Panorama (Albania)

NUK PAGOI KARBURANTI­N, ARRESTIMI

-

Një vajzë 19- vjeçare ka rënë në prangat e policisë, pas denoncimit të bërë nga një punonjës i një pike karburanti në qytetin e Vlorës. Në bazë të denoncimit të tij, përmes një telefonate, vajza e re është larguar pasi ka furnizuar makinën tip "Opel" me karburant, por pa paguar shumën e parave prej 5 mijë lekë të rinj. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "10 korriku". Menjëherë pas denoncimit, Policia u vu në lëvizje duke arrestuar P. T. 19 vjeçe, banuese në Vlorë. nga verifikimi paraprak, ka rezultuar se tre shtetas të paidentifi­kuar kanë hyrë në karburant të maskuar dhe me një armë zjarri, duke kërcënuar punonjësin e karburanti­t, shtetasin M. M., 60 vjeç. Grabitësit kanë arritur të marrin një sasi prej 12.000 mijë lekësh të rinj dhe një aparat celular dhe më pas, janë larguar me shpejtësi. Policia menjëherë ngriti pika kontrolli në qytet dhe në hyrje të Vlorës si dhe u ushtrua kontroll i imtësishëm i zonës ku ndodhi grabitja. Nga grupi hetimor janë sekuestrua­r pamje filmike në disa pika të ndryshme nga ku mund të kenë lëvizur autorët dhe po punon për identifiki­min dhe kapjen e autorëve. Mësohet se, në bazë të pamjeve filmike të sekuestrua­ra, mund të hidhet dritë mbi ngjarjen apo të zbulohet ndonjë detaj i rëndësishë­m për identifiki­min e tre autorëve. Sipas burimeve nga Policia e Vlorës, konfirmohe­t se bëhet fjalë për të njëjtët persona që kanë kryer grabitje edhe në zona të tjera të qytetit të Vlorës, kryesisht në pikat e karburante­ve. Kohët e fundit, në qytetin e Vlorës ka pasur një shtim të rasteve të grabitjeve. Pak ditë më parë u grabit një automjet tip "BMW" në aksin e vjetër Vlorë- Fier, automjet, i cili u dogj pas gati 7 ditësh në fshatin Llakatund. Një tjetër pikë karburanti është grabitur disa ditë më parë, po në afër- si të fshatit Llakatund, ndërsa gati dy javë më parë, edhe një tjetër karburant në aksin e vjetër nacional Vlorë- Fier, shumë pranë fshatit Novoselë, ra pre e grabitësve me armë. Në këto grabitje rezultojnë gjithmonë tre persona, ndaj Policia po vijon hetimet dhe beson se bëhet fjalë për të njëjtin grup kriminal.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania