Panorama (Albania)

Pritë zyrtarit të Prefekturë­s pak ditë pas emërimit

Dyshohet se ngjarja ka lidhje me detyrën që ushtron 41- vjeçari

- ELVI HILA LEZHE/

Një zyrtar i Prefekturë­s së Lezhës është sulmuar dhe qëlluar me mjete të forta, teksa po hynte na banesën e tij, në qytetin e Lezhës.

Ngjarja është regjistrua­r rreth orës 22: 00 të së enjtes, në qendër të qytetit, ndërsa shënjestër e sulmit ishte Andi Marku, punonjës i Zyrës së Verifikime­ve të Titujve të Pronësisë, në prefekturë­n e Lezhës. 41- vjeçarit Marku mësohet se i është bërë pritë nga një automjet me targa të Kosovës, brenda të cilit kanë qenë katër persona, të cilët kanë marrë pjesë të gjithë në dhunën e ushtruar ndaj zyrtarit të Prefekturë­s. Marku është goditur disa herë me sende të forta në disa pjesë të trupit duke marrë plagë të shumta. Pasi e kanë dhunuar dhe lënë të shtrirë përtokë, katër agresorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke i shpëtuar arrestimit të policisë. Nga ana tjetër, i plagosuri është dër- guar me urgjencë nga policia në Spitalin e Lezhës, ku mori ndihmën e parë dhe më pas u nis drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Pas ndërhyrjes së bluzave të bardha, Marku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen, por pa mundur që të bjerë në gjurmët e autorëve. Dyshimet janë se ngjarja ka lidhje me detyrën që ushtron Marku pranë Prefekturë­s në Lezhë, pasi sipas të dhënave, prej pak ditësh ai ishte emëruar Drejtor i Komanduar i Verifikimi­t të Titujve të Pronësisë. Andi Marku mban dhe detyrën e kryetarit të Partisë Socialiste për Kolshin, ndërsa më herët, ai ka punuar dhe si oficer në Policinë e Shtetit dhe kryekomuna­r i Kolshit në Lezhë. Gjatë ushtrimit të detyrës si kryetar komune, Markut u arrestua më 1 qershor të vitit 2010, nën akuzën e "Korrupsion pasiv dhe funksionar­ëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendore". Ish- kryekomuna­ri i Kolshit u arrestua për llogari të sektorit të Antikrimit Ekonomik në këtë drejtori, pasi dyshohej për disa abuzime në kryerjen e detyrës.

 ??  ?? Zyrtari i dhunuar, Andi Marku
Zyrtari i dhunuar, Andi Marku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania