Panorama (Albania)

Sherri në spital, infermieri goditet se nuk i gjente dot damarin

-

BERAT - Godet infermieri­n e turnit gjatë një grindjeje, për shkak të mosgjetjes së damarit, por do të përballet tashmë në gjendje të lirë për veprën penale të "Goditjes për shkak të detyrës". Agron V., 46 vjeç, ndodhej ditën e djeshme në spitalin e Beratit për të marrë mjekim, si pasojë e një gjendjeje jo të mirë fizike, shkaktuar nga tensioni i ulët, por sapo është përmirësua­r, është marrë në pyetje nga ekspertët hetimorë, pasi qëlloi në fytyrë infermieri­n e turnit. Ngjarja, për të cilën akuzohet 46vjeçari, nga Ura Vajgurore, ndodhi pasditen e djeshme në Repartin e Urgjencës pranë Spitalit Rajonal të Beratit. 46vjeçari mësohet se kishte kryer vizitën mjekësore dhe ishte në pritje për të marrë injeksione­t shoqëruar me serum në një nga dhomat e urgjencës. Por, gjatë kohës që infermieri i turnit, 29- vjeçari me inicialet A. K, ka qenë duke i vendosur vigonin, nuk ka arritur që t'i gjejë damarin dhe për këtë, e ka shpuar disa herë në krah. Duket se kjo situatë është bërë shkak fillimisht për grindjen dhe më pas goditjen e infermieri­t nga ana e 46-vjeçarit. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se pacienti është ankuar për paaftësinë e infermieri­t, gjë, e cila ka mjaftuar për një grindje mes tyre. Infermieri mësohet se i ka kërkuar pacientit të qetësohej, por ky i fundit ka reaguar më keq duke kundërshtu­ar të vendoste vigonin, gjë e cila e ka vështirësu­ar situatën. Ndonëse në grindje e sipër kanë ndërhyrë dhe pacientë dhe familjarë të rastit që ndodheshin në dhomë, sherri nuk ka ndalur, madje është përshkallë­zuar, pasi 46- vjeçari e ka qëlluar me pëllëmbë në fytyrë infermieri­n. Ky i fundit më pas është larguar nga dhoma dhe ka kërkuar ndihmën e uniformave blu në lidhje me ngjarjen. Ekspertët hetimorë, që mbërritën në vendin e ng- jarjes, morën denoncimin nga ana e infermieri­t, pyetën dëshmitarë­t e rastit dhe dëgjuan pretendime­t e 46- vjeçarit. "Më datë 01.09.2017, u referuan materialet në Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin A. V., vjeç 46, banues në fshatin Goriçan, pasi rreth orës 02: 00, në urgjencën e Spitalit Rajonal Berat, ka goditur me grusht infermieri­n e turnit, shtetasin A. K, vjeç 29", bëhet e ditur nga Policia e Beratit.

 ??  ?? Spitali i Beratit
Spitali i Beratit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania