Panorama (Albania)

Vdes në spital nga ataku, familjarët akuza mjekëve

"S’mori ndihmën në kohë nga ana e mjekëve të urgjencës"

- BERAT/ ERJOLA AZIZOLLI

Spitali Rajonal i Beratit është kthyer sërish në epiqendër të akuzave. Një 49vjeçar, pak orë pasi ishte paraqitur në spital, pasi kishte shqetësime nga tensioni i lartë në gjak, ndërroi jetë nga një atak kardiak.

Tomorr Mançe humbi jetën mesnatën e së shtunës në Repartin e Reamimacio­nit, pranë spitalit të këtij qyteti, ndërsa ndodhej nën terapi intensive. 49- vjeçari, banor i fshatit Dyshnik, në njësinë administra­tive Otllak, mësohet se ka mbërritur pasditen e së shtunës në spital me tension të lartë. Babai i tre fëmijëve ka marrë ndihmën e parë shëndetëso­re, ndërkohë që sipas mjekëve, rrugës për në spital,, si pasojë e tensionit të lartë të gjakut, kishte pësuar një atak kardiak. Me gjithë ndihmën intensive të dhënë nga bluzat e bardha, 49vjeçari ka ndërruar jetë disa orë më pas. Trupi i pajetë është dërguar për në morgun e spitalit, ku i është nënshtruar dhe vizitës mjeko- ligjore për të përcaktuar shkakun që i solli vdekjen 49- vjeçarit. Informacio­ni i parë ka mbërritur më pas në sallën operative të organeve blu, ku vetë mjekët kanë njoftuar për ngjarjen e ndodhur. Sipas burimeve zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut, menjëherë pas mbërritjes së ekspertëve në spital, kanë reaguar dhe familjarët e Mançes. Në njoftimin zyrtar të Policisë mësohet se, familjarët e 49vjeçarit pretendojn­ë për një mjekim të pakujdessh­ëm nga ana e mjekëve. Sipas deklaratav­e të para mësohet se Tomorr Mançe nuk ka marrë ndihmën e duhur në kohë nga ana e mjekëve të urgjencës, aty ku ka mbërritur fillimisht. Sipas tyre, 49- vjeçari nuk vuante kurrë më parë nga problemet e zemrës dhe tensioni i lartë i gjakut ka qenë një shqetësim i çastit që mund t'i kursente jetën nëse do të merrte ndihmën e duhur në kohë. Grupi i ngritur për zbardhjen e ngjarjes ka kryer të gjitha veprimet hetimore dhe pritet akti i ekspertimi­t nga Instituti i Mjekësisë Ligjore Tiranë, për të dalë në përfundime. E ndërsa 49- vjeçari u përcoll mesditën e së dielës për në banesën e fundit, materialet i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën pe- nale "Mjekim i pakujdessh­ëm". Burime nga ky organ thanë se ende nuk ka një denoncim zyrtar nga ana e familjarëv­e, ndërkohë që pritet përfundimi raportit mjeko- ligjor për të parë nëse do të ketë në vijimësi hetimi ndaj mjekëve që u kujdesën për 49- vjeçarin. "Më datë 01.09.2017, rreth orës 10: 00, në spitalin Rajonal Berat, ka vdekur shtetasi T. M, vjeç 49, banues në fshatin Dushnik. Punohet për sqarimin e plotë ligjor të ngjarjes. Materialet i kalojnë Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Berat", bëhet e ditur zyrtarisht nga Policia e Beratit lidhur me ngjarjen. Spitali Rajonal i Beratit është vënë kohët e fundit në qendër të akuzave, ku vetëm një muaj më parë, një burrë nga Lushnja, i cili kishte shkuar në këtë spital për të kryer ndërhyrje pasi atje kishte disa të afërm të tij, humbi jetën pas një ndërhyrjej­e të thjeshtë kirurgjika­le.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania