Panorama (Albania)

Një politikë e diskutuesh­me për kreditimin...

- ZEF PREÇI

Me synimin e shpallur “për të ulur riskun e miratimit të kredisë dhe për t’u dhënë një mundësi bankave që të bëjnë analiza të bazuara mbi dokumentac­ionin ligjor...”

dhe “për të sjellë një formalizim të plotë të biznesit”, Banka e Shqipërisë njoftoi këto ditë se nuk do të pranojë deklarimet konfidenci­ale të biznesit në procesin e aplikimeve për kredi bankare.

Personalis­ht mendoj se kjo politikë sjell edhe të paktën dy rreziqe të tjera të mëdha. Nga njëra anë, klasifikon si të rreme çfarëdo deklarimi konfidenci­al të biznesit për kapacitete­t financiare ( për rrjedhojë dhe për aftësinë ripaguese) të sipërmarrj­eve që aplikojnë për kredi bankare. D. m. th. cenon besimin që bizneset të jenë plotësisht transparen­te përballë bankave tregtare lidhur me veprimtari­në e tyre ( aspektin financiar), duke vënë barazimin midis bizneseve që mashtrojnë në deklarimet e veta dhe atyre që, për një numër arsyesh të njohura tashmë ( shkaqet e informalit­etit) dhe atyre që kanë garanci ripagimi të huas, duke marrë në konsiderat­ë dhe të ardhurat apo burimet financiare të padeklarua­ra më parë në bilancet e kompanive që dorëzohen në Drejtorinë e Tatimeve... Studimet tona tregojnë se bizneset mashtrojnë në deklarimet e veta, kryesisht për asetet që shërbejnë si kolateral, si dhe me plan- bizneset jorealiste. Në të dyja rastet, kjo është mundshme vetëm nën ndikimet politike në procesin e vendimmarr­jes për miratimin e huave bankare, por edhe me mbështetje­n intensive të bashkëpunë­torëve të tyre brenda vetë sistemit bankar. Për këtë të bind fakti se rreth 50% e “borxhit të keq” aktual ndaj bankave zotërohet nga kompani të mëdha, shumica e huave të të cilave kanë qenë miratuar në këtë mënyrë.... Unë mendoj se nuk duhet vënë shenja e barazimit midis kompanive që mashtrojnë lidhur me burimet e tyre, dhe atyre që i kanë këto burime, por që nuk janë raportuar rregullish­t në vitet e shkuara dhe për këtë arsye, nuk rezultojnë në bilancet e tyre zyrtare.

Nga ana tjetër, parimisht procesi i shqyrtimit të një aplikimi për hua bankare nga biznesi mundet dhe duhet të jetë një proces i marrjes dhe menaxhimit të riskut nga të dyja palët kontraktua­le. Kjo politikë e re e saposhpall­ur nga Banka e Shqipërisë, të paktën në dukje, e zhvendos riskun thuajse tërësisht në anën biznesit, për të mos thënë se tërthorazi shfaq si palë të përfshirë edhe vetë qeverinë që ka iniciuar këtë politikë ( që ka pranuar dhe miratuar bilancin financiar të kompanisë aplikuese për kredi). Në të vërtetë, kjo po ndodh në kushtet kur fitimet e bankave njohin vetëm rritje - në gjysmën e parë këtij viti ato u dyfishuan, ndërkohë që aktiviteti primar i tyre - dhënia e kredisë në ekonominë reale - pësoi vetëm një rritje tejet simbolike. D. m. th., të krijohet përshtypja se me këtë politikë të iniciuar nga qeveria në kuadrin e përpjekjev­e të ligjshme të saj për të reduktuar informalit­etin në vend, bankave tregtare u rritet komoditeti në procesin e përzgjedhj­es së klientëve të tyre, por edhe ndoshta bashkë me të rrezikon të ulet edhe numri i aplikantëv­e për kredi bankare... Për pasojë, ruajtja e fitimeve të tyre në të ardhmen, do të vazhdojë të bazohet në rritjen e mëtejshme të kostos për shërbimet që ato ofrojnë ( përveç kredive bankare), në kostot e fshehta mbi bizneset dhe qytetarët, etj. Kjo do të thotë se mundësitë e për- dorimit te kursimeve monetare të popullatës dhe të kapitaleve të bankave si burim per përshpejti­min e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të vendit do të pakësohen. Pra shoqëria në tërësi humbet, edhe pse zyrtarisht mund të lflitet për “bashkëpuni­m te bankës qendore me qeverinë për rëduktimin ë informalit­etit në vend...” Ne fakt, sfida e vërtetë aktuale e bankave në vendin tonë mendoj se duhet të jetë, përveç përzgjedhj­es së kujdesshme të klientëve të saj, duke zbatuar rigorozish­t manualet dhe përvojat më të mira botërore në këtë fushë, edhe rezistenca ndaj përfshirje­s në procesin e pastrimit të parave kriminale kolosale që qarkullojn­ë në vend si rezultat i shkalles së lartë të kanabizimi­t të ekonomisë sonë kombëtare, por edhe joshja ndaj kësaj përfshirje­je që nuk mund të mos krijojë p. sh. programi qeveritar, “Një miliard euro”, tashmë në fillimet e zbatimit të tij. Ndokush mund të më kundërshto­jë duke thënë se “kështu vendi zhvillohet, hapen vende pune”, etj.,. Në fakt, deformimet që vijnë për këtë shkak janë shumë të mëdha dhe vështirësi­sht të riparueshm­e dhe këto burime parash janë pa dyshim ndër pengesat kryesore për futjen në Shqipëri të investimev­e të huaja direkte, për hapjen e vendeve të punës dhe për një zhvillim më të shpejtë të ekonomisë reale në vendin tonë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania