Panorama (Albania)

Vrasja e gjyqtares, tri akuza për burrin, mori peng shoferin

Arrestime në Tiranë, gjatë 24 orëve të fundit tre burra rrahën gratë, motrat dhe kunatën

-

Policia rikthen vëmendjen drejt dhunës e krimeve në familje, pak ditë pas vrasjes së gjyqtares së Shkodrës Fildes Hafizi, nga ish- bashkëshor­ti i saj. “Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Tiranës arrestoi tre shtetas për veprën penale “Dhunë në familje”, njoftuan burimet zyrtare të policisë së kryeqyteti­t ditën e djeshme.

Njoftimi vjen vetëm dy ditë pasi në Tiranë, shtetasi Fadik Kasemi, 53 vjeç, tregtar, ekzekutoi me dy plumba brenda në makinën e saj, ishgruan Fildes Hafizi, 49 vjeçe. Të trija arrestimet që kreu policia në 24 orët e fundit, bëjnë fjalë për raste të dhunës së ushtruar nga burrat në dëm të grave. Ndërkohë në kryeqytet, gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistrua­r edhe episode të tjera dhune në familje, për të cilat policia ka plotësuar dosjet për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes, duke mosvepruar me arrestimin e autorëve. Autorët e dhunës nuk janë prangosur për shkak të mungesës së kushteve të flagrancës apo edhe për faktorë të tjerë ligjorë. TRI ARRESTIMET Sipas burimeve zyrtare të Policisë, shtetasi Selman Murati, 40 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologji­ke ndaj bashkëshor­tes, shtetases L. M., 37 vjeçe, banuese në Tiranë. Po kështu, sipas Policisë, shtetasi Serjan Gojani, 25 vjeç, banues në Kasallë ( Kamëz), pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologji­ke ndaj kunatës së motrës së tij, shtetases A. P., 32 vjeçe, banuese në Kasallë ( Kamëz). “Albert Ismaili, 42 vjeç, banues në fshatin PicarVorë, pasi ka kanosur me jetë dhe ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshor­tes, shtetases Dh. I., 35 vjeçe, banuese në fshtain Picar– Vorë”, bëri me dije Policia. Sipas saj, pas hetimeve të para, për të trija këto raste, materialet u referuan në Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmen­dur për veprën penale “Dhunë në familje”. Në të tri rastet, Policia ka thënë se veç arrestimit të autorëve të dhunës në familje, është kryer edhe procedura e hartimit të kërkesës për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për personat e dëmtuar. Kërkesat në fjalë miratohen nga gjykata, e cila shqyrton rrethanat në seancë gjyqësore dhe në fund merr vendimin në lidhje me lëshimin ose jo të urdhrit të mbrojtjes. DHUNA NË FAMILJE Sipas statistika­ve zyrtare të Gjykatës së Tiranës, rastet e dhunës në familje rezultojnë të jenë rritur këtë vit. Për periudhën janar– gusht 2017, bazuar në të dhënat e Gjykatës së Tiranës, janë 673 kërkesa të depozituar­a për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes. Por ndërsa numri i kërkesave për urdhër mbrojtje ka qenë i lartë, vetëm 137 prej të cilave janë pranuar, ndërsa 433 raste të tjera janë pushuar nga gjykata e kryeqyteti­t. Referuar statistika­ve në fjalë, rezulton se çdo ditë, gjykatës i drejtohet për të kërkuar urdhër mbrojtje më shumë se një person i dëmtuar nga dhuna në familje.

 ??  ??
 ?? TRAZHGIM SOKOLAJ ??
TRAZHGIM SOKOLAJ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania