Panorama (Albania)

Në Itali kapen 2.3 tonë drogë, Basha akuza edhe për Ruçin

“Projekti i Ramës, drogë, korrupsion dhe kriminelë

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, i cilëson mashtrime deklaratat e Kryeminist­rit Rama për një aksion të suksesshëm në të gjithë vendin në luftën kundër kanabisit.

Qëndrimet e tij, Basha i shprehu menjëherë pas publikimit të lajmit të kapjes së sasisë prej 2.3 tonësh drogë në Itali, e cila dyshohet se është nisur nga Shqipëria. Duke huazuar shprehjen e Kryeminist­rit Rama, i cili deklaroi se në fund të mandatit të tij të dytë qeverisës do të kërkojë të dal me një PS +, kreu i PDsë ka theksuar se shtesa e socialistë­ve do të jetë droga, kriminelët dhe korrupsion­i. “Ngarkesa prej 2,3 tonësh drogë e kapur sot në Itali dëshmon një të vërtetë të hidhur: trumbetat e Edi Ramës për luftë kundër drogës janë vetëm mashtrime me qëllim tulatjen e qytetarëve dhe të komuniteti­t ndërkombët­ar. Ndërkohë ai mbron dhe promovon kokat e krimit të organizuar dhe bashkëpunë­torët e tyre politikë. Ky në fakt është projekti PS+ i shpallur prej tij: PS + drogë + kriminelë+ korrupsion”, u shpreh Basha.

AKUZAT

Edhe përgjatë denoncimit të djeshëm, Basha kujtoi se është vetë Kryeminist­ri Rama që promovon njerëz të lidhur me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës në postet më të larta shtetërore. Basha denoncoi Gramoz Ruçin dhe Fatmir Xhafajn, të propozuar nga Rama në postet e kreut të Kuvendit dhe Ministrisë së Brendshme, si persona të lidhur me trafikun e drogës në vite. Edhe një herë, Basha solli në vëmendje faktin se kreut të ri të Kuvendit i është ndalur hyrja në SHBA që nga viti 2005. “Kjo faktohet edhe nga promovimi prej tij i Gramoz Ruçit, të cilit që nga 2005 qeveria amerikane i ka refuzuar hyrjen në SHBA për shkak të përfshirje­s në krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, dhe Fatmir Xhafajt, të përfshirë në mbrojtjen e të vëllait të dënuar nga Italia për trafikun ndërkombët­ar të kokainës”, theksoi kreu i PDsë. Basha premtoi se opozi- ta e drejtuar prej tij do të bëjë çdo përpjekje për të denoncuar drogën dhe krimin, por njëkohësis­ht apeloi që edhe media dhe intelektua­lët t’i bashkohen kësaj beteje. “Opozita do të bëjë çdo përpjekje për ta vënë atë para përgjegjës­isë personale për drogën dhe krimin. Por kjo betejë kërkon edhe përpjekjet e medias, intelektua­lëve dhe të të gjithë qytetarëve. Të gjithë duhet të ngremë zërin dhe të ngrihemi kundër rrezikut të drogës para se të jetë vonë”, tha Basha. Presidenti Ilir Meta ka dekretuar 9 shtatorin si ditën në të cilën do të mblid- het Parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit. Opozita ka kundërshtu­ar prej disa ditësh emërimin e Ruçit dhe Xhafajt në krye të dy prej institucio­neve më të rëndësishm­e në vend, duke kujtuar edhe lidhjet që këta të fundit kanë me regjimin komunist.

 ??  ??
 ??  ?? DROGA E SEKUESTRUA­R DJE NE ITALI
DROGA E SEKUESTRUA­R DJE NE ITALI
 ??  ?? Kreu i PD, Lulzim Basha
Kreu i PD, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania