Panorama (Albania)

Injekton në trup helm me shiringë, në gjendje kritike i riu

-

VLORE - Një i ri nga qyteti i Vlorës ka tentuar të kryejë vetëvrasje, duke injektuar me shiringë lëndë helmuese në trupin e tij. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës dhe ende nuk dihen rrethanat që e kanë shtyrë të riun të kryejë një akt vetflijues. Sipas burimeve policore, mësohet se, I. S., 30 vjeç, banues në fshatin Zvërnec, është paraqitur në urgjencën e spitalit rajonal të Vlorës mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 23: 50. Gjendja e 30- vjeçarit ka qenë mjaft kritike në momentin e mbërritjes në spital dhe pavarësish­t ndihmës së shpejtë nga mjekët, ai vazhdon të jetë në gjendje kritike për jetën. Kanë qenë familjarët e 30- vjeçarit ata që kanë gjetur të riun të shtrirë dhe pa shenja jete, ndërsa menjëherë e kanë transportu­ar me urgjencë drejt spitalit. "Më datë 01.09.2017, rreth orës 23: 50, në Spitalin rajonal Vlorë, është dërguar me ambulancë shtetasi I. S, vjeç 30, banues në fshatin Zvërnec, i cili ka injektuar me shiringë në trup lëndë helmuese dhe ndodhet në spital, në gjendje të rëndë. Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes", bëhet e ditur zyrtarisht nga ana e policisë së qytetit të Vlorës. Në dëshminë e tyre dhënë për policinë mbi ngjarjen e ndodhur, familjarët e të riut nga Zvërneci nuk kanë qenë në gjendje të përcaktojn­ë një shkak që e ka shtyrë atë drejt tentativës për vetëvrasje. Pas dëshmisë së të afërmve dhe familjarëv­e të 30- vjeçarit, policia e qytetit bregdetar ka ngritur një grup pune, që po punon për hetimin dhe zbardhjen e rrethanave që çuan të riun drejt tentativës për të kryer vetëvrasje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania