Panorama (Albania)

Armela dhe Damiano ringjallin debatin në çift pas disa muajsh ndarje!

-

Armela dhe Damiano kanë qenë një nga çiftet më të bukura dhe më interesant­e të këtij edicioni të “Big Brother”, por që fati e deshi të dilnin nga loja më shpejt nga çfarë parashikoh­ej. Të dy kanë dhënë intervista duke komentuar lidhjen, njëri- tjetrin, ndarjen, arsyet etj. Ka bërë shumë përshtypje deklarata e Armelës kur doli nga Big- u. Ja çfarë ka thënë ajo: “Jam femër, por kjo nuk do të thotë që kam më pak sedër se një mashkull. Rrjedha që mori ‘ Big Brother’- i ishte një lojë. Nuk hyra aty për të gjetur një lidhje të re, por siç e kam thënë edhe në fillim, për të kënaqur ambicien dhe egon time, pse jo për të qenë modeli i të gjitha femrave, të cilat luftojnë për veten, pa qenë të varura nga një mashkull.”

Ndërsa Damiano, në një intervistë për “Panorama Plus” shprehej që kishte qenë një privlegj për të që kishte qenë në çift me Armelën brenda shtëpisë së ‘ Big Brother’. “Ishte më e bukura dhe më e zgjuara, ishte çdo gjë bio”, u pat shprehur ai. Por tani, pas kaq muajsh, duket sikur ata të dy nuk e kanë harruar akoma tërësisht njëri- tjetrin dhe gjejnë mënyra për t’u ngacmuar dhe për të çuar mesazhe. Në një nga postimet e saj, Armela shkruan: “Ata bëjnë këngë për vajza si unë”. Të gjithë e morën këtë si një mesazh për Damianon. Siç e dini, Damiano në një intervistë para pak javësh për “Panorama Plus” u shpreh se donte t’i hynte seriozisht rrugës së muzikës. Madje, ai pohoi si me shaka: “Pse mos të bëhem edhe unë këngëtar, kur të gjithë po bëhen?”. Por përgjigjja e mesazhit të Armelës, të supozuar për Damianon, nuk ka qenë shumë dashamirës­e. Ai u shpreh që ka njerëz, të cilët duan të marrin vëmendjen me projektin tim. Më pas ai premton se kënga do të jetë një sukses. Nuk e dimë nëse do të ketë ndonjë riafrim mes këtij çifti apo tashmë rrugët e tyre janë ndarë një herë e përgjithmo­në.

Ajo është pa diskutim një nga femrat më të bukura të botës së televizion­it dhe me një bukuri që nuk arrijnë ta venitin vitet. Inis Gjoni ka arritur të mbajë formën fizike të shumë viteve më parë, kohë kur ajo ishte balerinë profesioni­ste. Ka bërë shumë punë në television, të gjitha në mënyrë perfekte. Nga prezantues­e spektakles­h, regjisore e moderatore, duke gjetur ekuilibrin perfekt si regjisore në teatër. Natyrisht, kjo e fundit është një punë në paskuintë, vend ku ne që e pëlqejmë nuk do të donim ta shihnim pafundësis­ht. Por Inisi ka pasur gjithnjë një sens mase, duke e bërë publikun që ta marrë malli për të. Ajo nuk ka sjellë ndonjë gjë të re kohët e fundit, ndërkohë që është prezente në evente të rëndësishm­e, si dhe në kopertina të ndryshme revistash, ku vijon të jetë super e kërkuar, edhe për shkak të pamjes së bukur që ka. Jo rrallë ka preferuar që të pozojë bashkë me të bijën, duke u veshur njësoj dhe të dyja bashkë ngjajnë një mrekulli. Kohët e fundit, Inisi është fotografua­r në plazhin e Golemit dhe pikërisht për këtë arsye u lakua se po bënte plazh ekonomik. Në fakt, jo të gjithë mund ta dinë që Inisi gjatë gjithë jetës së saj nuk ia ka kursyer asnjëherë vetës luksin që i është dashur. Ka pasur gjithmonë makina të shtrenjta dhe veshje markash. Edhe këto kohë, pavarësish­t se nuk është në ekran, ajo në jetën e përditshme vishet me marka, të cilat ndonjëherë i ndan edhe në rrjete sociale, si p. sh. Guçi, Chanel etj. Për momentin, motra e saj, Ingridi, është në kulmin e aktivitete­ve. Ajo poston shpesh foto dhe video nga koncertet e saj, ndërkohë që klipi më i fundit në duet me Gketo Lucajn, rezultoi një sukses absolut.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania