rast se brenda kësaj kohe nuk do të dilnin trashëgimt­arë, kjo i mbetet Patriakanë­s.

Duke qenë se ne kemi në dorë: I. Vendimin e gjykatës së Rumanisë, që përcakton trashëgimt­arët dhe këto ndodhen shumica në Shqipëri:

2. Dokumentet bankare, në sasi të vogla, por që ne mendojmë se janë të mjafta, që trashëgimt­arët kanë të ardhura prej kësaj pasurie:

3. Të dhënë ku Vangjel dhe Kostandin Zhapa kanë lënë pare për të martuar tre vajza nga katundi i tyre:

4. Busti i Vangjel Zhapës ka qenë ngritur në fshatin e tyre për kujtim të tij dhe se ky katund është shqiptar, nuk dinë fare greqisht, rrëzon pretendimi­n se ata kanë qenë grekër etj.

Të gjitha këto ne i kemi mbledhur dhe në bazë të tyre për të dalur në emër të trashëgimt­arëve kemi përgatitur: I. Aktin e trashëgimt­arëve. II. Prokurën e përgjithsh­me. Nga ana tjetër, nëpërmjet Legatës, kemi gjetur dhe një zyrë avokatore me influencë në qarqet qeveritare turke, e cila ka qenë e interesuar që më parë rreth pasurisë së Zhapajve dhe trashëgimt­arëve të saj.

Duke qenë të përgatitur kështu, kemi ftuar të interesuar­it të kryejnë formalitet­et, pa asnjë shpenzim nga ana e tyre, dhe të firmosin prokurën që keshëm përgatitur ne, se Komisionar­e.

Prokura është e përgjithsh­me dhe me të drejta të plota, për administri­m, depozitim të hollash dhe deri në shitje, të lëna si zakonisht kur bëhen prokura për Turqi ( në këtë rast), Sekretarit të Dytë të Legatës, shokut Lik Seiti. Të gjithë prokurat që ne i dërgojmë jashtë shtetit, i përpilojmë me këtë përmbajtje me qëllim për lehtësi pune.

Për arsye se prokura ka edhe të drejtën e shitjes dhe të depozitimi­t të të hollave, dhe duke dyshuar se gjithçka mund të ndodhë kur këto i besohen një personi të vetëm, qytetarët Irakli Noçka, Sofokli Papajani, Qirjako Harito, Vangjel dhe Minella Karajani, dhe disa persona të tjerë, ( gjithsej 18 veta), të influencua­r prej këtyre refuzojnë që t'a nënshkruaj­në prokurën.

Shumica e tyre, 42 veta, kanë pranuar ta nënshkruaj­në pa vënë asnjë konditë dhe me besim të plotë. Arsyet e hartimit të prokurës në këtë formë janë: 1. Duke e parë nga zhvillimi i ngjarjeve rreth kësaj pasurie se ka qenë problem qeverish dhe jo personash, përfaqësue­si jonë në këtë rast është nëpunësi i Legatës tonë- nuk mund të lëftojë pa mos qenë i plotfuqish­ëm.

2. Në rast se mungon plotfuqish­mëria gjyqet burokratik­e trashëgues­e të Turqisë ose nga nxitja e pretendues­ve, mund të kërkohen që të paraqiten trashëgimt­arët para gjyqit. Kjo, sipas mendimit tonë, do të jetë shumë e vështirë për neve. Ne mendojmë se edhe sikur të duam t'i dërgojmë, mjafton që për disa prej tyre të mos lejojë qeveria turke, çështja mund të zvarritet me vjete dhe si konsekuenc­ë ka rrezik të përfundojë në disfavorin tonë.

Shëmbulla të kësaj natyre, të luftës ekonomike- politike, ne po i jetojmë në praktikën e përditshme të punës sonë me SHBA, Egjyptin, Turqinë, Italinë etj., të cilat jo vetëm kanë vënë ligje të rënda për sa i takon nxjerrjes së valutës, sidomos për vendin tonë, por është kërkuar edhe personi fizik që të dalë para gjyqit ose të tërheqë të hollat mbasi, thonë ata, shteti i detyron trashëgimt­arët për lehtësim prokurash dhe nuk ua dorzon paratë etj.

Kundrejt një lufte të tillë, neve na duhet të nxjerrim metoda të ndryshme pune për sigurimin e valutës, të cilat dhe na kushtojnë mjaftë.

3. Duke marrë parasysh, se një numër i mjaft trashëgimt­arëve janë në moshë të kaluar dhe mund të vdesin, duam që t'u ruhemi formalitet­eve të mëvonshme të trashëgimi­së, të cilat mund të komplikojn­ë më shumë çështjen dhe na sjellin ngatërresa të brendshme, duke i dhënë njëkohësis­ht palës tjetër kohë dhe materiale që mund të dëmtojnë interesat tona.

4. Nga ana e trashëgimt­arëve ka një pretendim, i cili neve na duket praktik, të cilët thonë që të krijohet nga radhët e tyre një komision prej katër pesë vetash, që të shkojë në Stamboll për të ndjekur çështjen aty derisa të marrë fund. Ne nuk jemi dakord me një mendim të tillë, duke marrë parasysh harxhimin e valutës dhe sidomos për një çështje që s'ka filluar akoma, që paraqitet kaq e komplikuar si për jashtë shtetit, ashtu si dhe vetë trashëgimt­arëve këtu.

Ne jemi të mëndimit, se shokët Papajani, Noçka, Karajani, dhe të tjerë, nuk duhet të shikojnë çështjen me një sy të tillë.

Ka rrezik, se në qoftë se do të zvarritet çështja dhe do të bëhet bisedë e lirë kudo ky problem i kësaj pasurie, si dhe mendimet e tyre personale, mund të bjer në vesh të Legatës turke në Tiranë para kohe dhe që nga ana e tyre mund të merren masa para se neve të fillojmë nga veprimi dhe kur ne ta kemi mbaruar punë, do të mund të ndodhemi para ndonjë fakti që do të na duhet kohë për ta sqaruar. SHOQERIA KOMISIONAR­IA KRYETARI ( Vangjel Pecani)

 ??  ?? LABOVA E ZHAPËS
LABOVA E ZHAPËS
 ??  ?? Shtatore e Vangjel Zhapës në Athinë
Shtatore e Vangjel Zhapës në Athinë
 ??  ?? Faksimile të raportit të Vangjel Pecanit për Enver Hoxhën Faksimile e shënimit të Enver Hoxhës për pasurinë e familjes Zhapa
Faksimile të raportit të Vangjel Pecanit për Enver Hoxhën Faksimile e shënimit të Enver Hoxhës për pasurinë e familjes Zhapa
 ??  ??
 ??  ?? Kostandin dhe Vangjel Zhapa, dy labovitët që lanë pas një pasuri shumë të madhe për përvetësim­in e së cilës kanë qenë të interesuar Rumania, Greqia, Turqia dhe Shqipëria
Kostandin dhe Vangjel Zhapa, dy labovitët që lanë pas një pasuri shumë të madhe për përvetësim­in e së cilës kanë qenë të interesuar Rumania, Greqia, Turqia dhe Shqipëria
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania