Panorama (Albania)

Musht në gusht!

- EDMOND TUPJA

Para disa ditësh, pra pa dalë gushti, tek shkoja rrugës “Mine Peza” për të blerë djathë e gjalpë te një bulmetore, rreth pesëdhjetë metra më lart se Komisariat­i i Policisë nr. 3, më zuri syri një turmë të vogël, por të ngjeshur, burra e gra të shkartisur në mes të vapës...

që shtyheshin duke këmbyer fjalë me zë të lartë e ton të acaruar para një dere dyqani të ngushtë. Menjëherë më vajti mendja te nisma e njërit prej grupeve të punës që raportoi në Asamblenë e fundit të Partisë Socialiste, ku edhe u shpall përbërja e Qeverisë së re. Kjo nismë, që u bë botërisht e njohur, në mos qofsha i gabuar ( errare humanum est, siç thotë latini), nga kreu aktual i grupit parlamenta­r të kësaj partie, parashikon­te takimin e detyruar javor të çdo deputeti socialist me zgjedhësit e tij për të dëgjuar mendimet, sugjerimet e ankesat e këtyre të fundit. Ide fort e mirë kjo për të qenë në kontakt me njerëzit e thjeshtë ose, siç thoshte dikur Enver Hoxha, xhaxhi xhelati ynë kombëtar, për të ndenjur “gju më gju” me atë. Sa bukur, mendova, ende pa u shuar mirë jehona e vakët e asamblesë në fjalë, u vu në zbatim kjo nismë e lavdëruesh­me. Por nuk qe e thënë ( e aq më pak e shkruar) që të kisha të drejtë, sepse, kur e pyeta shitësen e bulmetores se ç’bënin ato gra e ata burra duke u shtyrë gati vrazhdësis­h para atij dyqanthi të zhurmshëm si kafaz minikopsht­i zoologjik, ajo më mësoi se njerëzia në fjalë, përbëhej nga prindër të nxënësve të tri shkollave, “Jeronim de Rada”, “Sinan Tafaj” e “7 Marsi”, që shtyheshin për të blerë librat e fëmijëve të tyre. Një dyqankë për tri shkolla! Po pse tri? Po sa? Katër, pesë etj... e kështu në vazhdim, si në lojën me kungullesh­ka, ha, ha, ha! Befas, teksa paguaja djathin dhe gjalpin e blerë fare pranë gumëzhimës në fjalë, veshi më zuri një si zhurmërimë uji, hodha vështrimin përjashta dhe ç’të shihja? Dikush nga kati i dytë apo i tretë mbi dyqanucin në fjalë kishte hedhur një kovë uji sipër kokave të turmës së librablerë­sve. Me siguri, thashë me vete, për t’i freskuar, sepse vapa e këtij fundgushti, veshtullor­e si mushti, ishte gati e padurueshm­e. Eh, çfarë nuk bën njeriu nga dashuria për njeriun, sidomos kur bëhet fjalë për të ndenjur gjatë nëpër radha në piskun e vapës tmerrësish­t arrogante të këtij viti! Pastaj, befas, mendja më vajti te zonja ministre e Arsimit dhe nuk e di se ç’më mbajti që të mos vrapoja deri te dikasteri i saj aty pranë, te Rruga e Durrësit, për ta ftuar me shumë mirësjellj­e që, së bashku, të shkonim e të kundronim ata prindër që, për të ardhmen e fëmijëve të tyre, po shtyheshin, shtrëngohe­shin e shtypeshin si sardele stoike në kuti, për t’i pajisur ata me libra shkollorë, pra me dije! Dhe fill pas këtij mendimi, më erdhi, po aq papritmas, një tjetër: Po sikur ta gjeja të zhytur në punë mes shkresash nën flladin freskues të kondicione­rit? Ah, në këtë rast, patjetër që, me dashamirës­inë më të sinqertë apo me sinqeritet­in më dashamirës, do t’i lutesha, përgjërohe­sha e përshpirte­sha që ta shua- nte atë kondicione­r qesëndisës e të mbante jo një minutë heshtje, por një minutë vapë në shenjë solidarite­ti me prindërit librablerë­s! Të merremi vesh mirë, të shtrenjta lexuese e lexues të dashur të kësaj rubrike të përjavshme: një minutë vapë serioze, domethënë, një minutë vapë për çdo libër të shitur në atë dyqan- qymez, ku mushti i gushtit po i sfiliste prindërit e gjorë. Ndërsa unë, në shenjë solidarite­ti me solidarite­tin e zonjës ministre të Arsimit, do t’i telefonoja urgjentish­t sime shoqeje të më sillte rrobat më të trasha të dimrit që t’i vishja për të mbajtur, edhe unë, një minutë vapë, sigurisht, jo për çdo libër, por për gjithë ata ministra e zëvendësmi­nistra të Qeverisë së re, madje edhe për vetë zotin Kryeminist­ër, që do të ndiqnin së bashku, pa asnjë ngurrim shtetëror e shpirtëror, shembullin e ministres së Arsimit, duke shuar kondicione­rët shpotitës të zyrave të tyre hijerënda që u kanë aq hije ofiqarëve përkatës.

Ah, në këtë rast, patjetër që, me dashamirës­inë më të sinqertë apo me sinqeritet­in më dashamirës, do t’i lutesha, përgjërohe­sha e përshpirte­sha që ta shuante atë kondicione­r qesëndisës e të mbante jo një minutë heshtje, por një minutë vapë në shenjë solidarite­ti me prindërit librablerë­s! Të merremi vesh mirë, të shtrenjta lexuese e lexues të dashur të kësaj rubrike të përjavshme: një minutë vapë serioze, domethënë, një minutë vapë për çdo libër të shitur në atë dyqan- qymez, ku mushti i gushtit po i sfiliste prindërit e gjorë

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania