Panorama (Albania)

Mbape kryen vizitat, PSG çmend merkaton e verës

Si po prishen rregullat e lojës, "Mr 300- milionëshi" s'është larg

- ANDROKLI DRALO

Kilië Mbape ka bërë një tjetër hap drejt zyrtarizim­it me PSGnë, ndërsa ka kryer vizitat mjekësore me klubin e ri në bazën stërvitore të kombëtares franceze "Clairefont­aine".

Marrëveshj­a mes Monakosë dhe PSG- së për transferim­in e sulmuesit 18vjeçar është arritur që ditën e diel. Për t'i shpëtuar "fair play financiar", sepse kanë transferua­r edhe Nejmarin për 222 milionë euro nga Barcelona, presidenti i parizienëv­e, Naser Al- Khelaifi, ka gjetur gjuhën e përbashkët me Monakonë për huazimin e Mbapesë për një sezon në "Parc des Princes" me opsionin e të drejtës së blerjes në verën e 2018-ës për 155 milionë euro plus 25 milionë bonuset ( 180 milionë euro në total). Nëse marrëveshj­a do të ishte me detyrim blerjeje, atëherë ajo nuk do të mund të ndodhte dot kurrë, sepse UEFA nuk do ta lejonte. Por, me këtë formulë, kapërcehet edhe kjo pengesë e fundit. PSGja i ofronte futbollist­it 15 milionë euro rrogë në vit, një shifër që asnjë klub si Reali i Madridit, skuadra e preferuar e talentit francez, nuk e arrinte dot, edhe pse kishte një akord me babanë e futbollist­it. Tani, presidenti i PSG-së, Naser AlKhelaifi, ka tri vite kohë për të justifikua­r shifrat e çmendura të shpenzuara këtë verë. Dhe radha e atyre që duhet të bëjnë gati valixhet për të dalë nga "Parc Des Princes" nuk është e vogël. Francezja "Le Parisien" shkruan se PSG- ja do të jetë e detyruar që të shesë të paktën pesë futbollist­ë për të rregulluar bilancin financiar në përputhje me normat e "Fair Play"- t. Bashkë me transferim­in e Nejmarit për 222 milionë euro nga Barcelona, merkatoja e PSG- së këtë sezon ka thyer çdo rekord: 402 milionë euro për vetëm dy futbollist­ë dhe të mendosh që këto shifra nuk i paguajnë më klubet më të mëdha botërore të traditës: Reali, Barcelona, Bajerni, Mançester Junajtid, por ato që financohen nga sheikët. "Unë nuk mendoj se Nejmar nuk e meriton shifrën, e cila është paguar për të. Por unë di të them se pas këtij transferim­i, merkatoja nuk do të jetë më e njëjta. Lojtarë mesatarë do të transferoh­en për 80, 90 apo 100 milionë euro", tha një si Zhoze Murinjo, i cili, në fakt, nuk është se nuk shquhet për lojën e blerjeve të shtrenjta. Për kategorinë e Klopit apo Vengerit, shifra të tilla janë të papranuesh­me dhe ata akuzojnë UEFA- n për mekanizmin e dështuar të "fair play financiar". Çmenduria e milionave ka nisur dhe as mos guxoni ta kaloni nëpër mend se çfarë na pret në të ardhmen! "Mr 300- milionëshi" nuk është larg....

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania