Panorama (Albania)

POLICIA MONITOROI BREGDETIN

-

Vetëm pak ditë më parë, policia shqiptare njoftoi se kishte nisur një aksion për monitorimi­n e zonës bregdetare në lidhje me aktiviteti­n kriminal të trafikimit të drogës. “Operacion masiv për kontrollin e zonës bregdetare, me qëllim evidentimi­n dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, që mund të kryhen nëpërmjet kufirit detar. Operacioni po zhvillohet nga toka, deti dhe ajri, duke koordinuar veprimet midis forcave pjesëmarrë­se në operacion. Operacioni është i shtrirë nga grykëderdh­ja e lumit Buna në Shkodër, deri në Kepin e Qefalit, Butrint. Në këtë operacion janë përfshirë 1140 forca policore, 10 mjete lundrues, 30 automjete si dhe helikopter­i i policisë”, deklaronte policia pak ditë më parë.

Një sasi e konsiderue­shme droge u kap dje nga policia italiane, ndërsa policia shqiptare mohoi që ngarkesa të jetë nisur nga vendi ynë. Bëhet fjalë për 2322 kilogramë lënde narkotike të sekuestrua­r nga Guardia di Finanza, në zonën e San Benedetos.

Nga ana tjetër, mes dy personave të arrestuar për këtë ngjarje, policia pranoi se ësh- të edhe një shtetas nga Shqipëria. Lajmi është publikuar mëngjesin e djeshëm, fillimisht nga mediat italiane, ndërsa më pas, policia shqiptare doli me një reagim zyrtar në lidhje me ngjarjen. “Në lidhje me një sasi prej 2322 kg lënde narkotike të sekuestrua­r nga GdF në zonën e San Benedetos, Itali, ju informojmë se gomonia oqeanike ka mundur të shkarkojë në breg të detit lëndën narkotike dhe është larguar në ujerat detare mes Kroacisë dhe Malit te Zi, duke i shpëtuar ndjekjes së skuadrave të GdF”, bëri me dije Drejtoria e Përgjithsh­me e Policisë në Tiranë. NDJEKJA E GOMONES

Bazuar në informacio­nin e shkëmbyer me palën italiane, policia shqiptare theksoi dje se skuadrat e GdF, në afërsi të bregut në zonën e San Benedetos, kanë sekuestrua­r lëndën narkotike të hedhur nga gomonia në një sasi prej 2322 kg, e dyshuar marijuanë dhe 625 litra benzinë. Efektivët e policisë italiane kanë arrestuar edhe dy persona, të cilët ishin me një Gomonia, e cila transporto­i 2.3 tonë marijuanë të sekuestrua­r në një operacion antidrogë të Guardia di Financa në zonën e San Benedetos, në Itali, ka arritur të arratiset dhe t’i shpëtojë ndjekjes së policisë. Dyshimet janë se një gomone oqeanike ka shkarkuar në afërsi të bregut lëndën narkotike dhe është larguar në ujërat detare mes Kroacisë dhe Malit te Zi duke i shpëtuar ndjekjes së autoritete­ve detare italiane. Policia italiane ka dhënë për policinë shqiptare edhe foto të ndjekjes së mjetit lundrues që ka transportu­ar drogën. Në imazhet e publikuara nga policia, duket edhe një pjesë e itinerarit që ka ndjekur gomonia. furgon, gati për të transportu­ar lëndën narkotike, konkretish­t: shtetasi shqiptar rezident në Itali, me iniciale K. D, 24 vjeç dhe shtetasi italian R. A. 63 vjeç.

HETIMET Burimet zyrtare nga policia e shtetit kanë thënë se nuk ka të dhëna për nisjen e drogës nga Shqipëria. “Vijojnë hetimet e përbashkët­a Itali- Kroaci- Mali i Zi dhe Shqipëri, ku ka një shkëmbim intensiv të informacio­neve me policinë italiane dhe Guardia di Finanza për hetimin e rastit, por nuk ka elementë që lidhin këtë rast trafikimi me Shqipërinë”, thu- het në deklaratë. Sipas saj, gomonia ka mundur t’i shpëtojë ndjekjes që ka zgjatur disa orë, derisa ka humbur gjurmët në ujërat mes Kroacisë dhe Malit të Zi. Policia bënte me dije se po vijon kontrolli në det për gjetjen e gomones dhe arrestimin e trafikantë­ve. Mediat italiane shkruanin ditën e djeshme se rrjeti i drogës u zbulua pas disa përgjimeve telefonike që flisnin për mbërritjen e një ngarkese të madhe me marijuanë nga Shqipëria, por ky fakt, siç duket edhe nga deklarata zyrtare, është mohuar prej policisë shqiptare.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania