Panorama (Albania)

Investimi në kulturë, Veliaj: 10 mijë libra për biblioteka­t

"Rikthimi i vëmendjes së të rinjve te leximi, sfidë për ne"

-

Në kohën kur teknologji­a ka pushtuar botën e të rinjve, Bashkia e Tiranës është e vendosur të kthejë vëmendjen e tyre te leximi.

Për këtë qëllim ka nisur rikonstruk­sionin e biblioteka­ve në çdo lagje e shkollë. Për kryebashki­akun Erion Veliaj, kjo është e vetmja garanci për të ardhmen e qytetit. "Sot sfida më e madhe që kanë të rinjtë dhe nxënësit e këtij qyteti është presioni konstant që vjen nga teknologji­a. Nuk themi që të jetojmë pa smartphone- t, por nuk mund të jetojmë dot pa libra, kështu që na duhet të gjejmë një balancë. Sa më pak kazino dhe baste, sa më shumë shkolla dhe biblioteka, aq më e ardhme e ndritur e pret qytetin tonë", nënvizoi kryetari në ditën e parë të punimeve për rikonstruk­sionin e plotë të bibliotekë­s nr. 4 në Njësinë 9, në të cilën nuk ishte vënë dorë prej vitesh. Përveç saj, Veliaj bëri me dije se brenda këtij viti do të rikonstruk­tohen edhe dy biblioteka të tjera, ndërsa siguroi se do të pasurohen edhe me një fond të madh librash. "Kjo është një punë në infrastruk­turë, por është edhe një punë në kulturë. Përveç rinovimit të biblioteka­ve, së shpejti do të kemi edhe një të tretë, kemi krijuar edhe një fond prej 10 mijë tituj librash, të cilët do të furnizojnë biblioteka­t e lagjeve dhe shkollave". Një tjetër lajm pozitiv vjen për nxënësit e studentët që vijnë nga rrethet dhe jetojnë në konvikte. Bashkia ka përgatitur për ata që vijnë për herë të parë në Tiranë një sërë lehtësiras­h, të cilat do të jenë pjesë e një pakete orientimi, me qëllim që ardhja e tyre të mos jetë shumë sfiduese.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Ekipi i bashkisë në inspektimi­n e punimeve në bibliotkën nr. 4
Ekipi i bashkisë në inspektimi­n e punimeve në bibliotkën nr. 4

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania