Panorama (Albania)

Vuante nga depresioni, e moshuara hidhet nga ballkoni

Familjarët: Kohët e fundit kishte shqetësime psikologji­ke

- FIER/

Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e sotme, ku një grua i ka dhënë fund jetës në mënyrën më të dhimbshme të mundshme, në qytetin e Fierit.

Rreth orës 10: 40, në urgjencën e spitalit, është dërguar me ambulancë, pa shenja jete e moshuara H. R., 70 vjeçe, banuese në lagjen "8 Shkurti". Mësohet se gruaja është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte. Paraprakis­ht, dyshohet se akti i rëndë është kryer në gjendje të rënduar psikologji­ke. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje si dhe të shkaqeve që e shtynë të ndjerën drejt një akti të tillë. Gruaja nuk ka paraqitur asnjë shenjë për familjarët gjatë mëngjesit dhe nuk ka lënë përshtypje se ishte përgatitur për të kryer një veprim të tillë fatal. Sipas burimeve nga policia, prej kohësh e moshuara kishte probleme shëndetëso­re të moshës dhe shpeshherë bëhej nervoze dhe ngarkohej psikologji­kisht. Ndërkohë nga ana tjetër, mësohet se fëmijët e saj kujdeseshi­n për të dhe i shërbenin duke i krijuar kushtet për një jetë të qetë. Ende nuk dihet si ka ndodhur momenti i hedhjes, pasi askush prej familjarëv­e apo fqinjëve të saj nuk e ka parë gruan e moshuar ndërsa hidhej nga ballkoni i apartament­it ku banonte. Vetëm pasi fqinjët e kanë parë të mbytur në gjak para hyrjes së pallatit, janë vënë në lëvizje, ndërsa u njoftuan edhe familjarët e saj, të cilët kanë qenë në dhomën tjetër dhe nuk kanë parë asgjë. Në dëshminë e dhënë për punonjësit e policisë, familjarët e 70- vjeçares, që kreu vetëvrasje, janë shprehur se e moshuara prej kohësh vuante nga shqetësime që i vinin kryesisht nga depresioni. Të lënduar për ikjen e nënës së tyre, fëmijët e saj shprehen se ishin përpjekur që të moshuarës të mos i mungonte asgjë, në mënyrë që kjo të mos ndikonte në gjendjen e saj psikologji­ke, por pavarësish­t kësaj, ajo u dorëzua përballë sëmundjes së depresioni­t duke i dhënë fund jetës. Pavarësish­t kësaj dëshmie, Policia ka ngritur një grup pune për hetimin e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave që çuan 70- vjeçaren, H. R. drejt vetëvrasje­s.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania