Panorama (Albania)

Tri akuza për vrasësin e gjyqtares, mori peng shoferin gjatë arratisë

Krimet e Rënda kërkojnë arrest me burg për Fadil Kasemin, kërcënoi me armë shoferin e furgonit pasi vrau ish- gruan

-

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon arrest me burg pa afat ndaj shtetasit Fadil Kasemi, i akuzuar për vrasjen e gjyqtares Fildes Hafizi, katër ditë më parë.

Burimet zyrtare thanë se organi i akuzës ka dërguar mesditën e djeshme në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Fadil Kasemi, i cili akuzohet për kryerjen e veprave penale “vrasje për shkak të mar- rëdhënieve familjare”, “armëmbajtj­e pa leje” dhe “rrëmbim personi”. Dy akuzat e para që janë ngritur ndaj të arrestuari­t lidhen me vrasjen e gjyqtares, ndërsa akuza e “rrëmbimit të personit” ka të bëjë me tentativën e largimit të autorit nga vendi i krimit.

VRASJA Bazuar në hetimet paraprake të deritanish­me, grupi i hetimit theksoi se më datë 31.08.2017, rreth orës 13: 50, në rrugën “Xhanfize Keko”, Tiranë, shtetasja Fildes Hafizi, banuese në Tiranë, njëkohësis­ht me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka dalë nga parukeria “S...” dhe është futur brenda në automjetin e saj të parkuar aty pranë. Pasi ajo ka hipur në makinën ‘ Benz’, me targa AA 880 OS, në këtë kohë është afruar ishbashkës­horti i saj, shtetasi Fadil Kasemi, me një pistoletë në dorë, dhe ka qëlluar me armë në drejtim të shtetases Fildese Hafizi, duke e lënë të vdekur në vend. RRËMBIMI I PERSONIT P r o k u r o r i a thekson se, më pas, shtetasi Fadil Kasemi me pistoletën në dorë i ka dalë përpara një automjeti të rastit që po udhëtonte në drejtim të rrugës “Bardhyl”, automjetit furgon Mercedes- Benz, me targa XXXX, që drejtohej nga shtetasi K. T., të cilit i ka thënë se kishte vrarë bashkëshor­ten e tij dhe nën kërcënimin e armës i ka kërkuar atij që ta largonte nga vendi i ngjarjes duke hipur brenda në automjet. Gjatë udhëtimit, shtetasi K. T. ka përshkuar rrugën që të dërgonte pranë Komisariat­it të Policisë nr. 1 Tiranë. Në kohën që i është afruar Ko- misariatit, shtetasi K. T. e ka futur menjëherë automjetin e tij brenda në ambientet e Komisariat­it të Policisë ku në këtë moment janë afruar menjëherë punonjësit e policisë, të cilët kanë ndërhyrë dhe kanë bërë kapjen në flagrancë të shtetasit Fadil Kasemi, duke i hequr armën pistoletë që mbante në duar.

DËSHMIA Autori i vrasjes së gjyqtares mësohet se nuk ka folur para hetuesve në lidhje me krimin. “I pyetur për faktin e ngjarjes, personi i arrestuar Fadil Kasemi, në praninë e një mbrojtësi kryesisht, pasi është njohur me letrën e të drejtave si person i arrestuar, ai nuk ka pranuar të flasë për faktin dhe rrethanat e ngjarjes”, kanë bërë me dije burimet nga hetimi i çështjes. Sipas tyre, në këto kushte, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon të caktohet ndaj shtetasit Fadil Kasemi masa e sigurimit “arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “vrasje për shkak të marrëdhëni­eve familjare”; “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “rrëmbim ose mbajtja peng e personit”.

 ??  ?? Gjyqtarja e vrarë, Fildes Hafizi
Gjyqtarja e vrarë, Fildes Hafizi
 ??  ?? Makina e Fildes Hafizit
Makina e Fildes Hafizit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania