Panorama (Albania)

DY ISH- KANDIDATE

-

Dy gra kanë kandiduar për presidente në të kaluarën e afërt të Rusisë, me kryetaren aktuale të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ella Pamfilova, e cila mori 1 për qind të votave në vitin 2000 dhe ish- deputeten e Dumës së Shtetit, Irina Khakamadam, që fitoi gati 4 për qind në 2004. Në komente të veçanta për "Vedomosti"- n, zëdhënësi i Putinit, Dmitri Peskov, tha se Kremlini "nuk e kishte konsiderua­r" një grua që të merrte pjesë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. sante, moderne, por ngrihet pyetja nëse ajo në fund do të vendosë për të kandiduar. Sobchak nuk ka paraqitur entuziazëm. "Nuk e di kush flet për atë që ndodh në korridoret më të larta të pushtetit, por unë kam ndjekur peizazhin politik për një kohë të gjatë", shkruante ajo në "Instagram" të premten. "Kam vetëm një diagnozë: Politika juaj sot, zotërinj, është një grumbull i keq m… ti". Irina Petyelyaye­va, një nga anëtaret e "Një Rusi e drejtë", shprehu më shumë interes dhe i tha gazetës "Vedomosti" se ekziston një kërkesë sociale për gratë në politikë. "Kjo do të rrisë interesin për zgjedhjet e parashikue­shme". Një panel i plotë me meshkuj shkencëtar­ë politikë të cituar nga "Vedomosti" kishin përshtypje të ndryshme mbi temën e një kandidati presidenci­al femër. Shkencëtar­i politik, Konstantin Kalachyov, u pajtua se futja e grave në garën presidenci­ale do të ndihmonte "diversifik­imin e lojës" dhe "ndërtimin e dramës" në një fushatë tjetër të parashikue­shme. Një kandidate ideale femërore për president do të ishte dikush i pavarur dhe i aftë të improvizon­te si de- putetja e Dumës, Natalya Poklonskay­a, dhe anëtarja e Këshillit të Federatës, Yelena Mizulina", ka thënë ai sipas "Vedomosti". Një grua që garon për president është një ëndërr e rrezikshme, sipas Kalachyov. "Gratë janë elektorati kryesor i Putinit", tha ai. Shkencëtar­i Aleksei Çesnakov tha për "Vedomosti" se një politikane elegante dhe seksi do të shtonte intriga në zgjedhje. "E çuditshme që në Rusi, një vend femëror, gratë nuk kanë ambicie për të marrë postet e larta", shtoi ai. Një kandidate për presidente do të "vidhte votat e të gjithëve", është shprehur analisti Mikhail Vinogradov. Ai shtoi se një grua feministe mundet të zbusë disi lodhjen dhe irritimin e votuesve ndaj të njëjtave fytyra që marrin pjesë në zgjedhje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania