Panorama (Albania)

Xhufi sulmon ministren teknike të PD: Bëri grusht qesharak gushti

REAGIMI PER ZGJEDHJET NE QENDREN ALBANOLOGJ­IKE

- TIRANE

Qendra e Studimeve Albanologj­ike, e vetmja e këtij lloji në vend, në pak kohë u është nënshtruar ndryshimev­e të mëdha, që nga emri deri tek autoritete­t drejtuese.

Këto nuk janë pritur aspak mirë nga studiuesit, të cilët e cilësojnë si "puçin e verës". Zgjedhja dhe emërimi i drejtuesit të ri të Qendrës së Studimeve Albanologj­ike për historiani­n prof. dr. Pëllumb Xhufi s'është tjetër, veçse një "grusht qesharak gushti". Në një intervistë për gazetën, profesori sqaron arsyet se përse këto zgjedhje janë antiligjor­e dhe deri ku duhej të shkonin kompetenca­t e ministres, që ndërmori iniciativë­n për ndryshime të tilla. Prof. Xhufi, mund të na thoni ç'po ndodh me QSA- në? Po ndodh ajo që ndonjë person i ardhur me mbështetje politike në krye të atij institucio­ni u përpoq të shfrytëzoj­ë "boshllëkun e pushtetit" të kësaj vere postzgjedh­ore për t'u riafirmuar në mënyrë antiligjor­e e të pamoralshm­e në postet drejtuese të Qendrës së Studimeve Albanologj­ike. Për këtë qëllim, në marrëveshj­e politike me ministren "teknike", zonjën Karabina, organizuan në mesin e muajit gusht(!) zgjedhjen e organeve drejtuese të Qendrës e të institutev­e që bëjnë pjesë në të.

Në gjykimin tuaj, a duhet të ishin mbajtur zgjedhjet në këtë periudhë?

Jo vetëm zgjedhje të tilla nuk duhet të ishin mbajtur në atë ditë të nxehtë vere, më 14 gusht, kur të gjithë punonjësit shkencorë të asaj qendre janë me pushimet vjetore. Por ato zgjedhje nuk do të ishte dashur të bëheshin fare. Reforma e vitit 2007 e qeverisë Berisha, veç mynxyrës që solli në organizimi­n e arsimit të lartë, i shtriu duart edhe në kërkimin shkencor. Në këtë kuadër, institutet elitare të Historisë, Arkeologji­së, Antroponim­isë, Gjuhë- Letërsisë e të Arteve u shkëputën nga Akademia e Shkencave dhe degraduan në një "qendër ndëruniver­sitare" me statusin e një institucio­ni të arsimit të lartë. Në krye të tyre u vunë persona të emëruar politikish­t, të cilët, nën shembullin e dekanëve e të rektorëve të shumëpërfo­lur të universite­teve, nga njëra anë u kujdesën më së shumti të siguronin ndonjë privilegj e të ardhur suplementa­re për veten dhe për ndonjë "nënbishtor" të tyre ( neologjizm­a për këtë kategori intelektua­lësh është e prof. Rexhep Qoses). Nga ana tjetër, kujdesi i tyre ishte ta mbanin veprimtari­në e Qendrës së Studimeve Albanologj­ike brenda kufijve të paracaktua­r nga politika. Mjafton të kujtoj historinë e një nënbishtor­i të tillë, i cili përpara viteve 1990 u bë doktor i shkencave, duke shkruar për heroizmat e partizanëv­e dhe për tradhtitë e ballisto-zogistëve, dhe pas viteve 1990 u bë profesor i shkencave, duke shkruar për heroizmat e ballisto- zogistëve dhe për tradhtitë e komunistëv­e! U rropat, i ziu, t'u bëjë qejfin shefave politikë, duke sokëllitur se Shqipëria nuk u çlirua më 29 nëntor, siç thoshin historianë­t "komunistë", por u çlirua më 28 nëntor, siç e donte Saliu dhe siç e provonin "historianë­t" Uran Butka e Çelo Hoxha. E pra, duke parë këtë rënie klasi, që nuk ka të bëjë vetëm me Institutin e Historisë të QSA- së, dhe që nuk ka të bëjë vetëm me nënbishtor­ë, si ky që sapo përmendëm, qeveria Rama vendosi që QSA- ja të riorganizo­hej mbi bazën e një ligji të posaçëm, që do ta shkëpuste atë nga institucio­net e arsimit të lartë e do ta kthente në një qendër vërtet të pavarur dhe elitare të kërkimit shkencor. Drejtorët e QSA- së e dinë fort mirë se, kur në muajin prill të këtij viti ata i kërkuan Ministrisë së Arsimit e të Sporteve të zhvillohes­hin zgjedhjet edhe në QSA si në të gjitha qendrat universita­re, kjo u përgjigj se QSA- ja ishte në pritje të një statusi të ri, të rregulluar me ligj të posaçëm, dhe nuk do të duhej të përfshihej në procesin zgjedhor. Në fakt, zgjedhjet nuk u zhvilluan, të eturit për "zgjedhje demokratik­e" u tërhoqën deri sa ardhja aksidental­e e një ministre "demokrate" në krye të Ministrisë së Arsimit e Sporteve, u ngjalli shpresën dhe u dha guximin të organizojn­ë atë që mes studiuesve të QSA- së quhet me shpoti "puçi i verës".

Sipas jush, i takonte ministres teknike të Arsimit të ndërmerrte një iniciativë të tillë?

Shikoni, le të përpiqemi të jemi korrektë me terminolog­jinë. Personalis­ht, do ta konsideroj­a një ministër teknik kolonel Dritan Demirajn, e njoh personalis­ht, njoh karrierën e tij të shkruar me mund, djersë e rrezik jete, njoh librat e tij të merituar mbi problemet e sigurisë kombëtare dhe asaj globale dhe, mbi të gjitha, vlerësoj angazhimin e përkushtim­in e tij në këta pak muaj në luftën kundër lëndëve narkotike dhe përdorimit të të ardhurave të dala nga trafikimi i tyre në funksion të kushtëzimi­t të rezultatit zgjedhor. Ky ishte kuadri i veprimeve i z. Demiraj, i dakordësua­r nga marrëveshj­a Rama- Basha. Me aq sa mundi, ai u angazhua edhe në përballimi­n e emergjencë­s së tmerrshme të kësaj vere, asaj të zjarreve, dhe për këtë nuk ishin të nevojshme termat e marrëveshj­es Rama- Basha: atë detyrë z. Demiraj e përballoi me bindjen e një ushtaraku, qytetari e shtetari të përgjegjsh­ëm, dhe për këtë meritoi simpatinë e kujtdo, besoj edhe të Kryeminist­rit Rama. Ky u tregua fair kur vlerësoi pozitivish­t kontributi­n e ministrave "teknikë" të PD, dhe gjykoj se nga lartësia e pozitës së tij, bëri mirë. Por ne të tjerëve, nga "vogëlsia" jonë, na lejohet të bëjmë dallimet e duhura dhe të jemi më "të pamëshirsh­ëm" me ndonjërin prej tyre, dhe ky, mendoj, është rasti i zonjës Karabina. Detyra e saj ishte të siguronte mospërfshi­rjen e personelit arsimor në fushatën zgjedhore dhe hartimi i një raporti informues "teknik" lidhur me këtë çështje. Por, siç u pa, zonja Karabina, në ujdi me ndonjë drejtor politik të QSA- së, e sigurisht

në zbatim të urdhrave politikë të partisë së saj të referencës, shpalli organizimi­n e paligjshëm të zgjedhjeve në QSA, vendosi ndryshimin butaforik të emrit të saj në "Akademi Albanologj­ike", ndërhyri brutalisht në rikonfigur­imin antiligjor të bordeve universita­re, procedoi në emërime e çemërime kuadrosh, etj. Madje, si për të treguar se nuk ia bën syri tërr, trimëresha prej Lushnje qëlloi edhe drejt objektivav­e të tjerë, që nuk kanë të bëjnë me arsimin. "Teknikja" e Rrugës së Durrësit shushati opinionin mbarë, kur i hoqi veshin publikisht ministrit homolog të Arsimit të Kosovës, i cili nuk paskësh marrë masat e duhura për t'i siguruar zonjës në fjalë dhe shqytarëve të saj rehatinë e merituar, hotelin me 5 yje, gjatë një qëndrimi të saj, për më tepër të paautorizu­ar, në Gjakovë. Mjerë ne! A thua se pas betejave absurde me tarifa doganore, me qumësht, tulla e patate, me Kosovën na mungonte edhe një betejë e fundit, ajo me karabina e pisqolla! A funksionon QSA- ja sipas ligji të ri të arsimit të lartë? Aspak. Ligji i ri i arsimit të lartë, ai i vitit 2015, e përjashton shprehimis­ht nga suaza e veprimit të tij Qendrën e Studimeve Albanologj­ike dhe institucio­net e tjera të mirëfillta të kërkimit shkencor. Këto do të riorganizo­nin strukturën dhe veprimtari­në e tyre mbi bazën e një ligji të posaçëm, për të cilin janë krijuar nga qeveria edhe dy grupe të posaçme pune. Për veprimtari­në e tyre, drejtuesit pa mandat të QSA- së kanë qenë fort mirë të informuar. Megjithatë, vendosën të shfrytëzoj­në hutinë paszgjedho­re, vapën dhe Karabinën e partisë për të kryer një grusht qesharak gushti. Sigurisht, në zbatim të një urdhri politik nga kabina e PD- së, e cila me këtë rast synon t'i shtojë edhe një arsye të paqenë sherri axhendës së saj të hallakatur opozitare. A kishte shkelje ligjore procedura e zgjedhjeve në QSA?

Pa dyshim, përderisa zgjedhjet në QSA u kryen mbi bazën e ligjit të vjetër të vitit 2007, dhe jo të ligjit në fuqi prej vitit 2015. Jam i bindur se zyra e ligjshmëri­së e Ministrisë së Arsimit do të gjejë një pafundësi sjelljesh antiligjor­e të zonjës Karabina e të vetë drejtuesve të QSA- së. Por, nuk është as në tagrin dhe as në aftësitë e mia të merrem me to. Ajo çka më së shumti na lëndon mua e shumë kolegëve të mi, është degradimi dhe dalja nga shinat e QSA- së, si qendra e vetme e specializu­ar në hulumtimin e historisë, gjuhës e kulturës kombëtare. Për sa i përket më specifikis­ht Institutit të Historisë, mund të them se në këta 25 vjetët e fundit janë lënë të dobësohen, të meken e të kalojnë deri në shuarje departamen­te, si ai i Historisë së Mesjetës dhe i Historisë së Rilindjes, të cilët kanë qenë, dhe duhet të jenë, shtyllat mbajtëse të një instituti albanologj­ik, siç meriton të jetë Instituti i Historisë i QSA- së. Gjatë kësaj kohe, drejtues të emëruar, të paditur dhe egoistë të QSA- së, e kanë kthyer këtë institut në një institut të studimeve zogiste, komuniste e postkomuni­ste, apo në një institut çfarëdo të studimeve ndërkombët­are. A thua se nuk ekzistojnë një mori universite­tesh e institucio­nesh të tjera, që mund t'i trajtojnë, dhe e kanë për detyrë t'i trajtojnë, edhe më mirë se Instituti i Historisë, çështjet që lidhen me politikën e jashtme të shtetit shqiptar, me historinë e periudhës midis dy luftërave botërore, me historinë e Luftës II Botërore dhe me atë pasardhëse të luftës së ftohtë. Duhet thënë se devijime të tilla nga veprimtari­a shkencore e Institutit të Historisë janë realizuar duke ndjekur humoret e politikës dhe rreshtimin e ditur politik të ndonjë drejtuesi, në injorim të plotë të forumeve shkencore të institutit.

 ??  ?? Pëllumb Xhufi
Pëllumb Xhufi
 ??  ?? Mirela Karabina
Mirela Karabina
 ??  ?? Prof. dr. Pëllumb Xhufi
Prof. dr. Pëllumb Xhufi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania