Panorama (Albania)

VENTURA: SPANJOLLËT NUK JANË NJERËZORË...

-

Për të "hyrë" në Rusi dhe për të qenë protagonis­te në Botërorin 2018, Italia duhet të provojë nga dera e "emergjencë­s", sepse nga dera kryesore meriton të kalojë Spanja, gjithmonë nëse nuk ndodh një çmenduri në Grupin G, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Gjithsesi, është më e lehtë që të gjesh arinj polarë në Madrid, sesa faktin që Spanja të lëshojë kreun... Skuadrës së Venturës i mbetet vetëm kjo alternativ­ë e dytë, sepse disfata 3- 0 e pësuar në "Santiago Bernabeu" dhe 4- 2- 4 e tij nuk lanë asnjë shenjë mbrëmjen e djeshme, përveçse asaj të turpërimit, me të cilën ata u larguan nga stadiumi i Realit.

SUPER ISKO

Në ndeshjen që duhej të tregohej e qetë dhe e matur, Italia është shumë nervoze dhe këtë e tregon që në fillim, pasi kalojnë më pak se katër minuta dhe Verrati ndëshkohet me të verdhë, ndërsa Spanja nis që në fillim që të xhirojë topin me elegancë, klas dhe në minutën e tetë jep sinjalin e parë me Ramosin, por goditja e tij e dënimit është mbi traversë. Gjithsesi, në tentativën e dytë pranë portës, Isko tregohet një "snajper" i vërtetë: goditja e dytë e dënimit në hyrje të zonës përfundon në rrjetë, por edhe Mbrëmje për t'u harruar në Madrid. Pasi mori tri "shuplaka" nga Spanja dhe me gjasë do të detyrohet të kualifikoh­et për në Botëror përmes "play off"- it, trajneri Xhan Piero Ventura ka komentuar sfidën përpara se të linte fushën e "Santiago Bernabeu"- t. "Në përgjithës­i u pa diferenca e kualitetit mes dy formacione­ve. Mirëpo, duhet të pranoj që shumë gjëra ia dhuruam ne Spanjës, duke bërë shumë gabime. Pësuam dy gola që mund të shmangeshi­n, një me faull dhe tjetrin me goditjen e parë që morëm në portë. Mëkat që ndodhi kështu. Portieri i tyre De Gea bëri tri pritje të rëndësishm­e. Ndeshja mund të ishte hapur", tha fillimisht trajneri i Kombëtares italiane. Bufon ka përgjegjës­itë e veta, pasi hidhet me vonesë. Italia kërkon të reagojë, por e bën në mënyrën e gabuar, me krosime nga mbrojtja dhe nga krahët, me Bonuçin e me Kandrevën, por topat e tyre nuk kontrolloh­en siç duhet nga Beloti dhe Imobile. E vetmja tentativë e vërtetë e Italisë vjen në minutën e 22- të, një goditje me kokë në zonë e Belotit që bllokohet nga De Gea, por më pas ka vetëm spektakël spanjoll, me Iskon që konfirmon cilësitë e tij fenomenale. Dhe pikërisht mesfushori i Realit të Madridit hipotekon fitoren që në pjesën e parë, teksa ftohet nga Iniesta në qendër dhe nga 20 metra lëshon një të majtë diago- nale, e cila përfundon në rrjetë. Bufon mposhtet për të dytën herë, ndërsa Italia e kupton se tashmë duhet të mendojë për "play off"- et.

MORATA MBAN PREMTIMIN

Në pjesën e dytë, me të drejtë Italia vendoset të hidhet në sulm, por sërish nuk çan dot nga qendra, por loja e saj nga krahët sjell fare pak probleme. Krosimet në drejtim të mbrojtjes vijnë rregullish­t në 15- 20 minutat e para dhe e vetmja drithërimë për De Gean është një goditje me të majtën e Insinjes. Spanja luan me qetësi, por edhe me zgjuarsi, sepse pret gabimin e Italisë për t'u lëshuar në kundërsulm, me Asension, që i shkon fare pranë golit të tretë, me topin që ndalet vetëm pak milimetra larg shtyllës. Më pas provon Silva, por devijon Darmian. Italia has vështirësi që të duket nga zona e De Geas, prandaj Kandreva provon nga larg, por topit përfundon në "parkingun" e stadiumit. Në minutën e 70- të, trajneri Ventura mundohet të ndryshojë gjërat në sulm, Eder dhe Bernardesk­i marrin vendin e Belotit dhe Kandrevës, ndërsa Lopetegui përgjigjet me Moratën në vend të Iniestës. Dhe zgjedhjen e duhur e bën trajneri spanjoll, pasi sulmuesit të Çelsit i mjaftojnë vetëm pesë minuta për të shënuar, për të mbajtur premtimin e bërë përpara ndeshjes (" Ëndërroj një gol ndaj Bufonit") dhe dërgon shifrat në 3- 0, të cilat blindojnë suksesin, falë Alvaros, i asistuar në zonën e vogël nga Ramosi, që u vesh në këtë kundërsulm në rolin e sulmuesit anësor. Madje, Morata shënon edhe golin e dytë, por kapet në pozicion jashtë loje. Përfundon me kaq, 3- 0 për Spanjën, e cila pret "biletën" direkte për në Botërorin e Rusisë së verës së ardhshme, ndërsa Italia del e turpëruar nga "Santiago Bernabeu".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania