Panorama (Albania)

SIGURIA E SINJALIZUE­SIT

-

FORMAT E MBROJTJES NËSE JENI SINJALIZUE­S

Institucio­ni nuk të shkarkon nga puna Institucio­ni nuk të pezullon nga puna institucio­ni nuk bën dot transferim­e brenda ose jashtë organizatë­s Institucio­ni nuk bën dot ulje në detyrë Institucio­ni nuk bën dot ulje të pagës ose shpërblime­ve financiare Institucio­ni nuk i heq dot statusin ose privilegje­t Institucio­ni nuk pengon dot rritjen në detyrë Institucio­ni nuk heq të drejtën për të marrë pjesë në trajnime Institucio­ni nuk ndërmerr dot vlerësime negative në marrëdhëni­et e punës Institucio­ni nuk ndërmerr dot forma të hakmarrjes në punë

KUR VENDOS TË SINJALIZOJ­Ë MBAHET PARASYSH:

Besimin e arsyeshëm apo frikën se sinjalizue­si mund të shkarkohet, pezullohet, diskrimino­het ose frikësohet. Besimin e arsyeshëm apo frikën se dikush mund të fshehë ose të shkatërroj­ë provat që tregojnë për aktin korruptim. Besimin e arsyeshëm se personi që merr sinjalizim­in nuk do të pengojë arritjen e qëllimit të sinjalizim­it. Seriozitet­in e aktit korruptim të kryer dhe shpejtësin­ë me të cilën duhet vepruar Mundësinë e ruajtjes së një kopjeje të provave mbi aktin korruptiv të sinjalizua­r

KUR SINJALIZIM­I BËHET NË INSTITUCIO­NE KA GARANCINË SE:

Informacio­ni i raportuar do të hetohet nga persona apo institucio­ne kompetente. Njësia përgjegjës­e ose ILDKPI njoftojnë sinjalizue­sin për çdo masë të marrë në përgjigje të sinjalizim­it. Sinjalizue­si merr pjesë në hetimin administra­tiv. Sinjalizue­si merret në mbrojtje ndaj çdo hakmarrjej­e apo viktimizim­i Hetimi mund të shpjerë në ndjekjen penale të personave të përfshirë në korrupsion dhe në gjetjen apo rikthimin e vlerave të humbura si pasojë e korrupsion­it.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania