Panorama (Albania)

Panuçi kalon provën me Lihtenshte­jnin, gara e vërtetë në Maqedoni

Trajneri italian debuton me fitore, vulosin Roshi e Agolli

- JORGIS MEMO

Kristian është një emër katolik që nuk ka lidhje me Kurban Bajramin, festën që po kremtohet ditët e fundit nga komuniteti mysliman në Shqipëri dhe në mbarë botën.

Megjithatë, në debutimin e trajnerit të ri italian të Kombëtares shqiptare, "kurban" duhet të bëhej Lihtenshte­jni. Panuçi e nisi me fitore, duke dhënë në njëfarë mënyre edhe një mesazh pozitiv në ditët kur në vendin tonë kanë shpërthyer polemika për çështjet fetare. Kombëtarja është ajo që i bashkon të gjithë, edhe pse Shqipëria njihet një vend, ku mbi të gjitha ekziston toleranca fetare. Nëse Lihtenshte­jni u bë "kurban", tashmë trajneri i ri kuqezi duhet të na bindë në një ndeshje që është realisht testi për skuadrën që drejton. Kundër Maqedonisë është nga ato takime që e tejkalon edhe planin sportiv. Kundërshta­ri e ka dërguar ndeshjen në një stadium të ndërtuar rishtas nga zori, duke evituar arenën e Shkupit, aty ku impianti mund ishte në masën 80% kuqezi. E megjithatë, të martën është prova e vërtetë e Panuçit dhe kuqezinjve për të arritur atë objektiv në një grup me dy "big", si Spanja dhe Italia. Duke lënë pas Izraelin, Maqedoninë dhe Lihtenshte­jnin, Shqipëria e ka kryer misionin në grupin ku kualifikim­i ishte i pamundur.

NDESHJA

Vuajmë 54 minuta për të thyer Lihtenshte­jnin, por fitojmë 2- 0 përballë një kundërshta­ri që "detyroi" portierin Etrit Berisha të ishte në rolin e spektatori­t thuajse gjithë ndeshjen. Kristian Panuçi debuton me tri pikë në krye të Kombëtares shqiptare, në një sfidë të luajtur në një portë dhe që u zhbllokua vetëm në pjesën e dytë. Ndodh shumë rrallë që Shqipëria të ketë zotërimin e topit në masën 72% gjatë pjesës së parë dhe 68% për takimin në total. Me skemën 4- 3- 3, ku Azdren Llullaku në majën e sulmit kishte mbështetje­n e Odise Roshit në të djathtë dhe Eros Grezdës në të majtë, kuqezinjtë duhet të "shpiknin" diçka për të thyer murin e Lihtenshte­jnit. Loja përqendroh­et në krahun e djathtë, me Roshin shumë aktiv, por me shënjestrë­n jo të duhur. Llullakut i jepet një shans i artë për të shënuar, ndërsa më pas Basha krijon iluzionin e golit me një goditje nga jashtë zone. Minutat kalojnë shpejt, me Lihtenshte­jnin që mbron me 10 lojtarë. Memushaj bëhet protagonis­t i thuajse çdo goditjeje standarde, por goli nuk duket edhe kur kuqezinjtë krijojnë aksione modeste si të minutës 44. Grezda del i vetëm pas asistit të Llullakut, por portieri i mohon një gol të sigurt. Këtu mbyllet fraksioni i parë, me Shqipërinë që e ka të vështirë të gjejë rrugën e rrjetës.

GOLAT

Kërkohej një skuadër e duruar, por pas çdo minute që kalonte nervozizmi shtohej te kuqezinjtë. Pas pushimit, ekipi është i tëri në sulm, por bëhet i lexueshëm me aksionet nga krahët. Gjithsesi, Hysaj dhe Roshi bëjnë diferencën në krahun e djathtë. Sinjalin e parë e jep Llullaku me një veprim fantastik, por goli vjen pas një goditjeje nga këndi. Basha harrohet i lirë në zonë, gjuan tokazi dhe Roshi i ndodhur në kohën dhe vendin e duhur shtyn topin në rrjetë. Çlirim kuqezi pas 54 minutash dominim dhe vuajtje për golin. Gjithçka thjeshtëso­het më pas, ndërsa Panuçi bën lëvizjen e parë, duke aktivizuar Kukelin në vend të Memushajt. Goli i dytë nuk vonon dhe është një leksion që vjen nga kapiteni Ansi Agolli. Hysaj kroson nga e djath- ta dhe mbrojtësi i majtë bën një kryevepër me këmbën jo të preferuar ( djathtën), duke e dërguar topin në rrjetë. Më pas shfryrje dufi me tifozët që ndoshta i kujtojnë moshën. Në lojë futet edhe Hyka me debutuesin Ahmedi, ndërsa shanset janë për golin e tretë, por gjithçka do të mbyllej 2- 0.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania