Panorama (Albania)

"S’dua lojë me topa të gjatë, do të ndryshojmë me Maqedoninë"

-

Trajneri i Kombëtares së futbollit, Kristian Panuçi, ka pranuar pas ndeshjes se Shqipëria kishte pasur vështirësi në ndeshjen e tij të parë në drejtim. "Lojtarët u treguan seriozë dhe të përqendrua­r. Ne nuk e patëm të lehtë, sepse vuajtëm ta gjenim golin dhe kjo na tensionoi disi. Megjithatë, skuadra u tregua e zonja dhe jam i kënaqur për rezultatin. Morëm atë që deshëm. Unë kam dëshirë që skuadra të luajë mirë futboll dhe nuk më pëlqen loja me topa të gjatë. Nuk kam dëshirë të luajë në atë formë. Kundër Maqedonisë do të ndryshojë diçka. Të shohim se çfarë do të ndryshojmë, por tani duhet të shijojmë këtë fitore", tha trajneri menjëherë pas ndeshjes në RTSH.

Ndërkohë, për rrjetin "Supersport" ai analizoi gjithashtu:

Për fitoren ndaj Lihtenshte­jnit...

"Jam i lumtur për djemtë se kanë bërë një ndeshje të mirë, nuk ishte e thjeshtë, se ata mbroheshin me 10 vetë. Pas tri ditësh vjen një ndeshje tjetër, Lihtenshte­jni thuajse kaloi".

Për dilemat rreth formacioni­t deri në momentin e fundit...

"Do të jetë gjithmonë kështu, do t'u them lojtarëve 2 orë para ndeshjes. Nuk kam dyshime, por do t'ua them lojtarëve e pastaj të tjerëve".

Për sfidën me Maqedoninë...

"Pa dyshim shkojmë të lumtur për fitoren, duke e ditur se është një ndeshje e vështirë dhe duhet të hedhim në fushë të gjitha cilësitë".

Për mungesën e Cikalleshi­t dhe problemet me sulmuesit...

"Flas për lojtarët që kam këtu".

Sa për qind e ndërron trajneri fytyrën e ekipit...

"E vështirë se kam një skuadër që e kam për 10 ditë dhe pastaj e lë. Dua ta stërvit çdo ditë. Si në film që duhen burrat e bukur dhe gratë e bukura, unë vë çfarë kam në fushë".

Për atë që u ka thënë lojtarëve në pushim të ndeshjes...

"Kemi bërë disa lëvizje të gabuara dhe nuk krijonim lëvizje. U kërkova disa lojtarëve që të bënin lëvizje të ndryshme dhe arritëm menjëherë të bënim gol".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania