Panorama (Albania)

Këngë dhe familjen me vete, Panuçi ndryshon nga De Biazi

-

Nga Makarena e Balliut, te himni i ndihmësit të Kristian Panuçit, por jo vetëm. Kuqezinjtë argëtohen me muzikë "live" në grumbullim­in e parë të trajnerit të ri. Një metodë pune krejt tjetër nga Xhani De Biazi. Nëse dy ditë më parë kërkoi shumë disiplinë, Panuçi ka treguar gjatë grumbullim­it se mendon edhe për detaje të tjera, në mënyrë që ta bëjë atmosferën sa më të mirë në skuadër. Lojtarët janë dukur mjaft të relaksuar në këto ditë të para të grumbullim­it nën drejtimin e italianit. Nëse paraardhës­i i tij, De Biazi, e nisi me letra motivuese, Panuçi është krejt ndryshe. Këngë dhe batuta me lojtarët në rezidencën kuqezi në Tiranë. Këtë e kanë zbuluar vetë këta të fundit me postimet në rrjetet sociale. Në epiqendër ka qenë muzika "live". Ashtu siç është bërë zakon, futbollist­ët e rinj, që i janë bashkuar përfaqësue­ses, kanë "bërë adetin", duke kënduar para pjesës tjetër të skuadrës nga një këngë. I pari ishte mbrojtësi Hysen Memolla, që është munduar të interpreto­jë në italisht këngën e tij të preferuar. Në videot e postuara në rrjetet sociale nga kuqezinjtë, shfaqen edhe Ivan Balliu e Valon Ahmedi duke treguar talentin e tyre si këngëtarë. Në këtë rit është përfshirë edhe stafi kuqezi, ku një nga ndihmësit e Panuçit, videoanali­sti Marko Rosi, ka provuar të këndojë himnin e Sh- qipërisë mes duartrokit­jeve të futbollist­ëve kuqezi. Argëtimi më pas ka vazhduar edhe me këngët e një prej pjesëtarëv­e të stafit, përgjegjës­it të bazës materiale, Fatos Kademi, i cili i është kthyer muzikës popullore me një tjetër performanc­ë "live" mes futbollist­ëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania