Panorama (Albania)

“Më mirë një ndeshje kuqezi, se titullar te Maqedonia”

Fantazisti: I lumtur që jam këtu, ishte një ëndërr

- ERMAL KUKA

I lindur në Ohër dhe i rritur në Kërçovë. Fantazisti 22- vjeçar i Kombëtares shqiptare, Valon Ahmedi, ndihet krenar që është pjesë e kuqezinjve, duke ia mbyllur derën një herë e përgjithmo­në Maqedonisë.

Dje, në konferencë­n për shtyp, lojtari i kampionëve të Sllovenisë, Maribor, që do të marrë pjesë në grupet e Champions- it këtë edicion,

tregoi se e ka bërë zgjedhjen me zemër dhe për të, më mirë të luajë vetëm një ndeshje me Shqipërinë, sesa të jetë titullar fiks me Maqedoninë. Mesfushori ka folur edhe për trajnerin Kristian Panuçi.

Valon, keni marrë ftesë nga Kombëtarja shqiptare, pikërisht në prag të ndeshjes me Maqedoninë...

Unë kam lindur në Ohër, por kam jetuar gjithmonë në Kërçovë. Jam shumë i lumtur që jam këtu, pasi kam qenë pjesë edhe te grupmoshat e Kombëtares shqiptare. Kjo thirrje është një ëndërr që u bë realitet për mua. Të jem shqiptari i vetëm nga Maqedonia që jam pjesë e Kombëtares, për mua është nder dhe kënaqësi.

Nga bashkëlojt­arët në Kombëtaren U- 21 gjeni edhe Latifin e Grezdën.

Kam luajtur me Latifin, por njoh edhe Grezdën, se kam luajtur një miqësore me të tek U- 21. Është një lojtar shumë i mirë dhe ndihem shumë mirë me të.

A ndiheni nën presion për faktin se ju ka kërkuar edhe Maqedonia?

Asnjëherë. Të them të drejtën, kam pasur shumë shokë dhe shumë njerëz që më kanë thënë të shkoja te Maqedonia, se është niveli më i ulët.

Thoshin ' e ke të sigurt që do të luash'. Por, unë e kam thënë që do të ndihesha më krenar nëse do të luaja vetëm një ndeshje me Kombëtaren kuqezi, sesa të isha titullar çdo ndeshje te Maqedonia. E kam bërë zgjedhjen me zemër dhe jam shumë i lumtur që jam këtu.

Panuçi ju ka bërë elozhe, duke theksuar se jeni shumë i aftë në lojën një për një. Duke qenë një fantazist i mirëfilltë, mendoni se do ta gjeni veten shpejt në formacion?

A më sheh si titullar apo jo, këtë nuk e di, e di vetëm trajneri. Jam një futbollist në përgjithës­i teknik, jam fan- tazist, edhe në klub luaj si 10. Shpresoj që me kualitetet që kam, të ndihmoj shumë Kombëtaren, mezi pres të vesh fanellën kuqezi.

Çfarë ju ka thënë trajneri në bisedën e parë që keni pasur?

Telefonata e parë ishte që më përgëzoi për suksesin që po kaloj te klubi dhe tani jam me Kombëtaren. Ftesa erdhi në momentin më të mirë të karrierës sime. U kualifikov­a si pjesë e Mariborit në grupet e Ligës së Kampioneve, pastaj erdhi edhe ftesa. Është një moment magjik për mua, shpresoj të vazhdojë kështu.

Si e keni gjetur atmosferën në skuadër, është i vështirë ambientimi në grup me "veteranët"?

Unë disa lojtarë i njihja, nuk ishte problem aspak të ndihesha mirë në ekip. Më kanë pritur shumë mirë edhe ata që nuk i njihja.

Si i ka përjetuar ekipi rregullat e trajnerit Panuçi?

Trajneri, në pamje të parë, më duket se kërkon shumë disiplinë. Kjo mund t'i bëjë grupit vetëm mirë, pasi pa disiplinë, nuk arrin askund, është shumë pozitive kjo ndjenjë që kam për trajnerin dhe duhen respektuar rregullat e tij.

Jeni gati ta pranoni stolin edhe ndaj Lihtenshtj­enit?

Patjetër, siç e thashë më parë, jam shumë i lumtur, jam krenar që jam këtu dhe çdo minutazh që do të më japë trajneri, do të jem i gatshëm.

Çfarë prisni nga ndeshjet e radhës?

Çdo ndeshje duhet marrë seriozisht. Lihtenshje­ni nuk do të jetë i lehtë. Luajmë në shtëpi, kemi tifozerinë tonë përballë, kështu që do të japim maksimumin për të fituar.

A e cilësoni ndeshje të veçantë atë ndaj Maqedonisë?

Jo, sepse jam shqiptar, ndihem shqiptar. Për mua do të jetë një ndeshje normale si të gjitha të tjerat.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania